div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-4 date-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Arrestohet i dyshuari për krimin e dyfishtë në Golluboc

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

 

 

Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Sot do të varroset 25-vjeçarja nga Gjakova që vdiq tragjikisht

Të premten e 7 nëntorit varroset Daorsa Spahija, 25-vjeçarja nga Gjakova që vdiq mbrëmë në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Këtë e kanë bërë të ditur familjaret e së ndjerës, derisa njoftuan se varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës me fillim nga ora 14:00, transmeton Klankosova.tv.

25-vjeçarja ishte studente e nivelit master në Tetovë, derisa ende mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes së saj.

Prokuroria Themelore në Tetovë ka njoftuar se janë intensifikuar hetimet dhe do të ndërmerren të gjitha masat deri në zbardhjen e plotë të rastit, ku shtuan se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale.

Nga ana tjetër, gazetarja Liridona Vejseli ka thënë se viktima kishte pasur vazhdimisht presion fizik dhe psikik nga i dashuri i saj.

Deputeti i VV-së: PDK e LDK gati i kanë bashkuar zyrat, Limajn e kanë bërë zëdhënës

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami ka thënë se propozimi i Glauk Konjufcës për kryeministër, ka qenë kompromis që e kanë bërë për formimin e një qeverie deri në pranverë dhe për ta votuar buxhetin e vitin 2026.

Ai ka thënë se ata kanë mundur të mos japin emrin e dytë dhe vendi të shkojë në zgjedhje, që sipas tij në këtë kohë ku siç ka thënë ai PDK e LDK vet “gati sa nuk i kanë bashkuar zyrat”, LVV-së i konvenojnë zgjedhjet

“Përtej secilës parti politike Glauk Konjufca, është më unifikuesi dhe propozimi është i thjesht, kjo është një solucion deri në zgjedhjet e radhës që vijnë për shkak të presidentit. Tregon një karakter tepër altruist të Albin Kurtit. Kemi mundur të mos dërgojmë mandatar tjetër dhe vendi të shkojë në zgjedhje dhe të rrezikohej buxheti 2026. Ne kemi dhënë këtë si opsion i cili është i dhimbshëm për neve, për shkak se në këtë pozicion ku PDK –ja e LDK-ja gati sa nuk i kanë bashkuar zyrat, për neve është e favorshme për me shkua në zgjedhje. Kurrë nuk ka qenë më e qartë për popullin që PDK-ja e LDK-janë të njëjtë”, ka thënë Bajrami në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ai ka thënë se opozita nuk është pa përgjegjësi për situatën aktuale, pasi sipas tij janë barrikaduar dhe kanë krijuar zëdhënsin e ri, Fatmir Limajn.

Opozita janë barrikaduar edhe e kanë krijuar edhe zëdhënësin e tyre, Fatmir Limajn që po thotë tash se opozita duhet me shkua krejt bashkë në zgjedhje. Na po lutemi që ata me shku krejt bashkë,qysh u kanë ajo shprehje e Glauk Konjufcës, ‘për dore ata krejt bashkë i mundim të gjithë’”, ka thënë Bajrami.