div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-4 date-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Lushtaku: Koalicioni me LVV-në i pamundshëm, episodi i Qeverisë Kurti ka përfunduar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se një koalicion parazgjedhor mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje është i pamundshëm, edhe nëse kryeministri në detyrë Albin Kurti e ndryshon qasjen gjatë fushatës.

Duke folur në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, Lushtaku është shprehur i bindur se mandati i Qeverisë Kurti ka përfunduar me këto katër vite.

“Unë besoj që episodi i Qeverisë Kurti ka përfunduar me këtë mandat dhe çdo skenar me Vetëvendosjen është i pamundshëm në zgjedhjet e ardhshme dhe në koalicionet që mund të imagjinohen. Do të luftoj kundër çdo koalicioni të ardhshëm me Vetëvendosjen, sepse ata e kanë treguar më së miri fytyrën e vet kur e kanë marrë pushtetin, duke nënçmuar çdo vlerë të kësaj shoqërie, përfshirë UÇK-në. Kjo e bën të pamundur që ne të kemi një koalicion me VV-në”, ka deklaruar Lushtaku.

Sipas tij, kryeministri në detyrë, Kurti ka kërkuar gjithmonë nënshtrim e jo partneritet nga partitë tjera politike.

“Albin Kurti kurrë nuk ka kërkuar partneritet, por nënshtrim me të gjitha partitë. Ne këtë qasje autoritare nuk e përballojmë. Ne kemi luftuar me mjete të tjera para çlirimit, por tani do të luftojmë në mënyrë demokratike, me fjalën dhe veprimin për ta ndryshuar këtë gjendje dhe për t’i kthyer dinjitetin Kosovës. Pavarësisht nëse je fitues i garës, qoftë edhe me 1%, ke përgjegjësi më të madhe për formimin e institucioneve, e jo të sillesh si autoritar e fyes”, ka shtuar Lushtaku.

“Rugova po e shikon ftohtë nga fotografia”, Haxhi Avdyli komenton koalicion PDK-LDK në Prizren

Koalicionin PDK-LDK në Prizren, deputeti i ‘Guxo’ Haxhi Avdyli e ka interpretuar në mënyrën e tij, duke thënë se presidenti Rugova “sikur po shikon me habi çka po nënshkruhet”, bazuar në fotografinë e ndodhur në sfond të presidentit Rugova.

Avdyli parashikon se “shikimi tij i ftohtë nga foto veq një mesazh e ka: Si është mundur që ata që udheheqin tani LDK-në të kenë rënë kaq poshtë. Ku mbetën idealet që dikur kishim ne themelltarët”, ka shkruar Avdyli duke komentuar foton e Rugovës.

Postimi i plotë:

Dorëzohet në Gjykatë padia ndaj Qeverisë Kurti në detyrë

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Çështje Administrative padinë për anulimin e vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës, nr. 02/273, të datës 31.10.2025, për miratimin e projektligjit mbi ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Së bashku me padinë, AVONET ka propozuar edhe vendosjen e një mase të përkohshme të sigurisë, me qëllim që të pezullohet ekzekutimi i vendimit të Qeverisë në detyrë deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata.

Ky propozim është ngritur në bazë të nenit 99 dhe 100 të Ligjit për Konfliktet Administrative, duke u arsyetuar se zbatimi i vendimit do të shkaktonte dëme të rënda dhe të pariparueshme ndaj rendit kushtetues, ligjshmërisë dhe interesit publik të Republikës së Kosovës

Në padinë e dorëzuar, AVONET thekson se Qeveria në detyrë me rastin e miratimit të vednimit në fjalë ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, konkretisht me nenin 72, si dhe me nenet 28, 29 dhe 31 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, të cilat kufizojnë veprimtarinë e një qeverie që ushtron funksionet vetëm për çështje të domosdoshme administrative dhe jo të miratoj projektligje. Sipas analizës ligjore të AVONET, miratimi i projektligjit për ndarjet buxhetore përbën një akt me karakter administrativ dhe politik, i cili tejkalon kompetencat e një qeverie në detyrë. Për më tepër, theksohet se Kryeministri dhe disa ministra të kabinetit qeveritar tashmë janë në funksionin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, çka përbën shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve dhe ndalimit të ushtrimit të dy funksioneve publike njëkohësisht.

Përmes kësaj padie, AVONET kërkon nga Gjykata që të anulojë vendimin e Qeverisë në detyrë si të paligjshëm dhe antikushtetues, si dhe të pezullojë efektet e tij deri në vendimin përfundimtar, duke garantuar respektimin e Kushtetutës, ligjit dhe parimit të shtetit të së drejtës.

PDK, LDK dhe AAK bashkojnë forcat edhe në këtë komunë kundër Vetëvendosjes

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do nënshkruaj marrëveshjen e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, mëson ekskluzivisht “Mitropol”.

Qazim Nimani me strukturat e partisë do e mbështes Arian Tahirin për kryetar të Mitrovicës në garën e balotazhit më 9 nëntor, karshi Faton Pecit të LVV-Guxo.

Marrëveshja e koalicionit siç ka mësuar Mitropol do nënshkruhet në ora 13:00.

Kujtojmë se PDK nënshkroi dje edhe me LDK-në në Mitrovicë. Përveç tyre, Tahirin po e mbështet edhe AKR, dhe KDTP.

Rrahen katër persona në Podujevë, bëhen për spital

Një rrahje mes katër personave ka ndodhur në Lupç të Epërm të Podujevës.

Policia ka bërë të ditur se katër personat e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor.

Në njoftimin e policisë gjithashtu thuhet se të dyshuarit janë arrestuar.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë rrahur në mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore”.

“Lidhur me rastin të dyshuarit e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre ka vazhduar me trajtim të mëtejm mjekësor nën mbikëqyrjen e njësive policore”, thuhet në njoftim.

Bajrami: Problemin me Listën Serbe e kanë ata që janë koordinuar me Radojiçiqin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë se aspak nuk e ka problem Listen Serbe, por atë e kanë problem kanë ata që janë koordinuar ditë e natë, fshehurazi dhe kanë bërë pazare me Radojiçiqin.

Bajrami në një reagim në Facebook, thotë se asnjëherë nuk ka komunikuar me asnjë anëtar të Listës Serbe.

“Kurrë në jetë nuk kam koordinuar punët e shtetit, pagat e veteranëve me Listën Serbey Kurrë në jetë nuk kam folur me Radojiçiqin. Prandaj, nuk e kam hiq problem Listën Serbe. Problem Listën Serbe e kanë ata që janë koordinuar ditë e natë, fshehurazi dhe kanë bërë pazare me Radojiçiqin”, tha ajo.

Sipas saj, Lista Serbe duhet t’iu nënshtrohet rregullativës ligjore.

 

 

“Me këtë çështje duhet të merret edhe Qeveria e ardhshme e Republikës. Për Listen Serbe është dashur të kishte vendim nga shefi i Mimoza Kusarit, z.Albin Kurti! E dyta, kërkoj falje që iu referova sonte në Debat Plus gabimisht ambalazhuesve të ujit. Hajna janë qeveritarët dhe ata që po ndiqen nga drejtësia për korrupsion, e që kanë bërë faljen e borxheve. Ata duhet të përfundojnë në burg.  Ata që kanë dëmtuar shtetin dhe kanë falur borxhet janë qeveritarët, në krye me deputetin Albin Kurti, si dhe ata që janë në procedura gjyqësore për korrupsion e keqpërdorim të detyrës”, thotë më tej.

Ky është 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “UÇK” në Rahovec, ku humbi jetën 22-vjeçari Muhamed Kabashi. Ai u përplas për vdekje me motoçikletën që drejtonte, pasi shoferi i një veture Volkswagen Golf dyshohet se i mori përparësinë në kthesë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në Spitalin Rajonal të Gjakovës, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, shoferi i veturës, A. D rreth 27-vjeçar, është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Bleros i fejohet “ishi”

Pas një periudhe të gjatë pa shumë zhvillime në jetën e saj personale, Afrona Dika ka befasuar ndjekësit me një lajm të bukur. Bukuroshja shqiptare, e njohur për elegancën dhe diskrecionin e saj, është fejuar, sipas burimeve pranë Prive by Liberta Spahiu.

Në fotografinë e fundit të ndarë në rrjete sociale, Afrona shihet me një unazë përrallore në gisht, detaj që ka ndezur menjëherë aludimet për ndryshimin e statusit të saj.

Sipas burimeve, fejesa ka ndodhur së fundmi, por Afrona ka zgjedhur ta mbajë këtë pjesë të jetës larg vëmendjes publike. Ende nuk dihet nëse ajo do ta ndajë lajmin zyrtarisht me ndjekësit në një moment tjetër, megjithatë miqtë e saj tregojnë se ajo është lumturisht e përmbushur në aspektin personal.

Përveç lajmit të fejesës, Afrona pritet të rikthehet së shpejti me episode të reja të podcastit të saj, i cili ka marrë vlerësime për intervistat unike dhe mënyrën e veçantë të komunikimit me të ftuarit.

Tragjike | Vdes një 22-vjeçar pas një aksidenti tragjik

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Rahovec, ku një i ri ka humbur jetën pas përplasjes mes një automjeti civil dhe një motoçiklete.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 2 nëntor 2025, rreth orës 20:20, në rrugën “UÇK” në Rahovec. Në këtë ngjarje janë përfshirë një veturë e tipit VW Golf 1J dhe një motoçikletë, ndërsa për pasojë ka humbur jetën 22-vjeçari M. K .

Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari A.D rreth 27-vjeçar po drejtonte veturën në rrugën nacionale Malishevë–Rahovec dhe, me të arritur përballë hipermarketit “ETC”, kishte bërë kthim majtas në mënyrë të pasigurt, duke marrë përparësinë e motoçikletës që po vinte nga drejtimi i kundërt.
Si pasojë, motoçikleta e drejtuar nga viktima është përplasur në krahun e djathtë të automjetit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe lëndime të rënda trupore te 22-vjeçarit.

Viktima është transportuar me urgjencë nga ekipi i QKMF-së Rahovec drejt Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ku për shkak të plagëve të marra nuk ka arritur të mbijetojë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar i spitalit.

Ndërkohë, i dyshuari A. D. është dërguar për trajtim në repartin e kirurgjisë, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke u zhvilluar nga njësitë e hetimeve të komunikacionit në koordinim me Prokurorinë Themelore.

Dimër i vështirë për qytetarët – faturat e energjisë rriten ndjeshëm

Eksperti i ekonomisë, Adem Qorrolli është deklaruar për “Front Online” ndaj rritjes së faturave të energjisë elektrike, duke thënë se shumë qytetarë po përballen me pagesa të fryra që arrijnë mesatarisht deri në 35 euro për anëtar të familjes.

“Faturat e fryra të energjisë në mesatare deri në 35 euro për anëtarë të familjes. Dhimbje për popullin, përgjegjësi për qeverinë. Qytetarët po përballen me një situatë të padurueshme: faturat e energjisë janë fryrë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa dimri afrohet dhe shumë familje nuk kanë mundësi të ngrohen si duhet”, thotë Qorrolli.

Ai ka theksuar se situata është bërë e padurueshme për shumë familje, me inflacionin e lartë që ka prekur ekonominë familjare.

 

 

“Inflacioni i lartë, çmimet e larta dhe mungesa e buxhetit e bëjnë këtë dimër edhe më të vështirë për njerëzit që jetojnë me të ardhura të pakta”, shprehet ai.

Sipas Qorrollit, qeveria ka dështuar të mbrojë qytetarët dhe të planifikojë në kohë, duke e quajtur këtë “një pasqyrë të krizës së thellë të qeverisjes”.

“Qeveria që duhet të jetë mbrojtëse dhe planifikuese është e dobët, e paaftë dhe shpesh e fokusuar vetëm tek karriget dhe interesat e veta. Është e qartë se populli po paguan pasojat e paaftësisë dhe neglizhencës së qeverisë, institucionet nuk ofrojnë asgjë për të lehtësuar barrën. Populli nuk mund të mbetet peng i paaftësisë dhe interesave private të atyre që qeverisin”, ka deklaruar ai.