Kritikat për Adelinën në rastin e Shpatit, flet Ema Ismaili

Mbrëmë në RTV Dukagjini, paneli përkujtimor për Shpat Kasapin solli jo vetëm emocione, por edhe një debat të nxehtë lidhur me një rastësi të dhimbshme.

Të ftuarit, përfshirë Big Mamën, Adelina Tahirin dhe gazetarin Labinot Nimani, shprehën kritika të hapura ndaj Adelina Ismailit. Arsyeja? Diva mbajti koncertin e saj recital të 40-vjetorit pikërisht në ditën kur u dha lajmi tragjik për vdekjen e Shpatit, por nuk e përmendi atë në asnjë moment gjatë mbrëmjes.

 

Sipas kolegëve, duke marrë parasysh që ngjarja ndodhi po atë ditë, një dedikim apo një moment heshtjeje ishte i domosdoshëm.

Megjithatë, në mbrojtje të saj doli tekstshkruesi i njohur, Avni Qahili. Ai argumentoi se presioni i një koncerti të tillë gjigant, stresi dhe agjenda e paracaktuar deri në detaj, e bëjnë pothuajse të pamundur ndryshimin e skenarit apo menaxhimin emocional të një lajmi kaq të rëndë në momentin kur je në skenë.

Ky arsyetim i Qahilit duket se ka prekur në shenjë te familja Ismaili.

Motra e Adelinës, Ema Ismaili, ka reaguar menjëherë përmes një “story”, ku ka postuar Avniun duke folur, të shoqëruar me fjalët: “I madh je Avni”.

Me këtë postim, Ema duket se e jep përgjigjen indirekte për kritikat e ditëve të fundit. /Prive By Liberta Spahiu

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merr këto dy vendime

Qeveria në detyrë ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë dy vendime.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndarë 141 mijë e 680 euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shkruan Reporteri.net.

Është miratuar edhe kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për kursime dhe ndarje./Reporteri.net

E theri 4 herë me thikë pas një sherri në Tik Tok, vdes 15-vjeçari

Ka vdekur pas 9 ditësh në intubim 15-vjeçari i cili u plagos me thikë në zemër gjatë një sherri me bashkëmoshatarët e tij në Durrës.

Ngjarja ndodhi më 25 nëntor në rrugën “Laguna e Karavastasë”, në zonën e ish-Kënetës, ku të miturit kishin lënë takim me njëri-tjetrin me pretendimin për t’u “sqaruar” pas debateve online.

Të dy adoleshentët mbërritën në vendin e takimit të shoqëruar nga miq të tjerë dhe pas debatit me tone të ashpra situata degjeneroi në përleshje fizike, ku janë përdorur edhe sende të forta.

Gjatë konfliktit, 14-vjeçari me inicialet M.K. ka goditur me thikë katër herë 15-vjeçarin

Babai i 15-vjeçarit zbuloi pak ditë më parë se i biri ndodhej në intubim dhe mjekët po prisnin reagimin e trurit, që ai të dilte nga kujdesi intensiv, por adoleshenti nuk ka mundur të mbijetojë.

“SHBA dhe BE e duan një Qeveri pa Kurtin”

Një varg veprimesh të Qeverisë në detyrë dhe zyrtarëve të LVV-së së fundmi, sulmet ndaj mediave dhe mos certifikimi i Listës Serbe ngjallën reagime të ashpra të faktorit ndërkombëtar. SHBA dhe BE i cilësuan veprime që minojnë stabilitetin e Kosovës dhe të ardhmen e saj integruese. Analistët politikë thonë se këto qëndrime të aleatëve ndërkombëtarë përbëjnë një sinjal serioz, i cili duhet të trajtohet me kujdes nga institucionet e vendit.

Profesori, Jeton Kelmendi, vlerëson se reagimet e faktorit ndërkombëtar nëkuptojnë se ata po kërkojnë që në të ardhmen të ketë një Qeveri pa LVV-në.

‘’Ajo që ideale do të ishte, bazuar edhe në raportet e fundit që kemi me SHBA-të që Kosova të ndërtojë një Qeveri pa LVV-në. Sepse kemi parë reagimet nuk janë më siç i bëjnë diplomatët reagimet e balancuara, ishin shumë të hapur kishim reagimin e SHBA-së e cila emëron fajtorin kryesor LVV-në”, tha Kelmendi për RTV21.

Profesori i shkencave politike, Basri Muja, vlerëson se Lista Serbe nuk  duhet ta ketë vendin në Parlamentin e Kosovës për shkak të qasjes dhe veprimeve të saj kundër Kosovës. Por, sipas tij, këtë nuk e vendos KQZ-ja por institucionet e drejtësisë. Ndërsa, reagimet e faktorit ndërkombëtar profesori Muja i sheh me shqetësim, megjthatë mendon se nuk do të ndikojnë në përbërjen e formimit të Qeverisë së re.

“Unë nuk mendoj se kjo do të ketë reflektim në formimin e Qeverisë së ardhshme. Mendoj se Qeveria e re do të varët prej numrave të cilët do të dalin nga zgjedhjet. Nuk do të jetë lehtë sepse këto zgjedhje do të prodhojnë shumica të cilat kanë me qenë në gjendje që me zgjedhë përveç Qeverisë edhe presidentin e ri.”, tha Muja për RTV21.

Të dy profesorët Kelmendi dhe Muja e parashikojnë situatë sfiduese për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve. Kjo sipas tyre varet nga rezultati i zgjedhjeve dhe mundësia për të gjetur kompromis për ndarjen e pushtetit duke përfshirë edhe atë të presidentit. Prandaj presin një koalicion të madh paszgjedhor.

‘’Pozita e presidentit e detekton një koalicion të madh sepse duhen të jenë 80 vota. Partitë e deri djeshme do t’i kenë 61 vota, por çështja është më serioze sepse në fillim të marsit duhet edhe zgjedhja e presidentit dhe këtu ështëproblemi spese Albin Kurti do të tentojë që të prolongojë me ankesa që t’i çojë në pako që së paku të merr diçka në pushtet”, u shpreh Kelmendi.

“Përcaktuese do të jetë nëse ndonjëra prej partive do të fitojë 40 ulëse në Kuvend sepse ajo parti do ta ketë mundësinë e bllokadës për zgjedhjen e presidentit të ri. Mendoj se partitë do ta tejkalojnë vetën dhe do të kemi një koalicion të madh në mes të parës dhe të dytës sepse duhen 80 vota.”, u shpreh Muja.

Partitë politike shqiptare nuk kanë preferuar që të ketë koalicion të madh parazgjedhor. Ndërkohë, pas zgjedhjeve PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me LVV-në. Kjo e fundit ka thënë se është e hapur për bashkëpunime paszgjedhore./RTV21/21Media

“Dashuria nuk mbaron me vdekje”, Selvija kujton Shpatin me dedikim prekës

Vdekja e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi, ka tronditur shqiptarët, të cilët shprehën dhimbje për këtë humbje të hershme.

Këtë dhimbje çdo ditë e më shumë duket se po e përjeton nëna e fëmijës së tij, Selvija.

Ajo së fundmi përmes një postimi ka shprehur mungesën e Kasapit, duke treguar se e kujton edhe në lutje.

“Ka çaste kur bota hesht, dhe papritur kujtimi i tyre të godet zemrën si një valë e qetë. Të rikthehet buzëqeshja e tyre, zëri i tyre, mënyra si ta qetësonin shpirtin, dhe ashtu, pa e kuptuar, po mban lotët ndërsa shqipton një dua që vetëm Allahu e dëgjon. Në atë moment të kujtohet; dashuria nuk mbaron me vdekjen. Ajo thjesht pret ribashkimin në Xhehnet, inshaAllah”.

Haxhiu i reagon Lushtakut: Nuk lejojmë që ofendimi ndaj grave të kthehet në praktikë politike

Sami Lushtaku nuk ka treguar pendesë për fjalët e përdorura ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, të cilën e kishte cilësuar gjatë ditës si “niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie publike”.

Madje, gjatë një emisioni televiziv live, ai pati edhe një thirrje për kryetarin e partisë, Albin Kurti, duke thënë “lidhi këto kudra”.

Lidhur me këtë gjuhë, ka reaguar Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje

Ajo ka shprehur habinë e saj për mosreagimin e partisë së Sami Lushtakut pas përdorimit të gjuhës fyese ndaj deputetes Adriana Matoshi.

Duke shtuar se “Nuk lejojmë që ofendimi ndaj grave të kthehet në praktikë politike”.

“Jo, Sami, jo. As frika, as presioni nuk funksionojnë te gratë e Lëvizjes. Ti flet me banalitet. PDK: çele guri gojën çele. Asnjë nuk guxon me kundërshtu dhe kjo e bën problemin politik, jo personal. Ne nuk i nënshtrohemi kësaj gjuhe. Nuk lejojmë që ofendimi ndaj grave të kthehet në praktikë politike. Por kjo mendësi po bie. E dini ju krejt se nuk ia dilni me neve.”