div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Zbulohen emrat e dy opinionisteve të “Big Brother VIP Kosova”

Për herë të parë në historinë e “Big Brother VIP Kosova” (BBVK), dy femra do të jenë pjesë e panelit si opinioniste.

Ky moment historik shënon një ndryshim të rëndësishëm në dinamikën e diskutimeve rreth ngjarjeve brenda shtëpisë.

Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi, dy emra të njohur në showbiz, do të sjellin një perspektivë të freskët dhe të fuqishme për audiencën, duke e pasuruar kështu përvojën e shikuesve.

Olta Gixhari, me një karrierë të pasur në aktrim dhe angazhime të shumta në projekte artistike, është e njohur për qasjen e saj kritike dhe analitike.

Ajo do të ofrojë mendime të thella mbi sjelljen e banorëve dhe dinamikën e lojës, duke e bërë çdo episod më interesant dhe tërheqës.

Ndërsa Leonora Jakupi, një figurë e njohur në muzikë, do të sjellë një dimension të ri në diskutimet.

Ajo është e njohur për influencën e saj të madhe dhe për mënyrën se si arrin të lidhet me audiencën, duke e bërë atë një opinioniste të shkëlqyer për këtë format televiziv.

Lajmi ekskluziv është zbuluar nga gazetari Olti Curri, i cili ka ndarë informacionin përmes një videoje në Instagram.

Kjo ka shkaktuar një valë diskutimesh dhe spekulimesh në rrjetet sociale, duke e bërë këtë lajm një nga më të komentuarit në ditët e fundit.

Me këtë përbërje të re në panel, BBVK po synon të rrisë angazhimin e shikuesve dhe të ofrojë një përvojë më të pasur dhe më të larmishme.

Opinionet e Olta Gixharit dhe Leonora Jakupit pritet të jenë të drejta, por gjithashtu të ngarkuara me emocione dhe pasion.

Ky format i ri do të ofrojë mundësi për një analizë më të thellë mbi sjelljen e banorëve dhe situatat që krijohen brenda shtëpisë.

Të dyja opinionistet do të kenë mundësinë të shprehin mendimet e tyre pa ndonjë kufizim, duke e bërë këtë një eksperiencë unike për audiencën.

Me këtë ndryshim, BBVK po tregon se është e gatshme të adaptohet dhe të sjellë freski në formatin e saj.

A do të arrijnë Olta dhe Leonora të krijojnë një atmosferë të re dhe tërheqëse për shikuesit? Vetëm koha do ta tregojë, por një gjë është e sigurt: emocionet do të jenë të pranishme.

Asllaniiiii! Kosova e pandalshme

6′ Kosova po avancon. Mërgim Vojvoda gjen Fisnik Asllanin dhe ky i fundit mposht portierin Jan Oblak.

Ndeshja midis Sllovenisë dhe Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës ka nisur.

Dardanëve iu duhet vetëm një pikë për të siguruar për herë të parë në histori Playoff-in.

Mirëpo, ata po e ëndërrojnë edhe vendin e parë, për të cilin kanë gjasa teorikisht.

Afati po mbaron: SHBA i jep Vuçiqit ultimatum
Kompanitë ruse Gazprom Neft dhe Gazprom, të cilat kanë 56 për qind të aksioneve në rafinerinë e naftës në Serbi, i kanë dërguar kërkesë Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja të Departamentit të Thesarit amerikan, duke shprehur gatishmërinë për të transferuar kontrollin e kompanisë te pala e tretë.

Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja vendosi sanksione ndaj sektorit rus të naftës, përfshirë Gazprom, në janar, por ato u shtynë disa herë për kopmaninç e naftës shtetërore të Serbisë NIS dhe më në fund hynë në fuqi më 9 tetor.

Departamenti i Thesarit i ka dhënë NIS tre muaj që pronarët e saj të gjejnë një blerës, tha ministrja e Energjisë Dubravka Handanoviq për LiveTV.

Kompania dhe rafineria e saj e naftës nuk do të lejohen të operojnë ndërkohë.

“Është marrë miratimi për negociatat e pronësisë deri më 13 shkurt”, tha ministrja.

Bankat kanë ndaluar përpunimin e pagesave të NIS, dhe tubacioni JANAF i Kroacisë ka ndaluar furnizimet me naftë bruto.

Zyrtarët besojnë se rafineria mund të funksionojë vetëm deri më 25 nëntor pa furnizime të reja të naftës bruto. SHBA dëshiron që pronarët rusë të largohen plotësisht nga kompania. Beogradi gjithashtu mund të përpiqet të marrë përsipër NIS, tha ministrja.

ajo, duke shtuar se qeveria do të diskutojë një zgjidhje të mundshme në një seancë të dielën.

Gazprom Neft i Rusisë zotëron 44.9 për qind, ndërsa Gazprom 11.3 për qind të NIS. Qeveria serbe zotëron 29.9 për qind, dhe pjesa tjetër është në pronësi të aksionarëve të vegjël dhe punonjësve.

Ministrja Handanoviq shtoi se Uashingtoni dërgoi qartë një mesazh se nuk duhet të ketë bashkëpunëtorë të fshehur rusë, Gazprom ose qeverinë ruse pas pronësisë së re.

“Për herë të parë administrata amerikane e tha qartë, pa mëdyshje dhe shkroi se dëshiron një ndryshim të plotë të pronësisë së aksionarëve rusë, domethënë, të kërkojë daljen e pronësisë ruse nga kompania NIS”, shpjegoi ajo, raporton kp.

Qeveria e Serbisë do të mblidhet në një takim nesër në lidhje me këtë, pas së cilës do të ketë më shumë informacion mbi vendimet e mundshme.

Sherr i ashpër mes moderatoreve të njohura, situata degradon në përplasje fizike
Në emisionin e mëngjesit në Top Channel, treshja Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj dukej se shkonin mirë dhe nuk kishte qejfmbetje.

Enxhi, një këngëtare e talentuar, e cila njihej për notat e ironisë dhe Neada një zbulim i Ledion Liços, dukej se shkonin shumë mirë me njëra-tjetrën.

Por duket se kjo ka qenë një fasadë….ose gjërat mund të jenë përkeqësuar me kalimin e kohës.

Mediat në Shqipëri raportojnë mbi një sherr shumë të ashpër mes moderatoreve. Aq e rëndë ka qenë situata, sa vajzat kanë kaluar në përplasje fizike.

Arsyet e sherrit nuk dihen, por që të arrihet deri në përplasje fizike, duhet të ketë patur mosmarrëveshje të vazhdueshme, derisa është arritur në atë pikë.

A ka ndryshuar qëndrimi për Qeverinë Konjufca? Nga AAK-ja dalin me deklaratë

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka bërë të ditur se në mbledhjen e Kryesisë së partisë, ka dalë një qëndrim i qartë politik: rrugëdalja e vetme nga situata aktuale në vend janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

 

 

Sipas Xhemailit, të gjitha idetë dhe propozimet alternative duhej të paraqiteshin fillimisht brenda strukturave të partisë. Ai ka theksuar se kjo vlen edhe për Besnik Krasniqin, i cili ka munguar në mbledhjen e Kryesisë.

Xhemaili ka sqaruar po ashtu se nuk ka asnjë mundësi për koalicion me Vetëvendosjen, si dhe se AAK nuk do të japë votë për Glauk Konjufcën apo për askënd tjetër nga radhët e VV-së.

Bexhet Xheladini, kryetari me më së shumti vota të diasporës
Bexhet Xheladini, kryetari i Dragashit është kandidati më i votuar nga diaspora në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Xheladini i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka siguruar plot 873 vota, duke lënë pas vetes kandidatët për kryetar të 17 komunave të tjera që shkuan në balotazh më 9 nëntor, transmeton Klankosova.tv.

Sipas rezultatit të përmbledhur të KQZ-së, Bexhet Xheladini ka fituar 59.19% të të gjitha votave, duke mposhtur kështu Shaban Shabanin e PDK-së, me të cilin ishin në garë për të parin e Dragashit.

“Ne i mbijetuam Iuftës e ai vdiq në ShBA” – VëIIai i Burim HavoIIit tregon për humbjen e tij

Blerim Havolli, vëllai i Burim Havollit, që vdiq dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur i përlotur në një prononcim për mediat amerikane.

Havolli, mbikëqyrës i një ndërtese në Brooklyn, u gjet me një lëndim në kokë pasi e kishte konfrontuar një person që dyshohet se donte t’ua vidhte pakot banorëve të ndërtesës.

Sidoqoftë, sipas CBS News, autopsia ka zbuluar që Burim Havolli ka vdekur si pasojë e një problemi ekzistues shëndetësor, dhe Prokuroria e Distriktit të Brooklynit ka rënë përfundim që nuk ka pasur elemente penale.

Vëllai i tij ka rrëfyer ngjarjen midis të ndjerit dhe personit të cilin e kishte konfrontuar dhe pastaj shprehu dhimbjen për mënyrën se si e gjeti vdekjen ai.

“Ne i mbijetuam luftës e ai vdiq në Shtetet e Bashkuara”, thotë në një moment Havolli.

2-vjeçarja goditet për vdekje në Rrogozhinë

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të miture 2-vjeçare ka ndodhur në Rrogozhinë.

Shtetasi i Shqipërisë F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, ka goditur me automjet në rrugë 2-vjeçaren, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

“Pata nevojë ta kem afër kur u bëra baba për herë të parë”, Altin Krasniqi rrëfen mallin për babain
Më 4 nëntor janë bërë pesë vjet që kur ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi u paraburgos në Hagë.

Djali i Jakup Krasniqit, Altini rrëfen si ishte dita kur babai i tij u arrestua nga EULEX-i.

“Ishte një ditë shumë e rëndë për ne. Nuk e kemi prit që në atë mënyrë, një figurë siç ka qenë babai im, një figurë që gjithmonë ka rrezatuar mirësi, të merret në atë mënyrë”, u shpreh ai.

“Për mua është nder dhe krenari me pasë një baba që gjithë jetën e tij ia ka kushtuar lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Pas lirisë, jetën ia kushtoi ndërtimit të institucioneve, shtetit, të së drejtës dhe tërë jeta e tij ka qenë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit”, u shpreh tutje Krasniqi.

Altini foli edhe për mungesën që ka për të atin, dhe për kohën kur ai kishte më së shumti nevojë për të.

“Periudha që më së shumti kam pasur nevojë ta kem pranë vetes, ka qenë kur jam bë babë për herë të parë. Kam pas nevojë me e pasë babën këtu, me i bisedu disa gjëra, me më tregu qysh po ndjehet ai në ato çaste, me ndje atë lumturi që jam duke e ndje edhe unë, por edhe si po ndihet ai si gjysh për herë të parë”, rrëfeu Altini në Klan Kosova.

Ai thotë se prindërimin nuk mundi ta shijonte plotësisht pa e pasur babanë afër.