div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-4 date-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E rëndë: Punëtori goditet nga rryma dhe humb jetën gjatë punimeve
Një incident i rëndë ka ndodhur dje në Obiliq, ku një person ka humbur jetën pasi u godit nga rryma gjatë punimeve në shtëpinë e tij.

Rreth orës 14:20 është raportuar se viktima ishte dërguar pa shenja jete në QKUK. Paraprakisht, ai ishte duke punuar afër një makinerie për përzierjen e betonit (mikser), kur dyshohet se është goditur nga rryma elektrike. Pasi kishte marrë tretman të shpejtë nga ekipi i QMF-Obiliq, është transportuar në QKUK, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka kryer procedurat e nevojshme, ndërsa Prokurori Kujdestar ka udhëzuar inicimin e rastit si “Trup i pajetë”. Trupi i viktimës është liruar për familjarët, pasi nuk janë paraqitur dyshime për rrethana të tjera të vdekjes.

Largimi i papritur i Mentor Hazirit – arsyeja e vërtetë që preku gjithë Kosovën: E varrosa një ditë para BBV

Largimi i papritur i Mentor Hazirit nga shtëpia më e famshme në Kosovë pa u mbushur mirë 24 orë la shumë pikëpyetje, por mbrëmë këngëtari ka thyer heshtjen me një rrëfim rrëqethës që ka prekur zemrat e të gjithëve.

Nuk ishte lojë, nuk ishte strategji, por një tragjedi e rëndë familjare ajo që e detyroi artistin të linte gjithçka në gjysmë.

Përmes një reagimi emocional, Mentori ka zbuluar dramën e madhe që po kalonte në heshtje. Ai ka treguar se vetëm një ditë para se të hynte në shtëpi, ka përcjellë për në banesën e fundit njeriun e tij të dashur, djalin e dajës, trupi i të cilit ishte sjellë nga Amerika.

“Dhimbja ishte shumë e madhe për t’u përballuar. Një ditë para se të hyja, kam varrosur djalin e dajës… një njeri që ka qenë shumë i afërt me mua,” – shkruan Mentori, duke zbuluar peshën e jashtëzakonshme emocionale që mbante mbi supe ndërsa publiku e shihte në ekran.

Artisti tregon se u përpoq të tregohej i fortë dhe ta mbante fjalën e dhënë ndaj produksionit për të hyrë, por gjendja e tij shpirtërore e bëri të pamundur vazhdimin.

“Zemërthyerja ishte më e madhe se sa ky vendim dhe ajo bëri të veten,” pranon ai, duke shtuar se nuk mund të jepte as humor, as këngë dhe as debat, pasi shpirti i tij ishte diku tjetër.

Megjithatë, mes dhimbjes, Mentori ka treguar klasin e tij prej artisti, duke falënderuar produksionin për mirëkuptimin dhe duke i cilësuar banorët si “fantastikë”.

Një largim i detyruar nga lotët e një humbjeje të madhe, që na kujton se mbi çdo spektakël, qëndron jeta reale. /Prive By Liberta Spahiu

28-vjeçari qëllohet me armë zjarri, dorasi arratiset

Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur në të dyja këmbët mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Viktima, sipas Bytyqit, gjendjet jashtë rrezikut për jetë dhe se i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.

Bytyqi njofton se 28-vjeçari ishte duke vozitur automjetin kur një person shtiu me armë në drejtim të tij dhe u largua nga vendi i ngjarjes me një trotinet elektrik.

“Më datë 19.11.2025, rreth orës 23:15, në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, patrulla policore gjatë patrullimit ka dëgjuar krisma armësh dhe ka hasur një person të plagosur nga arma e zjarrit. Viktima, Gj. Sh., mashkull 28 vjeçar nga Prizreni, ka pësuar plagosje në të dy këmbët dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë”.

“Sipas informacioneve të para dyshohet se viktima ishte në lëvizje me automjet kur një person ka shtënë me armë në drejtim të tij dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një trotinet elektrik. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin, është filluar rasti “Vrasje në tentativë” dhe hetimet po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve i DRP Prizren. Policia ka mbledhur prova nga vendi i ngjarjes, ka intervistuar viktimën dhe dëshmitarët, dhe po punon në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit”, tha Bytyqi.

Thehet çdo rekord në historinë e Big Brother – banori që dominon çdo rrjet social

Mbrëmë, shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4 u ndez me hyrjen e një emri që nuk ka nevojë për prezantim: Eduard Kuqi.

Edhe pse banor i vitit të kaluar, ku qëndroi vetëm disa ditë, këtë sezon ai ka hyrë më i fuqishëm dhe duket se publiku e ka pritur me padurim rikthimin e tij.

Qysh nga momentet e para brenda shtëpisë, Edi ka pushtuar çdo rrjet social me përmbajtje, komente dhe diskutime rreth tij. Pamjet, debatet dhe klipet e para kanë shpërthyer në të gjitha platformat, duke e bërë atë banorin më të përfolur që nga nisja e këtij edicioni.

Shikuesit dhe fansat nuk kanë kursyer reagimet, dhe të gjitha treguesit tregojnë se Edi do të jetë një nga protagonistët kryesorë të Big Brother VIP Kosova 4. Me këtë ritëm, nuk është çudi që ai po shënon rekorde që rrallë janë parë në historinë e franshizës.

Nëse do të vazhdojë kështu, Edi Kuqi mund të shndërrohet në fenomenin e këtij sezoni, dhe të gjithë sytë do të jenë mbi të çdo ditë brenda shtëpisë.

Data e zgjedhjeve, Osmani mbledh liderët e partive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i presë sot liderët partiakë për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, pas dështimit të mandatarit të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar shumicën e nevojshme për qeverinë e re të Kosovës.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka konfirmuar se takimi do të nisë nga ora 10:30, dhe LDK do të marrë pjesë.

Po ashtu edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratik e Kosovës dhe NISMA kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Ky takim vjen një ditë pas dështimin të Glauk Konjufcës për t’u zgjedhur kryeministër i vendit.

Pro formimit të Qeverisë sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër.

Pas dështimit për Qeverinë, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

“T’gjuj me gotë në kry”- Eskalon debati mes Matoshit e Drenorit

Një përplasje e ashpër verbale ka ndodhur mes Xhavit Drenorit dhe Halil Matoshit gjatë debatit në emisionin “Adresa”, ku tensionet ndërmjet tyre arritën kulmin me kërcënime dhe replika të rënda.

Drenori, i irrituar nga ndërhyrjet, iu drejtua Matoshit: “Unë kur e marr fjalën, ti e ki obligim me m’ngu dej t’kryjë atë dreq fjalie.”

Matoshi reagoi menjëherë: “Pasha Zotin po munohna, po s’po mësoj kurgjo prej teje hiç.”

Drenori vazhdoi me tone të ngritura: “Po kush o ka flet për ty, po ty t’u ka trubullu truni more burrë.”

Situata eskaloi edhe më tej kur Matoshi lëshoi një deklaratë të rëndë: “Besën po ta jap, edhe një herë e hap gojën, pa të gju me gotë nuk e la.”

VIDEO

Syla i OVL-UÇK ia kujton Haxhiut kur LVV dhe LS përjashtuan veteranët nga Ligji i pagës minimale

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ditës postoi një fotografi nga seanca e sotme e kuvendit ku u hodh në votim “Qeveria Konjufca”.

Me të dështuar zgjedhja e tij si kryeministër, deputetja e LVV-së postoi një fotografi të Grupit Parlamentar të PDK-së, prapa të cilëve janë të ulur GP i Listës Serbe.

“Në harmoni të plotë”, shkroi ajo, teksa në foto shihet se të gjithë deputetët, edhe të PDK-së edhe të Listës Serbe kanë ngritur dorën lart për të votuar kundër Konjufcës kryeministër, raporton Klankosova.tv.

E si kundërpërgjigje, nënkryetari i OVL-UÇK, Gazmend Syla, postoi një foto tjetër nga një moment i mëhershëm në Kuvendin e Kosovës.

Aty shihen deputetët e LVV-së dhe të atyre të Listës Serbe, me duart e tyre të ngritura lart.

“Në harmoni të plotë. Votuan për pagën minimale, por veteranët e UÇK-së i lanë jashtë ligjit”, shkroi Syla në postimin e tij në Facebook.

Qershorin e vitit 2022, Kuvendi e kishte kaluar në lexim të parë Projektligjin për rritjen e pagës minimale, mirëpo nga ky ligj ishin përjashtuar veteranët e UÇK-së, përfitues të skemave sociale.

Pro këtij projektligji kishin votuar LVV-ja dhe Lista Serbe, por jo edhe partitë tjera asokohe opozitare, të cilat kundërshtonin përjashtimin e kategorive të luftës nga ky projektligj.

Lladrovci: E mundi edhe Kurtin nëse garoj me iniciativën tim

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, u shfaq i bindur se do ta mposhtë Albin Kurtin, nëse në zgjedhjet e ardhshme garon me iniciativën e tij.

Lladrovci deklaroi se do të përgatitet, pasi sipas tij kurrë në jetë nuk është zënë në befasi.

“Unë kam thënë nëse dal me iniciativën time, do ta mund edhe Albin Kurtin”, deklaroi Lladrovci në Rubikon.

Ai tha se PDK-ja do të shkonte në një koalicion me Vetëvendosjen nëse do të arrinin të dakordoheshin në disa pika, siç është ndihma për fondin për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.