div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Reece James taIIej me serbët, për këtë veprim të tij po flasin të gjithë në rrjetet sociale

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore 2:0 ndaj Serbisë në kualifikim për Kupën e Botës 2026, duke ia shuar shpresat kësaj të fundit.

Një veprim i Reece James është bërë viral në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline

Mbrojtësi i Chelseat luajti gjithë ndeshjen dhe ishte një prej më të mirëve në fushë. Gjatë ndeshjes, James bëri një pasim me stil dhe ishte një aksion fantastik, por për fat të keq nuk përfundoi në gol.

Reece James u vlerësua me notën 7.2 në faqen e “Flashscore”. Pas ndeshjes, trajneri Thomas Tuchel u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e mbrojtësit të “bluve”

“Jam i lumtur me paraqitjen e tij. Edhe më i lumtur jam që ai nuk është më pronë e lëndimeve…”, u shpreh Tuchel.

“Ku është babai im…”, vëllai i Burim Havollit rrëfen momente të rënda pas vdekjes tragjike të tij
41-vjeçari, Burim Havolli, me prejardhje nga Llapi, vdiq tragjikisht më 12 nëntor në Bruklin, pasi u përpoq ta ndalonte një vjedhje në ndërtesën ku ai e mbikëqyrte.

Havolli kishte pësuar trauma të rënda në kokë, dhe vdiq në urgjencën ë Spitalit të Qarkut Kings, shkruan CBS News, transmeton Klankosova.tv.

Për vdekjen e tij, kanë folur familjarët e viktimës.

“Ai e donte këtë vend”                             

Blerim Havolli, vëllai i viktimës, po qante ndërsa fliste për mënyrën se si të dy i mbijetuan luftës së Kosovës në vitin 1999 dhe ikën në Amerikë për një jetë më të mirë.

“Ai e donte këtë vend. Ky vend na ndihmoi shumë”, tha Blerim Havolli.

“Nuk ka fjalë që mund ta shpjegojnë. Kjo është e trishtueshme. Ai la pas tre [fëmijë] dhe ishte vetëm 41 vjeç”, tha nga ana tjetër Petrit Havolli, një kushëri.

Vëllai, Blerimi, tha se familja po e përballon rëndë vdekjen e Burimit.

“Nuk është e lehtë të rritësh tre fëmijë… 2 vjeç dhe djali vazhdon të pyesë se çfarë po ndodh, pse ka kaq shumë njerëz këtu. ‘Ku është babai im? Telefonojeni, telefonojeni’”, shtoi Blerim Havolli.

“[Ai ishte] shumë i kujdesshëm, gjithmonë aty për të gjithë qiramarrësit e tij, shumë punëtor”, tha banori Alexis Potter.

Në kujtim të Burim Havollit, holli i ndërtesës së tij ishte ndriçuar me qirinj dhe zbukuruar me lule, dhe ishte vendosur një tabelë ku shkruhej: “Me mirënjohje për gjithçka që bëtë dhe me pikëllim për humbjen tuaj”.

Vjedhja e pakove në ndërtesë, një “problem i vazhdueshëm”, thotë qiramarrësi

Një qiramarrës foli gjithashtu me lavde për Burim Havollin dhe i tha CBS Neës New York se vjedhja e pakove është një problem në ndërtesë, duke shtuar se madje është vendosur një tabelë për të paralajmëruar njerëzit për këtë.

“Ai ishte si personi kryesor ku shkoje. Diçka nuk funksionon, po e telefonon. Ai ishte thjesht shumë i sjellshëm dhe i kujdesshëm”, tha qiramarrësi Alexis Charles.

“Ai ishte jashtëzakonisht profesional. Çdo gjë që duhej bërë, ai e bëri”, tha Jeff Fisher. “Ky është një problem i vazhdueshëm në këtë ndërtesë, kështu që kjo të ndodhë, është vërtet një tragjedi”.

“Kam parë një rritje të krimit, njerëz që vjedhin pako, njerëz [të inkurajuar] dhe nuk u intereson”, tha Gail Seton, pronari i ndërtesës ngjitur.

“Ai vdiq duke mbrojtur ndërtesën, duke mbrojtur pakot e qiramarrësve”, tha Blerim Havolli.

Johnny Garcia punoi në ndërtesë së bashku me Burim Havollin për 17 vjet dhe tha se e konsideronte atë vëlla.

“Ne ishim bashkë çdo ditë”, tha Garcia. “Nuk ka fjalë për këtë që ndodhi”.

Familja e viktimës tha se planifikojnë të marrin eshtrat e tij në vendlindjen e tij, në Kosovë, ku dhe do të varroset.

Konventa për zgjedhjen e kryetarit u paralajmërua për të hënën – Enver Hoxhaj del me një kërkesë të pa pritur
Një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar zyrtarisht nga Kryesia e PDK-së që Konventa për zgjedhjen e kryetarit të partisë të shtyhet.

Hoxhaj thekson se një parti serioze nuk mund të mbajë një konventë politike dhe përmbajtësore në një kohë kaq të shkurtër, duke nënvizuar se shtyrja e saj deri të dielën e ardhshme do t’i mundësonte anëtarësisë dhe delegatëve të njihen më mirë me kandidaturat dhe platformat e tyre.

Ai ka deklaruar se ngutia në proces nuk garanton garë cilësore, reformim dhe unitet, ndërsa shton se një garë e hapur, me më shumë se një kandidaturë, është thelbësore për zhvillimin e partisë dhe pasurimin e platformave.

“Dorëheqja e kryetarit, e shoqëruar me preferenca për pasuesin, krijon përshtypjen e skemave të sajuara e të paragjykuara, të cilat nuk e çojnë partinë përpara”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ka bërë të qartë se është kundër çdo imponimi dhe çdo formule që shpërfill bazën dhe delegatët, duke kërkuar një drejtim dhe vizion të ri për PDK-në, jo vetëm ndryshim rolesh.

PDK-ja, sipas Hoxhajt, ka nevojë për një proces zgjedhor të hapur, transparent dhe të drejtë, që garanton pjesëmarrjen e plotë të anëtarësisë dhe zhvillimin e një gare cilësore për drejtimin e ardhshëm të partisë.

 

Fatmir Limaj: Duhet të mblidhen dy apo tre grupime të fuqishme opozitare për ta bërë ndryshimin

Analisti politik, Fidan Rama në “Adresa” parashtroi një pyetje për kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn ku i tha se a besoni se një grup i bashkuar siç edhe e kishte sqaruar vetë Limaj, mund t’i bënte ballë Albin Kurtit dhe t’a mposhtë në një të ardhme të afërt.

Limaj tha se kandidatura serioze me një infrastrukturë serioze të dy kampeve të mëdhaja, mund të futen në garë për vendin e parë.

“Unë besoj që, kandidatura serioze me një infrastrukturë serioze të dy kampeve të mëdhaja, seriozisht mund të futen në garë për vendin e parë, dhe unë besoj fort, jo opozitarizmin e fortë po seriozisht jam i bindur që ai kandidat do të jetë kryeministër i Kosovës. Me pas garë përnime, me pasë alternativë përnime, e me pas një ekip të komponuar mirë, e një ekip që ka tjetër objektiv, me fitu votën, e mu pa si alternativë serioze e jo thjeshtë sa për dekor edhe me ba garën e të tretit e të dytit siç ka ndodh në të kaluarën, ” shtoi tutje Limaj.

Edhe Demhasaj shtori pyetje për Limajn ku tha se a e kishte fjalën që të gjitha partitë opozitare të bëhen bashkë.

Limaj tha se të gjitha partitë bashkë nuuk bën kurgjë hiq.

“Jo jo, të gjitha partitë bashkë s’bën kurgjë hiq. Unë mendoj se duhet me u bë dy-tri pole, minimum tri grupime të fuqishme që e maksimalizon votën opozitare”, shtoi tutje Limaj.

Adriana Matoshi reagon pas kërcënimit me padi nga Mergim Lushtaku

Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke u shprehur se është kërcënuar me padi nga Mergim Lushtaku.

Kjo situatë ka lindur pas komenteve të saj mbi blerjen dhe shitjen e një toke nga Samia, një veprim që ka ngritur shumë pikëpyetje mbi transparencën dhe etikën në politikë.

Në postimin e saj, Matoshi thekson se nuk ka marrë asnjë përfitim nga ky transaksion dhe se është e gatshme të përballet me çdo akuzë.

Ajo shprehet se, nëse ka ndodhur ndonjë shkelje, duhet të paditet ai që e ka realizuar shitjen, jo ajo që ka shprehur mendimin e saj.

“Nëse e ka shitë ma shtrenjtë, padite babën ton, jo mu, se unë asni cent s’e kam marrë prej ati pazari,” shkroi Matoshi, duke theksuar se ajo vetëm ka përcjellë bisedat që ka dëgjuar për çmimin e tokës.

Kjo deklaratë e saj ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.

 

A do të bashkohet me PDK-në për zgjedhjet nacionale? – Përgjigjet Fatmir Limaj
Në “Adresa”, moderatori i emisionit Arben Ahmeti telefonoi live kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn duke i kërkuar përgjigjje për pyetjet dhe paqartësitë e panelistëve për bashkimin e tij me Partinë Demokratike të Kosovës. 

Limaj tha se po shihen zhvillimet që po ndodhin dhe se nuk ka ndonjë temë rreth kësaj për t’u diskutuar rreth kësaj.

“Ne i kemi përcjellë zhvillimet dje dhe sot, janë zhvillime brenda atij subjekti politik e brenda përbrenda tyre, e  mua nuk më takon me komentuar e as me dhënë një opinion të veçantë sepse janë zhvillime tërësisht sovrane brenda një subjekti politik,” shtoi tutje Limaj.

“Qëndrimi jonë është i qartë, mendoj që një subjekt politik që shpreson të ketë një qeverisje ndryshe dhe alternative, ose një kandidat, do të duhej që jo vetëm dëshirën për të ndryshuar qeverisjen, por duhet  dhënë veprime konkrete serioze, për tu pa si alternativë serioze dhe kandidaturë serioze përballë partisë së parë, për të pasur një garë të fortë, një mundësi për qytetarët e Kosovës, përmes atyre dy alternativave të forta me zgjedh.  Unë besoj që në këtë rast, subjektet e mëdha e kanë infrastrukturën, mundësinë për të ndërtuar, jo bashkë të jemi të qartë, por njëra nga to të ndërtojnë një kësi lloj alternative serioze për të garuar dhe me fillu e me garu me tentu me qenë e para,” shtoi tutje Limaj.

Deklarata e plotë e Limajt:

Tragjedi në Bruklin të New Yorkut: Vritet kosovari teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje
Mbikëqyrësi i një pallati apartamentesh në Bruklin të New Yorkut, u vra pasi u përpoq të luftonte me dikë që po vidhte pako në hollin e ndërtesës.Viktima raportohet se është kosovar.

Policia u thirr në lidhje me një sulm brenda ndërtesës në Ocean Avenue në Flatbush menjëherë pas orës 8 të mëngjesit të së mërkurës. Oficerët që morën pjesë në ngjarje gjetën një burrë që kishte pësuar lëndime në kokë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings në gjendje kritike, raporton NBC.

Viktima, e identifikuar nga anëtarët e familjes si 41-vjeçari Burim Havolli, vdiq më vonë nga plagët e marra, tha policia.

Sipas fqinjëve, Havolli ishte mbikëqyrësi i ndërtesës dhe u sulmua ndërsa përpiqej të ndalonte një të dyshuar që të vidhte pako nga holli.

Sherri që çoi në vdekjen e Havollit shqetësoi ata që jetonin në lagje, të cilët thonë se zona po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Ndërkohë, familja e viktimës u trondit që i dashuri i tyre punëtor, i cili ishte i respektuar në ndërtesë dhe në lagje, u vra ndërsa bënte punën e tij.

Policia po heton motivin pas sulmit vdekjeprurës. Një person me interes po merrej në pyetje, por ende nuk nuk është ngritur aktakuzë.

Një hetim është duke vazhduar.