div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“E mora në telefon se ma ndjeu zemra, por nuk e hapi”, miku i ngushtë i Shpat Kasapit tregon momentet e fundit me të

Një nga miqtë më të ngushtë të këngëtarit Shpat Kasapi ka ndarë sot momentet e fundit me të para se i ndjeri të largohej drejt Italisë.

Meti Myrtezani ka treguar se e ka përcjellë Shpatin për në aeroport dhe më pas ka folur me të edhe disa herë të tjera gjatë ditës së djeshme, deri në telefonatën e fundit që ai i kishte bërë rreth orës 22:00 por që këngëtari nuk kishte mundur t’i përgjigjej.

“Kur e kam marrë nga shtëpia për në aeroport kemi biseduar për punë familjare, shkonte në Itali për djalin, vetë nuk ka pasur probleme shëndetësore. Biseda e fundit ka qenë dje në orën 20:00.

“Më tha, vëllai jem jam me grip, jam ftohur. Sa mbarova punë me djalin. Të premten më tha të shkoja në aeroport. E kam marrë nga ora 22:00 se ma ndjeu zemra por nuk ma hapi. Më mori kunati vet nga ora 1 dhe më tregoi. Tani jam rrugës për në Itali se nuk mund ta besoj akoma. Edhe kur ka firmosur për në Big Brother kemi qenë bashkë në Top Channel”, tha Meti.

Miku i tij i ngushtë ka treguar edhe momentin e vështirë kur i është dashur që lajmin ta ndajë edhe me familjarët e Shpatit, duke u shpreh se e kishte të pamundur dhe nuk e përballonte dot përgjegjësinë që kishte.

“Kam qenë në mëngjes për t’i treguar mamit të vet. Nuk dija si t’ia thoja, se përballoja dot. I kam tregu motrës së vetë por nuk ndenja dot më pastaj”, u shpreh miku i tij, Meti Myrtezani.

“Shpati ktheu sytë nga djali në momentet e fundit”, rrëfimi rrëqethës i mikut të artistit

Vdekja e papritur e Shpat Kasapit ka tronditur familjen dhe gjithë popullin shqiptar.

Ai dyshohet se vdiq pas një sulmi në zemër gjatë qëndrimit në Itali, bashkë me ish-gruan dhe djalin – të cilin e kuronin atje.

Për momentet e fundit të artistit ka për RTSH-në, miku i tij Marigleni.

Ai ka treguar se në momentin që ka ndërruar jetë, sipas informacioneve që ka marrë nga Selvije Jao, Shpati i ka kthyer sytë nga djali.

“Në momentin që ka ndërruar jetë në biseda që pata me Selvijen ka dashur të thotë dicka dhe i ka kthyer sytë nga djali. Shyqyr që ishin bashkë dhe e pa për herë të fundit djalin aty pranë”, tha ai.

Mblidhet qeveria në detyrë, 14 pika në rend të ditës

Qeveria në detyrë do të mblidhet sot.

Në njoftimin për media është bërë e ditur se mbledhja do të nisë në ora 12:00.

Në rend të ditës në mbledhjen e sotme janë gjithsej 14 pika.

Në mbledhjen e ekzekutivit sot pritet të shqyrtohen propozim-vendimet për disa shpronësime. Po ashtu sot kabineti qeveritar në detyrë pritet të shqyrtojë propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në kategorinë e shpenzimeve “paga dhe shtesa” për nëntor 2025 për Ministrinë e Punëve të Brendshme.  /Reporteri.net/

“Hamdia” reagon pas fyerjeve ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 9-vjeçar: Falënderoj Allahun që nuk e kam takuar përballë …
Aktori kosovar Dardan Gashi ka bërë një reagim publik në rrjetin e tij social Facebook, pas një incidenti që pretendon se ka ndodhur me familjen e tij në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Sipas postimit të Gashit, djali i tij 9-vjeçar kishte marrë pjesë në programin shkollor për 28 Nëntorin, ku performoi me sukses duke kënduar këngën “Mora fjalë” dhe duke veshur simbole kombëtare, shkruan Indeksonline.

Pas programit, djali dhe nëna e tij kaluan në shesh, ku sipas Gashit, djali i preku pa qëllim këmbën njërit prej kalimtarëve.

Ky person, sipas aktorit, reagoi me fyerje të rënda dhe ofendime ndaj familjes dhe besimit të tyre, duke përfshirë edhe deklarata islamofobike. Gashi shprehu tronditjen e tij dhe theksoi se nuk do të tolerojë urrejtje ndaj familjes së tij.

Postimi i plotë:

“Skandal në një ditë gëzimi

Sot djali im 9-vjeçar pati programin shkollor për 28 Nëntorin. I veshur me pantallona të zinjë dhe me bluzën me shqiponjën dykrenare në gjoks, ai shkëlqeu në skenë bashkë me shoqet dhe shokët e klasës duke kënduar “Mora fjalë”. Na emocionuan të gjithëve – mua, bashkëshorten dhe fëmijët.

Pas programit, bashkëshortja mori fëmijët dhe shkoi te takohej me motrën e saj në sheshin “Zahir Pajaziti”. Nili, i emocionuar e i gëzuar, duke ecur në shesh preku lehtë këmbën e një djali rreth të 30-ave. Një prekje e pafajshme e një fëmije 9-vjeçar, i shoqëruar me nënën e tij të mbuluar… dhe kjo mjaftoi që ky tip i sëmurë nga islamofobia të shpërthente në ofendime ndaj një nënë me dy fëmijë të vegjël.

E shau, e ofendoi në mënyrën më banale. Dhe kur pa që po injorohej, ai vazhdoi me fyerje që s’kanë vend në asnjë shoqëri: “Juve duhet me ja sh*** edhe Muhamedit edhe Jezusit.”

I befasuar dhe i tronditur, Nili mori telefonin e nënës dhe më thirri për të treguar çfarë kishte ndodhur.

Falenderoj Allahun që nuk e kam takuar unë përballë. Sot lajmet ndoshta do të raportonin për një Dardan që as familja, as shoqëria, as kush nuk e kishte njohur “ashtu”. I mbushur me mllef vendosa të shprehem publikisht.

Ky tip është produkt i narrativave të atyre gerrgjylave të moshuar të “Lëvizjes së Deçanit” dhe pseudo-profesorëve si Blerim Latifi, që ushqejnë kokat bosh me urrejtje ndaj muslimanëve. Por duhet ta kuptojnë një gjë: çdo mllef ka një kufi. E kur shperthen, le ta dinë këta islamofobë që, vallahi, në damarët tanë qarkullon gjaku i Shaban Polluzhës e Azem Galicës.

Një betim po ua bëj: nuk kam krenari më të madhe sesa me e mbrojt nderin dhe familjen time, me çdo çmim”./Indeksonline/