div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Haliti: Ftoj qytetarët për mobilizim, t’i japim fund keqqeverisjes

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka bërë një thirrje publike për mobilizim të strukturave dhe mbështetësve të kësaj partie duke theksuar se ky subjekt mbetet “forca e madhe e vlerave kombëtare dhe shtetformuese”.

Ai ka thënë se duhet t’i ipet fund keqqeverisjes dhe qytetarëve t’iu kthehet shpresa, shkruan Reporteri.net.

“T’i japim fund keqqeverisjes. Ta kthejmë shtetin në binar. Qytetarëve t’ua rikthejmë shpresën”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

PDK mbetet forca e madhe e vlerave kombëtare dhe shtetformuese.

Ftoj qytetarët dhe çdo aktivist të PDK-së për mobilizim. Koha është tani.

T’i japim fund keqqeverisjes. Ta kthejmë shtetin në binar. Qytetarëve t’ua rikthejmë shpresën.

 

U zu me 120 kilogramë drogë në autobus, gjykata merr vendim për të arrestuarin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj B.K. që më 21 nëntor me autobus u kap teksa transportonte 120 kilogramë marihuanë nga Shqipëria drejt Kosovës.

Ai dyshohet për veprën penale të shitblerjes së paautorizuar të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.K., më datën 21.11.2025, me autobusin me targa …, ka transportuar substancë narkotike nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, me qëllim që substanca narkotike të dërgohet në vendet ndryshme evropiane. I pandehuri është  ndaluar me autobusin të cilin po e drejtonte, në të cilin autobus, nën karrige kishte bunkerë të modifikuar ku janë gjetur qese najloni të cilat ishin të mbushura me substancë narkotike që dyshohet se është marihuanë dhe me peshë të përgjithshme rreth 120kg”, thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Paralajmërim për vërshime, rrezikohen këto rajone në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka lëshuar një Njoftim Hidrometeorologjik, duke paralajmëruar rrezik të mundshëm për vërshime në ditët në vijim.

Niveli i alarmit është caktuar si “i verdhë”, transmeton Zeri.info.

Njoftimi, i lëshuar sot më 22 Nëntor 2025, sinjalizon se situata e paqëndrueshme hidrometeorologjike do të vazhdojë, duke sjellë reshje shiu dhe bore nga sot prej orës 18:00.

“Duke pasur parasysh, situatën e përgjithshme të paqëndrueshme hidrometeorologjike gjatë këtyre ditëve, e cila do të përcillet me reshje, duke shkaktuar rrjedha vërshime në disa zona të vendit. Aktualisht lumenjtë në tërë vendin janë në rënie të ngadaltë, por reshjet e shiut të cilat parashikohet të bien gjatë orëve në vazhdim, sidomos në pjesën lindore (Pellgun e Moravës së Binçës), do të ndikojnë në ngritjen e niveleve sidomos atyre malorë dhe rrjedhshmërisë edhe lumit Morava e Binçës me degën kryesore Kriva Reka, të cilat mund të shkaktojnë vërshime. Situata e tillë do të dominojnë edhe në pjesë tjera të vendit, sidomos pjesa veri-lindore, (Pellgu i Llapit), qendrore (Sitnica) dhe jugore (Pellgu i Lepencit”.

“Moti është potencialisht i rrezikshëm. Fenomenet e motit që janë parashikuar nuk janë të pazakonta, por kërkohet kujdes nëse keni ndërmend të praktikoni aktivitetet e ekspozuara ndaj rreziqeve meteorologjike. Qëndroni të informuar rreth kushteve të pritshme meteorologjike dhe merrni masa për parandalimin e rreziqeve të shmangshme”, thuhet në njoftim.

IHMK sqaron se “moti është potencialisht i rrezikshëm”. Edhe pse fenomenet nuk janë të pazakonta, kërkohet kujdes dhe ndërmarrje e masave parandaluese.

Instituti apelon tek qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe të ndjekin këshillat e mëposhtme:

Informohuni: Qëndroni të informuar rreth kushteve të pritshme meteorologjike.

Kujdesi: Shmangni apo praktikoni me kujdes aktivitetet që ju ekspozojnë ndaj rreziqeve meteorologjike.

Parandalimi: Merrni masat e nevojshme për të minimizuar rreziqet e mundshme të vërshimeve. /Zëri

Bora mbulon këtë vend

Reshjet e borës përfshiu pjesën më të madhe të Kroacisë gjatë natës, duke krijuar kushte të vështira udhëtimi dhe duke nxitur paralajmërime nga meteorologët dhe autoritetet rrugore.

Bora që mbuloi pjesë të Kroacisë sot ka krijuar gjithashtu probleme të mëdha, raporton Index.hr.

Autostrada A1 është e mbyllur për të gjithë trafikun midis kryqëzimeve të Sveti Rok dhe Posedarje.

Përveç rrugëve që janë mbyllur, edhe një alarm i kuq për motin është lëshuar për rajonin e Rijekës.

Otocac
Otocac

 

 

Dafina Zeqiri: Është e tmerrshme që Big Brother lejohet ende të ekzistojë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka reaguar publikisht pas qarkullimit të disa videove në rrjetet sociale, ku shihen banoret e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena dhe Alba Pollozhani, teksa intimidojnë dhe bullizojnë banoren më të re të shtëpisë, Elijona Binakajn.

Pamjet, të cilat kanë ngjallur reagime të shumta nga publiku, kanë vënë në qendër të diskutimit mënyrën si trajtohen pjesëmarrësit brenda formatit, sidomos rastet ku sjelljet agresive shihen si pjesë e “argëtimit”.

Dafina, e cila shpesh ka shprehur qëndrime të forta kundër dhunës dhe bullizimit, këtë herë u shpreh tejet e indinjuar. Në një koment të lënë në rrjetet sociale, ajo shkroi: “Është e tmerrshme që Big Brother lejohet ende me ekzistu! Kur bullizimin, dhunën fizike dhe psikike e shfaqin si argëtim. TV duhej me qenë i sigurt për fëmije, jo me normalizu dhunë. Ku po shkon ky vend që këtë lejon vit pas viti?”

Reagimi i saj mori dhjetëra pëlqime dhe u shpërnda gjerësisht nga ndjekësit. Këngëtarja nuk u ndal me kaq. E pyetur nga një fans se pse institucionet nuk veprojnë, ajo shtoi edhe një koment tjetër kritik ndaj autoriteteve: “Po më duket kot flasim kur kryesorët e shtetit nuk marrin masa. Besoj që i shohin reagimet e të gjithëve po?”.

Reagimi i Dafinës ka hapur edhe një herë debatin për rolin e televizioneve në normalizimin e sjelljeve agresive, si dhe për përgjegjësinë që mbajnë platformat mediale dhe institucionet shtetërore në mbrojtjen e të rinjve dhe standardeve etike.

Big Brother VIP Kosova ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me kritikat e fundit.

Borë në Kroaci, veturat bllokohen në trafik

Dëbora që po bie sot në të gjithë Kroacinë po shkakton probleme serioze në trafikun rrugor, duke bllokuar disa akse dhe duke e bërë lëvizjen e automjeteve të vështirë.

Faqja meteorologjike Crometeo ka publikuar një video nga zonat pranë Splitit dhe Klisit, ku shihet se disa vetura kanë ngecur në dëborë, duke krijuar situata të vështira për drejtuesit e makinave dhe duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme në rrugë.

“Takimi vjetor i adhuruesve të gomave verore pranë Splitit,” shkruan faqja pranë videos së publikuar, duke ironizuar mbi faktin se shumë drejtues nuk e kanë marrë seriozisht nevojën për goma dimërore, pavarësisht kushteve të motit.

 

Edhe pse Dalmacia zakonisht nuk përfshihet në zonat ku pajisjet dimërore të veturave janë të detyrueshme nga 15 nëntori deri më 15 prill, kjo detyrë bëhet e detyrueshme sapo shpallen kushtet dimërore.

 

Kjo ndodh kur ka prezencë të dëborës ose akullit në rrugë, duke rritur ndjeshëm rrezikun e aksidenteve në qarkullim, raporton index.hr.

Me pajisje dimërore nënkuptohen goma dimërore të tipit M+S ose katër goma verore me të paktën 4 mm profil, si dhe zinxhirë dëbore që duhet të jenë gjithmonë të gatshëm për t’u vendosur në rrotat e makinerisë që lëviz.

Autoritetet këshillojnë drejtuesit e makinave që të përgatiten paraprakisht dhe të mos nisen në udhëtime të gjata pa kontrolluar gjendjen e rrugëve dhe pajisjet dimërore, për të shmangur situata të rrezikshme në rrugë. /Telegrafi/

‘Po barazojnë shkakun me pasojën!’ – Lladrovci i drejtohet Hamzës me kritika të forta

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, ka reaguar edhe sot në lidhje me zhvillimet në PDK.

Lladrovci ka thënë se përkundër deklarimeve të tij të qarta, gjendja në Drenas po promovohet normale dhe disfata po paraqitet si fitore, transmeton Zeri.info.

Shkrimi i plotë i Lladrovcit:

Uniteti është kusht i fitores për ta ndryshuar gjendjen e Kosovës

Përkundër deklarimeve të mija, të qarta si rrezja e diellit, mjegulla rreth Drenasit nuk po hiqet. Për fat të keq, nga disa eksponentë, gjendja po promovohet normale dhe disfata po paraqitet fitore.

Mësimi nga Drenasi, siç shihet, nuk pati efekt. Reflektimet në opinion nga ndonjë eksponent i lodhtë me ligjërata koti, apo nga z. Hamza që synon të barazoj shkakun dhe pasojën. Kjo nuk është rrugë për ta fuqizuar partinë as degën.

Uniteti është zotim i përkushtimit për qëllime më të larta se fati i një dege apo individi. Uniteti është kusht i fitores për ta ndryshuar gjendjen e Kosovës, e cila qëndron mbi çdo sakrificë tonën.

Situata në PDK kërkon ridefinim të qasjes dhe metodave të veprimit politik dhe organizativ. Kjo mund të bëhet duke u shërbyer me gjuhën e fitimtarëve me vizion, pa kushte dhe pa hile.

Shkurtpamësinë politike do larguar nga partia e krijuar nga heronjtë tanë të luftës dhe paqes, duke përfaqësuar breza të tërë me përkushtim atdhetar, për Kosovën shtet me vlera euro-atlantike. Ndryshe, keqbërësit e bedelët politikë do të mbesin shenjë dalluese e partisë shteformuese dhe shtetndërtuese.

‘Kjo bile s’po prekë burra të martuar’, eskalon Santiana i kthehet keq ndjekëses

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”, Santiana Maloku, ka reaguar ashpër në profilin e saj në Instagram, duke publikuar një mesazh ofendues të marrë nga një vajzë dhe duke kthyer një përgjigje të fortë publike.

Ky reagim vjen në kuadër të komenteve dhe ofendimeve të vazhdueshme që ajo pranon në lidhje me një incident të diskutuar gjerësisht brenda shtëpisë së BBVK 2, atë të prekjes me ish-banorin Buci.

Santiana thekson se lodhet duke marrë mesazhe me mbishkrimin “ke prekur burra të maruar dhe vetë je kon e lidhur”, madje Santi i cilëson ‘të poshtra’ femrat që i shkruajnë mesazhe të tilla.

Ajo ka shpërndarë një screenshot të një mesazhi të drejtpërdrejtë ku një përdoruese i shkruan me gjuhë të rëndë, duke e cilësuar ish-banoren si “jomorale”.

Kritikuesja i referohet drejtpërdrejt ngjarjes së “prekjes” të Santianës gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 2”, duke i thënë se të pakten banorja e këtij edicioni nuk po prek burra të martuar.

Santiana nuk e ka lënë pa kthyer përgjigje, duke iu drejtuar asaj me fjalë të ashpra. Ajo shkruan:

“Ja njerëz, çfarë mesazhesh më vijnë prej femrave sa të hap sytë me mëngjes! Nuk e di a e dini që ma keni lodhur prapanicën me atë ‘prekjen’ dhe me atë ‘ke qenë në lidhje’. U bëtë ju moralistet e pështira! Pse nuk doli asnjë tjetër t’i thoshte këto gjëra në sy, por gjithçka po bëhet vetëm nëpër internet? Femra të poshtra,” e revoltuar mbylli Santi përgjigjen e saj. /Prive By Liberta Spahiu

Edhe pse kanë kaluar pothuajse dy vite nga edicioni i dytë i BBVK2, disa ngjarje të ndodhura brenda mbeten ende gjerësisht të komentuara jashtë!

Maqedonci: Unë s’komunikoj s’i Agim Bahtiri, nuk mendoj që Gruda e ka pyetur Listën Serbe për të ardhur në seancë

Seanca që LVV e kishte thirrur para asaj ku Konjufca pritej të votohej si mandatar për kryeministër, ishte shoqëruar me një përplasje në mes të deputetit Agim Bahtiri dhe Përparim Grudës së PDK-së.

Bahtiri nga vendi me zë të lartë i kishte thënë Grudës “a e ke pyet Listën Serbe që ke ardhë këtu”, gjë që kishte nxitur reagimin e deputetit të PDK-së.

Lidhur me këtë përplasje dhe gjuhë të Bahtirit drejtuar Grudës, ka folur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në një intervistë në Kallxo.com, Maqedonci e ka cilësuar si qëndrim personal gjuhën e Bahtirit dhe ka thënë se personalisht mendon se Përparim Gruda nuk e ka pyetur Listën Serbe.

“Personalisht mendoj që Përparim Gruda nuk e ka pyetur Listën Serbe që të jetë apo mos të jetë në Kuvend”, ka deklaruar Maqedonci.

“Unë si profesionist, e as në karakterin tim, s’e kam të theksuar aspektin e këtij lloj komunikimi. Është qasje individuale”, ka thënë Maqedonci.

Arrestohen tri serbe në veri

Policia e Kosovës të premten në fshatin Qirikoviq të Leposaviqit, ka arrestuar tri femra, shtetase të Serbisë.

Ato dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin, transmeton Zeri.info.

“Me vendim të prokurorit njëra nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerat janë liruar”, thuhet në raportin e Policisë.