div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Publikohen oraret e ndeshjeve së Shqipërisë dhe Kosovës në Play-Off-in e Botërorit, ja se kur do të luhen

UEFA ka publikuar orarin e ndeshjeve “play-off”, ku Shqipëria do të luajë në transfertë me Poloninë në orën 20:45 ndërsa stadiumi ende nuk është bërë i ditur.

Nëse Kombëtarja arrin të fitojë kundër polakëve, në finale do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Në të njëjtin orar do të luajë edhe Sllovakia me Kosovën

Orari i ndeshjeve gjysmëfinale (26/03/2026):

Turqi-Rumani, ora 18:00

Itali-Irlandë e Veriut, ora 20:45

Uells-Bosnjë Hercegovinë, ora 20:45

Ukrainë-Suedi, ora 20:45

Poloni-Shqipëri, ora 20:45

Sllovaki-Kosovë, ora 20:45

Danimarkë-Maqedonia e Veriut, ora 20:45

Republika Çeke-Irlandë, ora 20:45

Finalet janë planifikuar për më 31 mars dhe të gjitha ndeshjet vendimtare janë planifikuar të zhvillohen në orën 20:45.

Alarmohen Prishtinasit: Kjo linjë e trafikut urban pezullon qarkullimin

Linja 3A ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht qarkullin e autobusëve.

Sipas njoftimit, pezullimi do bëhet përkohësisht deri në zgjidhjen e çështjeve aktuale financiare me të cilat po përballet komuna shkaku i mungesës së buxhetit.

“Si rezultat i mosshlyerjes së këtyre obligimeve, kompania është afruar në prag të një kolapsi financiar, pasi bart mbi vete detyrime të mëdha ndaj furnizimeve me naftë, mirëmbajtjes teknike, pagave të punëtorëve, kredive, qirasë dhe shumë obligimeve të tjera operacionale”,thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Qendra sh.p.k – Linja 3A Prishtinë

Të nderuar qytetarë dhe udhëtarë,

Ju njoftojmë se Kompanija Qendra sh.p.k, Linja 3A, është e detyruar të pezullojë përkohësisht qarkullimin e autobusëve deri në zgjidhjen e çështjeve aktuale financiare me të cilat po përballet kompania.

Lajmërohen të gjithë pasagjerët e Linjës 3A: Kodra e Trimave – Muharrem Fejza – Matiqan – Zllatar se pezullimi i përkohshëm i qarkullimit vjen jo nga dëshira jonë, por si imponim i situatës së krijuar tash e 7 muaj, për arsye se nuk na janë paguar shërbimet tona për të njëjtën periudhë.

Si rezultat i mosshlyerjes së këtyre obligimeve, kompania është afruar në prag të një kolapsi financiar, pasi bart mbi vete detyrime të mëdha ndaj furnizimeve me naftë, mirëmbajtjes teknike, pagave të punëtorëve, kredive, qirasë dhe shumë obligimeve të tjera operacionale.

Lusim Komunën e Prishtinës, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Financave për gjetjen e një zgjidhjeje urgjente në lidhje me buxhetin, sepse ndalja e transportit publik në Kryeqytet do ta paralizojë të gjithë qytetin dhe do të krijojë pasoja të rënda për mijëra qytetarë që varen nga ky shërbim.

Për çdo ndryshim apo informacion të ri, do të ju njoftojmë menjëherë përmes kanaleve tona zyrtare.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin e bashkëpunimin.

Me respekt,

Qendra sh.p.k – Linja 3A Prishtinë

 

Një ditë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, PDK-ja ndërmerr këtë veprim

Partia Demokratike e Kosovës do të mbledh sot Kryesinë. Më pas pritet të ketë konferencë për media, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë PDK-ja përmes një njoftimi. Konferenca pritet të mbahet në ora 15:30.

Kujtojmë se legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës është shpërndarë të enjten nga presidentja Vjosa Osmani. Pas konsultimeve me liderë të partive politike, Osmani e ka caktuar 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, me gjithë që në partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë shprehën kërkesë që ato të mbahen 21 dhjetor.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se pavarësisht se data nuk është ajo që kishte kërkuar, partia është e gatshme për zgjedhje.

“Edhe pse në konsultimet tona ne i dhamë argumentet pse 21 dhjetori do të ishte më i drejtë, vendimi është marrë, data është caktuar. Tani është koha që të shikojmë përpara. PDK është e gatshme, me ekip, me program dhe me vizion”, tha Hamza përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale. /Reporteri.net/

 

 

Këngëtarja e njohur i bashkohet LDK-së

Këngëtarja dhe sopranoja e njohur shqiptare, Adelina Thaçi Meta, i është bashkuar zyrtarisht Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili e mirëpriti artisten si anëtare të re të partisë.

“Sot, Adelina Thaçi Meta hap një kapitull të ri të angazhimit qytetar e politik. Ajo i bashkohet LDK-së duke sjellë me vete profesionalizëm, integritet, humanizëm dhe një reputacion që na nderon. LDK fiton sot një kuadër të çmuar një artiste që beson në vlerat tona, në rrugëtimin tonë dhe në misionin për të ndërtuar një Kosovë me më shumë kulturë dhe zhvillim. Ardhja e saj, dhe e shumë të tjerëve që po na bashkohen, është një thirrje për bashkim të secilit që beson se vendi meriton më shumë; që dëshiron ndryshim e që angazhohet për të”, ka shkruar Abdixhiku mes tjerash.

Thyhen rregullat në Big Brother: A do të ketë përjashtime?

Njëra prej rregullave më të rëndësishme në Big Brother VIP Kosova, është thyer mbrëmjen që lamë pas.

Londrimi ishte ai që provokoi banorët e BBVK 4 për t’u futur bashkë në tualet, ku pre e këtij provokimi ra Alba.

Dyshja hyri për pak sekonda brenda atij ambienti, por kjo përbën një shkelje të rëndë të rregullave të formatit.

Mbetet të shihet se çfarë veprime do të ndërmerren ndaj dy konkurrentëve!

 

 

Krasniqi: Osmani po tenton të sigurojë mandatin e dytë, duke ndihmuar haptas dhe paturpësisht VV-në

Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar se presidentja Vjosa Osmani ka dalë haptas në përkrahje të Albin Kurtit dhe VV-së.

Ai ka treguar se përmes këtyre veprimeve Osmani po mundohet ta sigurojë mandatin e dytë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se përveç VV-së askush tjetër nuk do ta bënte presidente Osmanin.

“Vjosa Osmani po tenton të sigurojë mandatin e dytë, duke ndihmuar haptas dhe paturpësisht LVV –në. Pse? LVV e ka bërë presidente dhe askush tjetër nuk do ta bënte presidente në një mandat të dytë. Prandaj vota për LVV është votë për Vjosa Osmanin, bile me shumë gjasë, pa Albin Kurtin kryeministër. Vjosa Osmani mund të jetë “baba” i ri në bllokun e LVV pas këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Krasniqi.

E rëndë: Humb jetën e reja nga Podujeva

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Orllan të Podujevës.

Erinda Sekiraqa, nga ky fshat, vdiq në moshë të re pasi nuk fitoi betejën ndaj një sëmundje të rëndë.

Familja e të resë ka njoftuar se varrimi i saj do të bëhet sot në Fushë Kosovë, aty ku dhe banonte.

Ceremonia e varrimit zhvillohet sot nga ora 13:00 në Varrezat e qytetit të Fushë Kosovës.

“Njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë më e dashura jonë, Erinda Shefqet Sekiraqa. Varrimi i të ndjerës bëhet me datë : 21.11.2025, në ora 13:00 pas namazit të xhumasë tek Varrezat e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftim.

Deklarata e fortë e Nezir Krakit: “50 deputetë minimum, mbështetja po rritet ndjeshëm”
Ish-deputeti i LVV-Guxo, Nezir Kraki është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke theksuar se pret një rritje të ndjeshme të mbështetjes për koalicionin.

“Pres të kemi më shumë se 50 deputetë në Kuvend. 50 deputetë minimum”, deklaroi Kraki për FrontOnline.

Ai vlerësoi se mbështetja elektorale këtë herë pritet të rritet dukshëm për ta.

“Unë pres me iu afru 50% të votave kësaj here”, tha ai.

Sipas tij, dinamika e zgjedhjeve do të krijojë një atmosferë të ngjashme me atë të vitit 2021.

“Ka me u kriju klima pak a shumë e njëjtë”, u shpreh Kraki.

Të shtëna me armë zjarri në Slivovë
Në fshatin Slivovë, është raportuar një incident me armë zjarri në ajër gjatë ditës së enjte.

Sipas autoriteteve, persona të panjohur kanë shtënë disa herë, ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar shtatë gëzhoja.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar. Rasti është nën hetime nga policia lokale.