Haradinaj premton pagë mesatare 1100 euro dhe pensione 500 euro

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është nominuar të premten nga Këshilli i Përgjithshëm i partisë kandidat për kryeministër dhe bartës i listës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Në të njëjtën mbledhje, Këshilli ka miratuar edhe listën me 110 kandidatë për deputetë.

AAK-ja ka bërë publik edhe sloganin e fushatës për këto zgjedhje, “Krah Teje”, si dhe “ka miratuar programin zgjedhor të ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: qëndrueshmëria dhe trashëgimia, mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik, dhe siguria dhe integrimi euro-atlantik”.

Haradinaj ka deklaruar se kombinimi i lidershipit të guximshëm e vizionar të Aleancës, lista e gjerë përfaqësuese dhe programi i qartë i zhvillimit ekonomik, përbëjnë themelet e ofertës që AAK-ja i paraqet qytetarëve në zgjedhjet parlamentare.

Në programin ekonomik, Aleanca parasheh rritje ekonomike vjetore prej 7%, si dhe rritje të GDP-së nga 12 në 14 miliardë euro brenda mandatit katërvjeçar. Po ashtu, buxheti i shtetit synohet të rritet nga 3.3 miliardë euro në vitin 2025, në 4 miliardë euro në vitin 2026, për të arritur në 6.1 miliardë euro në fund të mandatit.

Sipas Haradinajt, kjo politikë buxhetore garanton stabilitet financiar dhe krijon hapësirë që pagat dhe pensionet të rriten që në vitin 2026 me 31%, duke arritur një pagë mesatare prej 1,100 eurosh dhe pension prej 500 eurosh, varësisht nga kategoritë. Ai ka bërë të ditur se pagat dhe pensionet do të harmonizohen çdo vit me zhvillimin ekonomik dhe inflacionin.

Një rritje të theksuar e parashikon edhe në kategorinë e investimeve kapitale, “e cila do të shënojë rritje prej 61% në vitin e parë të mandatit dhe do të arrijë në 240% deri në vitin 2029”.

Haradinaj ka theksuar se AAK-ja hyn në zgjedhje me qëllimin e rikthimit të normalitetit në vend, forcimit të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies, avancimit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, si dhe rikthimit të partneritetit strategjik me aleatët perëndimorë, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Krah Teje për Kosovën tonë të përbashkët. Na priftë e mbara!”, ka përmbyllur Haradinaj.

Kosova mëson kundërshtarët e mundshëm për grupet e Kupës së Botës

Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët e mundshëm për grupet e Kampionatit Botëror 2026, në rast kualifikimi.

“Dardanët” në muajin mars do të luajnë ndaj Sllovakisë në play-off, derisa në rast të kalimit tutje, përballet me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani, shkruan IndeksOnline.

 

 

Nëse Kosova fiton edhe ndeshjen e dytë, do të shkruaj historinë, ku për herë të parë do të luaj në një Kampionat Botëror.

Në hedhjen e shortit, në rast kualifikimi, Kosova do të jetë pjesë e Grupi D, bashkë me ShBA, Paraguain dhe Australinë.

AAK nominon kandidatin për kryeministër

Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së ka nominuar Ramush Haradinajn si kandidat për kryeministër dhe bartës të listës për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke miratuar njëkohësisht edhe listën me 110 kandidatë për deputetë.

Haradinaj njoftoi se slogani i AAK-së për këto zgjedhje do të jetë “Krah Teje”, ndërsa bëri të ditur se partia ka miratuar programin zgjedhor të ndërtuar mbi tri shtylla: qëndrueshmëria dhe trashëgimia, mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik, si dhe siguria dhe integrimi euro-atlantik.

Ai prezantoi projeksione ekonomike, duke përfshirë rritje ekonomike vjetore prej 7%, zgjerim të GDP-së në 12–14 miliardë euro brenda mandatit dhe rritje të buxhetit nga 3.3 miliardë në vitin 2025 në 6.1 miliardë euro në vitin 2029.

aradinaj paralajmëroi edhe rritje pagash dhe pensionesh prej 31% në vitin 2026, si dhe rritje të investimeve kapitale deri në 240% deri në fund të mandatit.

Sipas tij, AAK synon rikthimin e normalitetit në vend, rritjen e partneritetit me SHBA-në dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE. /teve1.info/

Dalin pamjet e performancës së Shpat Kasapit pak ditë para ndarjes nga jeta

Janë publikuar pamjet nga xhirimiet e fundit televizive në të cilat ka qenë pjesëmarrës edhe Shpat Kasapi.

Në një video shihet ai duke performuar me këngëtaren Big Mama. Kjo video ka përlotur publikun. Kjo përformancë ka pasur të shfaqet në fund vitë.

Videon mund ta gjeni në linkun e poshtëvendosur.

Publikohet performanca e fundit e Shpatit me Big Mamën, kjo e fundit shpërthen në lot

Avokati Koci thotë se jemi në luftë të pashpallur me Serbinë

Avokati Arianit Koci ka folur në lidhje me arrestimin qytetarëve të Kosovës në Serbi, duke thënë se ndaj Kosovës po zhvillohet një “luftë e pashpallur” nga Serbia.

Në një intervistë për Radio Dukagjinin, ai theksoi se institucionet e Kosovës duhet të tregojnë shumë më tepër vigjilencë dhe angazhim për të mbrojtur qytetarët e ndaluar arbitrarisht nga autoritetet serbe.

“E dini që ne me Serbinë jemi në një luftë të pashpallur. Edhe natyrisht, sa herë kemi tensione politike, qytetarët e pafajshëm po e paguajnë në një mënyrë apo tjetrën. Prandaj, edhe shteti duhet me qenë shumë më vigjilencë në këto raste shumë më aktivë edhe unë individualisht në çdo rast po tentoj me ndihmu por doni me kuptu që unë nuk kam fuqi aq sa mundet me pasë shteti i Kosovës dhe në asnjë rast nuk mund me i kryej punët e shtetit të Kosovës”, ka thënë Koci.

E dhimbshme: Ndërron jetë vogëlushja, Eliona Maliqi

Lajm i trishtë: Rahoveci humb një engjëll – Ndërron jetë vogëlushja Eliona Maliqi

Një ngjarje e rëndë ka prekur fshatin Pataqan i Epërm dhe mbarë komunitetin e Rahovecit, pas lajmit se ka ndërruar jetë vogëlushja Eliona Maliqi.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 05 dhjetor 2025, në orën 14:00.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë të afërmve.

Milaim Zeka paraqitet në SPAK, nuk dihet arsyeja

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gazetari Milaim Zeka është paraqitur sot në SPAK.

Nuk dihet se cila është arsyeja e paraqitjes së Zekës para institucionit të hetuesisë së Shqipërisë, i cili është themeluar si strukturë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Para hyrjes në objektin e SPAK, Zeka është parë duke u përshëndetur me disa prej gazetarëve që ishin në afërsi të SPAK.

Moscertifikimi i Listës serbe, PZAP-i merr këtë vendim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar sot vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, shkruan Gazeta Express.

Në vendimin e PZAP-së thuhet se aprovohet rekomandimi I Zyrës për Çertfikim dhe Kontroll Financiar në KQZ dhe Lista Serbe çertifikohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“APROVOHET ankesa e subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, e paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. protokolli 01/3562/2025, datë 02.12.2025, NDRYSHOHET vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. protokolli 01/3562/2025, datë 02.12.2025, ashtu që PRANOHET rekomandimi i Zyrës për Çertifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, i datës 02.12.2025, ÇERTIFIKOHEТ subjekti politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, thuhet në vendim.

Specialja merr këtë vendim të rëndësishëm ndaj Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar datën për fillimin e procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në njoftimin e fundit të Speciales bëhet e ditur se gjyqi i dytë kundër Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, nis më 24 shkurt 2026.

Sipas urdhrit të gjykatës, procesi do të zhvillohet në një bllok të vetëm deri më 6 mars, periudhë gjatë së cilës Prokuroria e Specializuar do të bëjë paraqitjen kryesore të provave.

Kritikat për Adelinën në rastin e Shpatit, flet Ema Ismaili

Mbrëmë në RTV Dukagjini, paneli përkujtimor për Shpat Kasapin solli jo vetëm emocione, por edhe një debat të nxehtë lidhur me një rastësi të dhimbshme.

Të ftuarit, përfshirë Big Mamën, Adelina Tahirin dhe gazetarin Labinot Nimani, shprehën kritika të hapura ndaj Adelina Ismailit. Arsyeja? Diva mbajti koncertin e saj recital të 40-vjetorit pikërisht në ditën kur u dha lajmi tragjik për vdekjen e Shpatit, por nuk e përmendi atë në asnjë moment gjatë mbrëmjes.

 

Sipas kolegëve, duke marrë parasysh që ngjarja ndodhi po atë ditë, një dedikim apo një moment heshtjeje ishte i domosdoshëm.

Megjithatë, në mbrojtje të saj doli tekstshkruesi i njohur, Avni Qahili. Ai argumentoi se presioni i një koncerti të tillë gjigant, stresi dhe agjenda e paracaktuar deri në detaj, e bëjnë pothuajse të pamundur ndryshimin e skenarit apo menaxhimin emocional të një lajmi kaq të rëndë në momentin kur je në skenë.

Ky arsyetim i Qahilit duket se ka prekur në shenjë te familja Ismaili.

Motra e Adelinës, Ema Ismaili, ka reaguar menjëherë përmes një “story”, ku ka postuar Avniun duke folur, të shoqëruar me fjalët: “I madh je Avni”.

Me këtë postim, Ema duket se e jep përgjigjen indirekte për kritikat e ditëve të fundit. /Prive By Liberta Spahiu