div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Import rekord, mirazh subvencionesh: Paralajmërohet tjetër rritje e çmimit të energjisë elektrike

Kosova po përballet me një krizë energjetike në përshkallëzim, teksa sërish po paralajmërohet rritje e pashmangshme e çmimit të rrymës në vitin 2025, e nxitur nga importet rekord dhe performanca e dobët e prodhimit vendor. Në dritën e këtyre zhvillimeve, nga partitë ish-opozitare akuzojnë ish-Qeverinë Kurti për keqmenaxhim sistematik dhe se subvencionimi real po përfundon në “xhepat e tregtarëve të energjisë.”

Eksperti financiar, Kushtrim Ajvazi, paralajmëroi për rritje të re dhe thuajse të pashmangshme të çmimit të energjisë elektrike. Ai bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2024, kostoja e importit të energjisë ka tejkaluar të hyrat maksimale të lejuara me 47.8 milionë euro.

“Kur ke guxu me shku në veri para Kurtit?”, Gashi u përgjigjet militantëve të VV-së me fotografi nga veriu
Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi të shtunën gjatë ditës ka publikuar një vështrim që e ka quajtur e vërteta për veriun – pa mite, pa manipulime por me fakte dhe përgjegjësi.

Në këtë shkrim të gjatë, Gashi ka shkruar se pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, veriu u bllokua tërësisht.

Mirëpo militantë të shumtë të pushtetit kanë filluar t’i komentojnë në postim, duke e pyetur se kur kishte guxuar të shkonte në veri para se Albin Kurti të vinte në pushtet.

Gashi u është kundërpërgjigjur duke publikuar fotografi gjatë një vizite në veri. Aty shihet edhe Faton Peci, dikur anëtar i LDK-së.

“Në postimin tim të sotëm për këndvështrimin tim mbi Veriun, shumë komentues, me llogari të vërteta e të rreme, përsëritën të njëjtën pyetje: “Kur ke guxuar me shku në Veri para se të vinte Albin Kurti në qeveri?””, ka thënë Gashi.

“Po ju përgjigjem hapur: ja ku jam, bashkë me kolegun tim të LDK-së në atë kohë, sot kryetar i zgjedhur i Mitrovicës. Në vitin 2017 kaluam urën, ecëm mespërmes sheshit Car Llazar (nëse nuk gaboj), shkuam deri në fund të sheshit, u kthyem djathtas, dolëm në lagjen e Boshnjakëve dhe u kthyem në jug, pa polici, pa përcjellje, pa kamera, pa reklama”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se historia nuk fillon me një qeveri dhe nuk mbaron me një lider.

“Kjo nuk e mohon në asnjë mënyrë që gjendja sot është radikalisht më e mirë në Veri. Përkundrazi: e vërteta nuk ka pse të frikohet nga faktet. Dhe faktet tregojnë se çdo përmirësim është i mirëseardhur, por historia nuk fillon me një qeveri dhe nuk mbaron me një lider”, ka thënë Gashi.

 

Haradinaj: Moni more se ju vranë Zoti, ende i kam plagët në trup – njeri që ja ka kthy pushken Milloshit e bani ushtrinë e Kosovës e me m’thanë mu ‘je me Listën Serbe’

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj disa zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sipas tij po i etiketojnë ish-luftëtarët e UÇK-së si të lidhur me Listën Serbe.

Haradinaj deklaroi se këto akuza janë të papranueshme, duke rikujtuar sakrificat e tij dhe të familjes së tij gjatë luftës. “Moni more se ju vranë Zoti. Ende i kam plagët në trup, e me m’thanë mu ‘je me Listën Serbe’”, ka thënë ai.

Ai shtoi se në kohën kur ai dhe bashkëluftëtarët po luftonin kundër forcave serbe, sot akuzuesit ishin në anën tjetër. “Ai që ia ka kthyer pushkën Millosheviqit, ai që e ka bërë ushtrinë e Kosovës, e ju i thuni me Listën Serbe. Po ata të VV-së vetë janë me ta,” tha Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar humbjet personale dhe kohën e kaluar në Hagë. “Paramendoni dy vëllezën të vrarë, me të dy kam qenë kur janë vrarë. Katër vjet nëpër burgje të Hagës, e gjithë jetën në shërbim të këtij vendi, e këta të thonë ‘je me Listën Serbe’,” u shpreh ai.

Ganimete Musliu: PDK do ta nxjerrë Kosovën nga agonia ku e futi Kurti

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, thotë se pret që si parti të dalin mjaftë mirë në këto zgjedhje, siç thekson ajo as sa ta nxjerrë Kosovën nga agonia në të cilën e ka futur Albin Kurti.

Musliu shton se PDK vazhdon të mbetet forcë kryesore në vend, ku thekson se kjo do të reflektohet edhe në rezultat.

Për fund, deputetja thotë se vendi ka nevojë për një zgjim dhe se kohë është më 28 dhjetor.

“Pres që PDK të dalë mjaft mirë në këto zgjedhje, aq sa ta nxjerrë Kosovën nga agonia ku e ka futur Albin Kurti. Falë strukturave të mirëorganizuara dhe votuesve besnikë e atdhedashës, PDK vazhdon të mbetet forcë kryesore në vend. Duke pasur parasysh punën e vazhdueshme në terren, besoj se kjo do të reflektohet edhe në rezultat. Kosova ka nevojë për një zgjim dhe koha është me 28 dhjetor”, përfundoi ajo për GazetaBlic

Ish-banorit të Big Brother i vdes fëmija

Partnerja e Endrik Bebes, ish-banor i Big Brother VIP Albania, ka njoftuar humbjen e fëmijës që po prisnin. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi të bërë në llogarinë personale të Instagram-it.

Çifti tashmë është prindër i një fëmije tjetër dhe partnerja e Endrik ka tentuar që shtatzëninë e dytë ta mbajë të fshehtë.

Vetëm pas humbjes së foshnjës, ajo vendosi ta bëjë publike lajmin e trishtë, duke ndarë me ndjekësit dhimbjen e madhe dhe përpjekjen e saj për ta përballuar këtë moment të vështirë.

Partnerja e ish-banorit të “BBV” ndan lajmin e trishtë:

Postimi i saj është një reflektim i ndjeshmërisë dhe guximit për të folur hapur për humbjen, një temë shpesh e ndjerë por ndarë rrallë me publikisht.

“Të humbësh një fëmijë është dhimbje që nuk mund të përshkruhet me fjalë dhe që prek thellë çdo zemër. Në këto momente, çdo ndjenjë trishtimi, zhgënjimi apo boshllëku është e kuptueshme dhe e drejtë. Nuk ka mënyra të lehta për ta përballuar një humbje të tillë, por është e rëndësishme të dihet se nuk jeni vetëm. Mbështetja e familjes, e miqve dhe e njerëzve që ju duan mund të sjellë një dritë shprese dhe ngrohtësi në këtë periudhë të vështirë. Të ndash dhimbjen, edhe pse e vështirë, është një hap i guximshëm dhe një mënyrë për të ndjerë që dhimbja mund të përballohet ngadalë. Kujtimi i ëndrrës së vogël që nuk arriti të vijë në jetë mund të mbahet me dashuri dhe respekt, duke u bërë pjesë e forcës tuaj për të vazhduar përpara”, shkruan ajo.

Vazhdojnë reshjet e borës në këtë vend

Bora mbuloi pjesën më të madhe të Kroacisë të shtunën, duke shkaktuar probleme serioze në trafik. Rrugë të shumta u mbyllën dhe një alarm i kuq për motin  u lëshua për zonën e Rijekës për shkak të erërave të stuhishme dhe me forcë uragani.

Agjencia Kroate e Mbrojtjes Civile ka lëshuar udhëzime për sjelljen në kushte dëbore dhe akulli, duke u kërkuar qytetarëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm.

Mbrojtja Civile e Republikës së Kroacisë ka lëshuar udhëzime të hollësishme për qytetarët për shkak të rrezikut në rritje të borës, akullit dhe akullit. Qytetarëve u kërkohet të jenë të kujdesshëm në hapësirat e mbyllura dhe jashtë.

Borë po bie ende me dendësi në disa zona, dhe autostradat janë mbuluar me një shtresë të bardhë.

Sipas HAK, aktualisht po bie borë në vende të caktuara në Lika, Gorski Kotar, Kroacinë qendrore dhe veriperëndimore, Sllavoni dhe Zagora Dalmate.

Video/ Momenti kur shpërthen në flakë makina pas aksidentit

Ky është momenti kur shpërthen në flakë automjeti që u aksidentua me një tjetër mjet pasditen e sotme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.

Mjeti “Ford” godet nga pas një mjet tip “BMW”. Si pasojë e goditjes “Ford”-i ka shpërthyer në flakë.

Drejtuesi i mjetit, së bashku me pasagjerët kanë arritur të dalin menjëherë nga automjeti, duke marrë dëmtime të lehta.

 

Arbnor Spahiu flet pas lirimit nga burgu i Serbisë

Arbnor Spahiu, i arrestuar nga autoritetet serbe më 7 qershor të këtij viti, është liruar të enjten në mesditë nga burgu i Serbisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spahiu përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka deklaruar se ndaj tij ishte zhvilluar një proces i padrejtë dhe politik.

“Dje në mesditë jam liruar nga burgu i Serbisë, ku kam qenë i arrestuar padrejtësisht që nga 7 qershori i këtij viti për akuza të rënda, të cilat kanë qenë pjesë e një procesi plotësisht politik dhe të padrejtë. Dua t’ju njoftoj se jam mirë, më i fortë se kurrë dhe mirënjohës për çdo mbështetje gjatë kësaj periudhe të vështirë, tha ai.

Spahiu ka veçuar me mirënjohje edhe mbështetjen financiare nga bashkëqytetarët, të cilën e ka cilësuar si shumë të vlefshme në këtë periudhë.

Një falënderim të posaçëm ia ka dedikuar avokatit të tij, Gvozden Grgur, për angazhimin dhe profesionalizmin.

“Avokati im kryesor ka qenë profesional, i palodhshëm dhe i përkushtuar në luftimin për drejtësi dhe mbrojtjen time në çdo hap,” ka shkruar Spahiu, duke falënderuar edhe përkthyesin që ka qenë mbështetje e rëndësishme në proces.

Në fund, Spahiu është shprehur i prekur nga reagimi i qytetarëve pas lirimit të tij.

“Gëzimin që po shoh në sytë e njerëzve, dashurinë dhe lumturinë për lirimin tim, nuk mund ta përshkruaj me fjalë,” ka përfunduar ai, duke uruar: “Zoti ju bekoftë të gjithëve.”