div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova?

Tashmë është zyrtare që edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova do të fillojë të hënën.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se një nga banoret më të komentuara të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova do të jetë Ikballe Huduti, predikuese e njohur e fesë islame dhe një figurë që shpesh ka bërë bujë për deklaratat e saj në studiot televizive shqiptare.

Sipas burimeve, produksioni ka përgatitur edhe një dhomë të veçantë fjetjeje për Ikballen, për shkak të mbulesës së saj dhe rregullave fetare që nuk i lejojnë të ndajë hapësirat e gjumit me konkurrentët e tjerë. Krijimi i kushteve të posaçme brenda shtëpisë konsiderohet një vendim i pazakontë për formatin lokal, duke sinjalizuar se edicioni i sivjetshëm po synon një qasje më gjithëpërfshirëse.

Edhe pse ky është një rast i ri për publikun shqiptar, nuk është hera e parë në historinë ndërkombëtare të Big Brother që një grua me mbulesë fetare merr pjesë në këtë reality show. Në Filipine, Ailah Antopina është shënuar si gruaja e parë myslimane me mbulesë që ka qenë pjesë e Pinoy Big Brother.

Një rast tjetër është regjistruar edhe në Big Brother Israel, ku një konkurrente palestineze myslimane që mbante mbulesë ka hyrë në shtëpi. Ndërkohë, në edicionin special Big Brother: The Boss, banorja Ala’a Omar nga Omani mori pjesë duke pasur madje edhe kushte të veçanta të përshtatura për nevojat e saj fetare.

Megjithatë, për trojet shqiptare ky mbetet rasti i parë që një grua e mbuluar bëhet banore e Big Brother, qoftë në Shqipëri apo Kosovë. Përfshirja e Ikballe Hudutit pritet të ngjallë diskutime të gjera – nga debati për përfaqësimin fetar në media, te kurioziteti mbi mënyrën se si ajo do të ndërveprojë me formatin e një reality show që shpesh karakterizohet nga dinamika të forta sociale.

“Çdo fund …”, Xheneta Fetahu merr vendimin e papritur

Xheneta Fetahu, e njohur për publikun pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Kosova”, ka njoftuar zyrtarisht se ka përfunduar rrugëtimin e saj në Top Channel. Përmes një postimi në Instagram, ajo bëri të ditur se po i jep fund këtij kapitulli për t’iu përkushtuar projekteve të reja profesionale.

Në “Top Channel”, Xheneta ishte pjesë e disa rubrikave dhe formateve pas daljes nga BBVK. Publiku e ka parë shpesh në panel, në debate televizive, si dhe në rubrika të “E Diell”, ku shpesh spikaste për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta.

Në postimin e saj, ajo falënderoi ekipin e “E Diell” për hapësirën dhe përvojën, ndërsa një falënderim të veçantë ia dedikoi moderatorit Ed Manushi për mbështetjen dhe për mundësinë që i dha të shprehte lirshëm mendimet e saj.

“Tash përpara me energji të re, çdo fund është fillim i diçkaje edhe më të madhe”, shkroi Xheneta, duke lënë të kuptohet se në horizont ka projekte të reja dhe ambicioze që së shpejti do të bëhen publike

Largimi i saj ka sjellë reagime dhe kuriozitet tek ndjekësit, të cilët tashmë pyesin: Çfarë do të sjellë Xheneta në fazën e radhës të karrierës së saj?

Ruzhdi Shehu vulos fitoren në Junik me votat e diasporës

Ruzhdi Shehu ka vulosur fitoren e tij në Junik, pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës, me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta.

Në garën e 9 nëntorit, Shehu mposhti Agron Kuçin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Si në rezultatet preliminare, ashtu dhe diaspora vendosën që Shehu i LDK-së të ketë kryesinë e Junikut.

Ai grumbulloi gjithsej 2037 vota, apo 57.38%, derisa kundërkandidati i tij plot 1513 vota.

Del autopsia e Burim Havollit – policia njujorkeze liron personin që u konfrontua me shqiptarin

Nuk do të ngrihen akuza për vdekjen e mbikëqyrësit të ndërtesës në Brooklyn, Burim Havollit, i cili u gjet me lëndime në kokë pasi burimet policore thanë se ai ishte konfrontuar me një person që po hynte pa leje në apartament dhe po mundohej të vidhte paketat e banorëve.

Autopsia e shqiptarit zbuloi se ai vdiq si pasojë e një gjendje të mëparshme shëndetësore ndërsa Prokurori i Qarkut të Brooklynit vendosi se nuk përbënte asnjë vepër penale konfrontimi i të dyshuarit me 41-vjeçarin nga Kosova, njoftoi policia njujorkeze, NYPD.

I dyshuari që po merrej në pyetje në lidhje me vdekjen e Havollit është liruar nga paraburgimi dhe nuk do të akuzohet, thanë policia.

Theksojmë se një qytetar kishte raportuar në polici një sulm të mërkurën në 1199 Ocean Ave., në Flatbush, ku punonte Havolli.

Ai kishte trauma të mëdha në kokë kur oficerët e gjetën dhe e dërguan me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings, ku atje vdiq. Hetuesit shqyrtuan një video të shkurtër nga celulari që tregonte një person duke debatuar me Havollin dhe duke u sjellë në mënyrë të çrregullt pak momente para sulmit të pretenduar, por ata nuk e klasifikuan vdekjen e shqiptarit si vrasje.

Burime më vonë thanë se mbikëqyrësi 41-vjeçar kishte një bllokim të rëndë të një arterie, raporton cbsnews.

Banorët folën me admirim për Havollin dhe i thanë CBS News New York se vjedhja e paketave është një problem në ndërtesën e tyre.

Vëllai i tij shprehu dhimbjen për humbjen dhe kujtoi si të dy kishin mbijetuar luftën e Kosovës në vitin 1999 përpara se të shkonin në Shtetet e Bashkuara.

“E donte këtë vend. Ky vend na ndihmoi shumë”, tha Blerim Havolli.

“Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë. Kjo është e trishtë. Ai la pas tre fëmijë dhe ishte vetëm 41 vjeç”, tha kushëriri Petrit Havolli.

Ndryshe, familja ka bërë të ditur se të ndjerin do ta varrosin në vendlindje, Kosovë.

Përmbysje rezultati në Gjakovë edhe me votat me kusht dhe ato me nevoja të veçanta

Ardian Gjini nga AAK ka triumfuar ndaj Ardian Golës së LVV-së në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 9 nëntor.

Përveç fitores me votat e rregullta, Gjini ka rezultuar më i votuar edhe te votuesit me kusht dhe te personat me nevoja të veçanta, raporton lajmi.net

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, kryetari aktual i Gjakovës ka siguruar 32 vota me kusht, ose 58,18%, ndërsa Gola ka marrë 23 vota, përkatësisht 41,82%.

Edhe në kategorinë e votave të personave me nevoja të veçanta, Gjini ka marrë 52 vota (66,67%), ndërsa Gola ka siguruar 33 vota (33,33%).

Bazuar në rezultatet e deritanishme, pa përfshirë votat me postë, Gjini ka grumbulluar 17,231 vota, ose 56,46%, ndërsa Gola 13,287 vota, apo 43,54%.

Paralajmërime për shtrenjtim të produkteve kosovare në dimër

Çmimet e rrymës për kompanitë prodhuese, pas liberalizimit të tregut të energjisë, janë rritur deri në 300 për qind, duke e bërë prodhimin më të kushtueshëm.

Prodhimet vendëse po bëhen më të shtrenjta sesa produktet e importuara nga rajoni dhe Evropa, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. Ai pohon se pas qershorit, disa kompani kanë zhvendosur fokusin nga zgjerimi i prodhimit në mbijetesë, duke kërkuar shpëtim te panelet diellore. Madje, disa janë mbyllur, e disa kanë zvogëluar kapacitetet prodhuese.

Në muajt e dimrit pritet kulmi i vështirësive, ndërsa paralajmërohet edhe ngritje e çmimeve të produkteve. Për të lehtësuar gjendjen e bizneseve prodhuese, Rafuna shprehet se qeveria duhet të ndërhyjë me subvencione apo masa fiskale.