Shi gjatë gjithë ditës sot në Kosovë

Gjatë ditës së diel parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 14 gradë Celsius.

“Parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të intensitetit mesatar deri të lartë. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet 7°C deri 10°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 11°C deri në 14°C. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.

Xhelal Sveçla: “Perhajr ju koft Kurti 3”

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pak më parë është futur në objektin e Kuvendit, ku nga ora 10:00 është paraparë të nisë seanca e jashtëzakonshme për qeverinë.

Ai është pyetur nga gazetarët nëse VV i ka siguruar votat për formimin e qeverisë.

“Për hair ju koftë Kurti 3”, tha ai duke qeshur.

E trishtë: Vdes i riu nga Podujeva

Në një aksident trafiku ka vdekur i riu nga Podujeva, Herolind Restelica.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët.

“ Ju njoftojm me dhimbje te thell të gjithëve, familjarve, miqeve dhe dashamirëve se sot me datë 25-10-2025, pas një aksidenit ndrroj jetë nipi  jonë  Herolind  Musaj  Restelica”, thuhet në njoftimin e familjes.

Familja thotë se për ceremoninë e varrimit do të njoftojnë me kohë.

Rritet çmimi i druve

Qytetarët po ballafaqohen me rritje të çmimeve, një prej tyre është edhe ajo për dru. Teksa po hyjmë në muajt e dimrit, një metër dru në Prishtinë po varion nga 60 deri në 70 euro.Këto shifra i kanë bërë të ditur tregtarët e drunjve për Ekonomia Online prapa kamerave.

Ky çmim është më i lartë sesa vitin paraprak, ku një metër dru ka kushtuar 50, 55 apo edhe 60 euro.

Ndërsa në 2023 ishte shënuar rekord i çmimit të druve, kjo për shkak të mungesës që ishte paralajmëruar për energjinë elektrike. Nga korriku e deri në fund të 2023 një metër dru kushtonte 70 euro.

Ariana Musliu Shoshi i vdes familjari

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka humbur personin e afër.

Përmes rrjeteve sociale, ajo e trishtuar ka ndarë lajmin se ka ndërruar jetë daja i saj.

Musliu Shoshi ka thënë se ai ka lënë pas gjurmë të pashlyeshme në jetët e shumë njerëzve, duke shëruar e ndihmuar me përkushtim e zemër të madhe.

”Sot humba njeriun që gjithmonë më ka mbështetur, më ka këshilluar dhe më ka dashur pa masë dajën tim, dr. Zenel Dobrani. Ai la pas një gjurmë të pashlyeshme në jetët e shumë njerëzve, duke shëruar e ndihmuar me përkushtim e zemër të madhe. Do të mungosh shumë, dajë. U prehtë shpirti yt në paqe.” ka shkruar deputetja.

 

 

Postimi:

 

I paftyrë, Matoshi shpërthen ndaj Tahirit: S’u dashtë me i publiku screenshoots me Abdixhikun!

Komentatori politik në emisionin “Politiko” ka komentuar publikimin e mesazheve nga Xhafer Tahiri.

Ai ka thënë se Tahiri nuk është dashtë me i publiku mesazhet me Lumir Abdixhikun.

 

“Publikimi i mesazheve nga ana e Xhafer Tahirit është tradhëti politike, ky veprim është cenim i privatësisë, një njeri që i publikon bisedat private ai është i pafytyrë”, tha ai në Kanal10, transmeton Periskopi.

 

E dhimbshme: Vdes ish-basketbollisti i njohur kosovar

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-basketbollistit të njohur, Arben Fondaj.

Në telegramin zyrtar të ngushëllimit, Federata vlerëson kontributin e Fondajt si sportist, drejtues dhe njeri i përkushtuar ndaj basketbollit dhe komunitetit.

“Arbenin do ta kujtojmë me mall dhe do ta kujtojmë përgjithmonë. Ai do të mbetet gjithmonë në zemrat tona”, thuhet në mesazhin e FBK-së.

Fondaj ishte pjesë e klubit Ylli dhe lojtar në Superligën e Kosovës në vitet e para pas luftës. Më vonë, ai shërbeu si drejtor i klubit therandas dhe anëtar i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës në periudhën 2013–2016, kohë kur FBK u pranua në organizatën ndërkombëtare FIBA.

Përveç angazhimit sportiv, ai njihej si biznesmen i suksesshëm dhe familjar i përkushtuar.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, në emër të Federatës dhe të gjithë komunitetit të basketbollit, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Fondaj, duke theksuar se kontributi i Arbenit do të mbetet i paharruar në historinë e basketbollit kosovar.