div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Trafiku Urban me njoftim të rëndësishëm, ja kur do të rifillojë qarkullimi i autobusëve

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, më herët ka njoftuar se nga nesër, trafiku publik nga Trafiku Urban do të ndërprehet për shkak të buxhetit të cilën nuk ia ka dhënë qeveria në detyrë, kryqytetit.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar Trafiku Urban, duke thënë se do të ndërpritet qarkullimi i të gjitha linjave të trafikut urban.

Kurse për rifillimin e transporti është thënë se do të bëhet menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave.

“Trafiku Urban” ka thënë se ndërmarrja ka bilanc pozitiv dhe stabilitet financiar, por sipas tyre, vonesat e Komunës së Prishtinës në shlyerjen e obligimeve ndaj Trafikut Urban, kanë ndikuar në krijimin e kësaj situate të paqëndrueshme.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, Gjatë ditëve të fundit jeni njoftuar për vështirësitë financiare me të cilat po përballet ndërmarrja. Si pasojë e këtyre vështirësive dhe mungesës së karburanteve, përkundër vullnetit tonë, jemi të detyruar të ndërpresim qarkullimin e të gjitha linjave të Trafikut Urban, duke filluar nga e hëna, 24.11.2025.

Shprehim keqardhjen tonë të sinqertë për pasojat që kjo ndërprerje do t’ju shkaktojë. Qarkullimi do të rifillojë menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave, të cilat i mundësojnë Komunës së Prishtinës të shlyejë obligimet e saj financiare ndaj ndërmarrjes.

Dëshirojmë të sqarojmë se ndërmarrja ka bilanc pozitiv dhe stabilitet financiar; megjithatë, vonesat e Komunës së Prishtinës në shlyerjen e obligimeve ndaj nesh kanë krijuar këtë situatë të paqëndrueshme.

Edhe një herë, u kërkojmë ndjesë qytetarëve për ndërprerjen e shërbimit të transportit publik, i cili do të mbetet i pezulluar deri në lëshimin e mjeteve./21Media

Bora mbulon edhe këtë pjesë të Kosovës, duke i dhënë pamje të mrekullueshme
Rugova e Pejës është zbardhur sot nga bora, duke krijuar pamje të bukura dimërore.

Qytetarët dhe banorët e asaj pjese kanë publikuar pamjet që ka marrë ku vend nga reshjet e para.

Rugova, e cila njihet për bukuritë e saj natyrore dhe për kanionin e thellë, ofron gjithmonë një pamje të bukur gjatë stinës së dimrit, duke u bërë kështu si vend i preferuar për shumë vizitorë qoftë vendor por edhe të huaj, për të kaluar pushimet dimërore por edhe për të shijuar skijimin.

Kujtojmë se meteorologët për sot kanë paralajmëruar reshje bore në viset malore për shkak të rënies së temperaturave.

Përparim Rama: Transporti publik ndalet nga nesër, buxheti ende i bllokuar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media ka ngritur shqetësime serioze për situatën financiare dhe institucionale në kryeqytet, duke thënë se qytetarët po rrezikohen si asnjëherë më parë, raporton Ekonomia Online.

“Në historinë e shtetit të Kosovës, rrallëherë kemi parë të rrezikohen qytetarët deri në këtë shkallë. Për herë të parë në historinë e Kosovës po ndodh që qeveria qendrore t’i bllokojë hyrat vetanake të Kryeqytetit, shërbime jetike të Kryeqytetit. Bëhet fjalë për funksione elementare për mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve tona. Më shumë se një vit, në mënyrë të vazhdueshme dhe plotësisht me dispozitat ligjore kemi kërku alokimin e buxhetit që i duhet kryeqytetit, por buxheti i Prishtinës është bllokuar për çështje politike. Ne kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit Murati për shkelje të ligjit; jemi drejtuar te kryeministri, te presidentja dhe te Gjykata Kushtetuese. Qytetarët e Prishtinës kanë mbetur pa paga”, tha Rama.

Ai bëri të ditur se situata ka arritur në pikën kritike, duke konfirmuar ndërprerjen e transportit publik nga dita e nesërme.

“Sapo e përfundova takimin me ndërmarrjen e transportit publik dhe, që nga nesër, transporti publik fatkeqësisht do të ndalet. Me keqardhje të thellë e them se nuk e kam besuar se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për shkak të çështjeve të biznesit”, theksoi ai.

Rama u bëri thirrje institucioneve qendrore që të ndërhyjnë menjëherë për të zhbllokuar situatën.

“Në cilësinë e kryetarit të kryeqytetit, qytetarët janë përcaktuar që unë ta drejtoj edhe për një mandat. Ju bëj thirrje të gjitha institucioneve, zyrtarëve dhe ministrave: veproni. Zgjedhjet kanë përfunduar, tani është koha t’u kthehemi punës”, shtoi ai.

Tentim-vrasje mes vëllezërve: Godet vëllain dy herë me thikë në qafë

Një incident i rëndë me pasoja serioze ka ndodhur të shtunën mbrëma në fshatin Gernqar të Komunës së Kllokotit, ku një person dyshohet se ka tentuar ta vrasë vëllain e tij pas një mosmarrëveshjeje familjare.

Ngjarja ka ndodhur më 22.11.2025 rreth orës 22:30, kur patrulla policore dhe ndihma e shpejtë janë njoftuar për një rast dhune në familje. Sipas të dhënave, i dyshuari Sasa Krcmarevic, pas një konflikti verbal me vëllain e tij S.K., ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur dy herë në qafë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, ku po vazhdon trajtimin mjekësor. Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar në vendngjarje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestare për krime të rënda, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Vrasje në tentativë”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e hetimeve dhe forenzika regjionale, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë siguruar provat materiale.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

E rëndë: Ndërron jetë në intensivë punëtori që mbeti pa oksigjen gjatë pastrimit të pusetës

Një ngjarje e rëndë me pasoja fatale është shënuar në Prizren, ku një punëtor ka humbur jetën pasi kishte mbetur pa oksigjen gjatë kryerjes së detyrës në vendin e punës.

Rasti lidhet me incidentin e ndodhur më 07.07.2025 rreth orës 12:40 në rrugën “Brigada 125”, ku viktima Besnik Hallaçi kishte qenë duke pastruar një pusete, kur për shkaqe ende të pasqaruara kishte mbetur pa oksigjen dhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

Fillimisht rasti ishte iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”, ndërsa dje është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë në repartin e kujdesit intensiv të Spitalit Rajonal në Prizren, si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të vdekjes.

“Kështu nuk pranohet te Juventusi” – Spalletti i vë kufirin Zhegrovës

Edon Zhegrova vazhdon të përballet me vështirësi për të siguruar një vend të qëndrueshëm në formacionin e Juventusit.

Sulmuesi kosovar nuk mori asnjë minutë loje në ndeshjen kundër Fiorentinës, duke shkaktuar reagime të shumta nga mediat dhe tifozët në Kosovë dhe Itali.

Sipas raportimeve nga gazetari italian Dario Pellegrini, Zhegrova u qortua nga trajneri Luciano Spalletti para ndeshjes. Kjo ndodhi pas një incidenti gjatë ngrohjes, ku sulmuesi kosovar u pa i acaruar nga thirrjet e tifozëve vendas.

Zhegrova iu drejtua publikut për t’u përgjigjur me një gjest, gjë që nuk i pëlqeu Spallettit. Trajneri italian e qortoi atë për reagimin e tij, duke theksuar se nuk është e pranueshme që lojtarët të reagojnë ndaj tifozëve në këtë mënyrë.

Ky moment ka ngjallur disa diskutime, pasi Zhegrova ka ende sfida për të fituar besimin e plotë të trajnerit dhe për të marrë një vend të rregullt në ekipin e Juventusit.

Tragjedi për ish-banorin e BBVA, humb fëmijën
Partnerja e ish-banorit të BBVA, Endrik Beba ka kumtuar një lajm të trishtë.

Përmes rrjeteve sociale, Klea ka njoftuar se ka humbur fëmijën.

”Qielli të mban tani, por zemra ime do të të mbajë përgjithmonë.” ka shkruar ajo.

Cifti janë prindër edhe të një vajzë, ndërsa shtatëzaninë e dytë ajo ka vendosur ta mbajë private, ku vetëm pas humbjes së foshnjes ajo vendosi që lajmin tragjik ta ndajë me ndjekësit.

Situata me buxhetin në Prishtinë, Rama ndërmerr këtë veprim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për media sot në ora 13:00.
Në njoftimin e komunës thuhet se arsyeja e konferencës është situata me buxhetin.

 

“Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për media lidhur me situatën financiare të krijuar si pasojë e bllokadës nga Ministria e Financave. Konferenca do të mbahet sot, në ora 13:00, në sallën e konferencave, objekti i vjetër i Komunës.”

Bora e parë zbardhë këtë qytet shqiptar

Gjatë orëve të fundit, në lartësitë mbi 1200 metra në juglindje të Shqipërisë janë shënuar reshje dëbore, të cilat kanë prekur kryesisht zonat malore.

Më të evidentuara janë Maja e Biglës në Dardhë dhe zona e Shtyllës deri në majën e Mashkullores, ku trashësia e dëborës varion nga 5 deri në 10 centimetra.

Firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin dhe qarkullueshmërinë e akseve, përfshirë edhe rrugën e Dardhës.

Dëborë është raportuar në pothuajse të gjitha zonat e thella malore të qarkut, por deri tani nuk evidentohen probleme me qarkullimin rrugor apo situata emergjente. Strukturat përgjegjëse po vijojnë monitorimin e situatës./euronews,al