div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Paralajmërohen përmbytje të mundshme në disa pjesë të Kosovës

Disa pjesë të Kosovës mund të përballen me përmbytje pasi parashikohen reshje të shiut të shtunën pasdite dhe të dielën, paralajmëroi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Në një njoftim në Facebook, instituti tha se e ka ngritur alarmin në nivel të verdhë, i cili nënkupton se moti është “potencialisht i rrezikshëm”.

Derisa niveli i ujit në lumenj në gjithë vendin ka rënie tani për tani, pasi ato kishin dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në pjesë të vendit më herët gjatë javës, pritet të ketë sërish rritje të nivelit të ujit, thuhet në njoftim.

Reshje të shiut parashikohet të ketë në pjesët, lindore, verilindore, qendrore dhe jugore të vendit.

Ato pritet të ndikojnë në ngritjen e niveleve në Lumin Morava e Binçës me degën kryesore Kriva Reka, të cilat mund të shkaktojnë vërshime.

“Situata e tillë do të dominojë edhe në pjesë të tjera të vendit, sidomos pjesa veri-lindore (Pellgu i Llapit), qendrore (Sitnica) dhe jugore (Pellgu i Lepencit)”, thuhet në njoftim.

Ky paralajmërim vjen pasi në fillim të javës, kryeqyteti i vendit, Prishtina, e ndërpreu mësimin në të gjitha shkollat e qytetit të martën, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe rrezikut nga përmbytjet.

Të hënën dhe të martën u raportua për vërshime të vogla në pjesë të vendit, të cilat nuk kanë shkaktuar viktima apo dëme të mëdha.

Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale.

Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.

Sot, pritet të bie borë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, shkruan Zeri.info.

Për shkak të uljes së temperaturave, IHMK-ja bën të ditur se, në viset malore parashihet të bie borë.

Reshjet e borës mund të përhapen edhe në disa zona mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 5 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image