div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Lushtaku mesazh Kurtit: Lidhi këto kudra!

Sami Lushtaku, kryetari i Skenderajt ka folur rreth deklaratës së tij rreth Adriana Matoshit ku u pyet se a e ka ndryshuar mendimin.

“Jo valla hiç se kam ndryshyar mendimin rreth Adriana Matoshit”, tha Lushtaku në “DebatPlus”.

Ai shtoi se Vetëvendosja e ka fut gjuhen e fyerjes, dhe se kurr më parë askënd ai se ka sharë.

Më tej ai pati një mesazh për Kurtin se ” lidhi këto kudra”.

Ai shtoi se ka dëshmor në lagjen Lushtaku dhe se nuk i lejohet ta fyjë regjionin ku jeton ai dhe lagjen e tij.

Serbia thotë se kanë arrestuar edhe një shtetas shqiptar: Iu gjet një flamur me logo të UÇK’së

Ministria e Brendshme e Serbisë, ka njoftuar se një shtetas shqiptar është arrestuar sonte në pikën kufitare në Merdare.

Siç raporton mediumi ‘Kossev’, atij i është gjetur një flamur me mbishkrimin e UÇK-së.

Personi i arrestuar është L.D, i lindur në vitin 1992.

Nga raportimi kuptohet se arsyeja e vetme është flamuri i kuq me emrin e UÇK-së.

Ky arrestim është bërë mbi akuzën për gjoja “Nxitje të Urrejtjes dhe Intolerancës Kombëtare, Racore dhe Fetare”.

Fituesi i ‘Big Brother’ kandidat për deputet

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, ka vendosur të mos heqë dorë nga ambiciet e tij politike. Djaloshi nga Vitia ka bërë të ditur se do të jetë sërish pjesë e garës elektorale në vend.

Screenshot

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Lumbardhi ka ndarë lajmin me ndjekësit e tij, duke postuar një foto me mbishkrimin e qartë: “It’s official. Kandidat për Deputet”. Ky konfirmim vjen në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që pritet të mbahen më 28 dhjetor.

Kjo shënon tentativën e dytë të Salihut për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës brenda këtij viti. Kujtojmë se ai e sprovoi veten fillimisht në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku garoi nën siglën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ndonëse ishte debutimi i tij në skenën politike, Lumbardhi arriti të siguronte një rezultat mjaft solid, duke grumbulluar mbi 6 mijë vota. Megjithatë, kjo shifër nuk ishte e mjaftueshme që ai të siguronte ulësen në parlament herën e parë.

Tashmë, me një bazë të konfirmuar votuesish dhe me përvojën e fushatës së parë, ish-banori i famshëm po kërkon sërish besimin e qytetarëve. Mbetet për t’u parë nëse popullariteti i tij dhe mobilizimi i ri do të rezultojnë me sukses në kutitë e votimit në fund të këtij muaji.

Prive By Liberta Spahiu

Limaj thyen heshtjen, tregon nëse do të ‘hyjë’ me PDK-në

Fatmir Limaj, kryetar i NISMA Socialdemokrate, ka thënë se bashkëpunimi mes tij dhe Partisë Demokratike të Kosovës do të mund të arrihej brenda një minute.

“Mendoj që për të ndërtuar diçka të përbashkët unë me PDK duhet një minutë, jo kohë për një minutë”, ka thënë Limaj në Debat Plus.

Limaj, njëri nga themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se elektorati i NISMA-s dhe PDK-së është i njëjtë.

Ai ka treguar se ka disponim në masë për një bashkim mes NIMSA-s e PDK-së, megjithatë sipas tij mungon vullneti për bashkëpunim.

“Është një disponim i tërësishëm pasi nuk kemi nevojë të japim shpjegime në elektorat, sepse është një brum i njëjtë sepse në esencë NISMA njerëzit e saj i ka të Partisë Demokratike të Kosovës. Duke u nisur nga këtu një minutë kohë na nevojitet për bashkëpunim nëse është vullneti. Kur është vullneti duhet një minutë”, ka thënë Limaj.

Ragip Xhaka zbulon vendimin definitiv: A po hyn në garë për deputet?

Babai i futbollistit të njohur Granit Xhaka ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.

Në një postim të hapur, ai shprehu mirënjohjen e tij për Partinë Demokratike të Kosovës dhe udhëheqësit e saj, duke veçuar ish-kryetarin Memli Krasniqi dhe kryetarin aktual Bedri Hamza, për besimin e dhënë gjatë viteve.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe për shkak të obligimeve familjare, profesionale dhe angazhimeve në Zvicër, kam vendosur që këtë herë të mos marr pjesë në garë,” tha ai.

Ragip Xhaka kishte kandiduar për deputet edhe në zgjedhjet e kaluar, mirëpo nuk kishte marrë votat e mjaftueshme për të zënë një vend në Kuvend.

Ai gjithashtu falënderoi qytetarët që e kanë votuar në të kaluarën, duke theksuar se mbi 18,000 vota janë një përgjegjësi dhe mirënjohje që do ta mbajë gjithmonë me krenari

Profesori filozof i VV-së thotë se nuk do të kandidoj për deputet

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe profesori universitar, Jahja Kokaj, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në një prononcim për Lajmi.net, ai deklaroi se vendimi i tij vjen si rezultat i përvojave të mëhershme në Kuvend, të cilat, sipas tij, kanë qenë të lodhshme dhe zhgënjyese.

“Unë kam vendos vetëm në mënyrë profesionale. Aty ka deputetë tylifar lloj injoranti. Unë i fitoj votat gjithmonë, por aty një numër i madh i njerëzve nuk e dinë për çfarë po flasin me të vërtetë. Nuk ka kauzalitet ajo që thonë, është diçka e trishtueshme kur shkon në dëm të kombit, shtetit dhe qytetarëve,” u shpreh Kokaj.

Ai tha se debatet e gjata e të pakuptimta në Kuvend ia shkaktonin madje edhe dhimbje koke.

“Pom kap dhimbja e kokës, kah 7 orë aty flasin për gjana që nuk i dinë hiç. Kjo është arsyeja pse nuk po dua,” shtoi ai për lajmi.net

Kokaj konfirmoi se ishte ftuar tre herë nga partia që të përfshihej në listën zgjedhore, por ai ka refuzuar.

“Tri herë më kanë thirrë me më fut në listë, por nuk po dua,” deklaroi ai.

E dhimbshme: U ther me thikë ne zemër, vdes 15-vjeçari

Ndahet nga jeta 15-vjeçari Erion Boba që u plagos rëndë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës më 25 nëntor.

I mituri nuk mundi ta fitojë betejën, ndonëse mjekët bënë të pamundurën dhe vetë 15-vjeçari luftoi fort për jetën.

Të shtunën e kaluar mjekët e nxorën nga intubimi por gjendja e të miturit u përkeqësua dhe e kthyen në intubim e më pas u dërgua në Tiranë.

15-vjeçari mori plagë të rënda në zemër dhe stomak, pasi u godit me thikë gjatë një sherri për motive banale mes dy grupeve adoleshentësh.

Autori i dyshuar një 14-vjeçar është arrestuar dhe nën akuzë për vrasje në tentativë.

Familja e Shpatit reagon sërish

Familja e artistit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka shprehur mirënjohjen e thellë për gjithë mbështetjen dhe ngushëllimet e pranuara pas humbjes së tij të rëndë. Në një reagim publik, ata falënderuan familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë dashamirët e muzikës që u bënë krah në ditët më të vështira.

“Faleminderit nga zemra secilit për respektin, lutjet dhe praninë tuaj. Falë jush, kujtimi i Shpatit u nderua ashtu siç e meritonte, me dashuri dhe mirënjohje,” shprehet familja në mesazhin e tyre.

Ata theksojnë se ikja e Shpatit në amshim përbën një humbje të madhe jo vetëm për ta si familje, por për gjithë komunitetin artistik shqipfolës dhe publikun që e ka dashur muzikën e tij ndër vite.

“Jeta është e tillë — sot jemi, nesër mund të mos jemi — e prandaj kujtimet e bukura mbeten pasuria që nuk shuhet kurrë,” shkruajnë më tej.

Në fund, familja Kasapi shprehet se buzëqeshja dhe energjia e Shpatit do të mbeten gjithmonë dritë për ta, duke falënderuar të gjithë ata që nderuan figurën e këngëtarit.

 

 

A po i ofron shteti siguri policore Dejona Mihalit? IPK aktivizohet, ja çfarë thonë

Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore do të aktivizohet për të konfirmuar pretendimet se një zyratre policore po i ofron siguri Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo është konfirmuar nga IPK për Klankosova.tv, pas interesimit të portalit nëse janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit.

“Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju njofton nuk ka pasur informacion  e as nuk ka trajtuar ndonjë rast të tillë. Sidoqoftë IPK në kuadër të autorizimeve ligjore do të verifikoj këtë informacion dhe pretendimet e ngritura dhe do ti trajtoj nëse të njëjtat bien në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve  ligjore të Inspektoratit Policor.”

Dyshimet se policja e Njësisë Speciale Operative (NjSO), M.Beadini, kujdeset për sigurinë fizike të Mihalit, u ngritën pasi u publikua një fotografi, ku shihen në një lokal, transmeton Klankosova.tv

Kujtojmë se Mihali nuk mban asnjë pozitë zyrtare në institucionet shtetërore të Kosovës, prandaj nëse verifikohet se asaj i ofrohet shërbim policor, është shkelje dhe keqpërdorim.

Lista e LDK-së po merr formë – këta janë disa nga kandidatë​t për deputet

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë, të udhëhequr nga kryetari i degës dhe njëherit kryetar i komunës, Ilir Ferati.

Qëllimi kryesor i takimit ishte caktimi i kandidatëve për deputet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Me vendim unanim, Kryesia e degës ka zyrtarizuar tre kandidatët që do të përfaqësojnë Istogun në garën zgjedhore:Serbeze Kabashi-Muçaj, Shkëmb Manaj, Besim Mulaj.

Njoftimi i plotë: