Pensionohet legjenda e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

Këngëtari i mirënjohur i muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri, është pensionuar zyrtarisht nga skena artistike. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi emocional të djalit të tij, Korab Shaqiri, i cili ka ndarë një mesazh të veçantë me rastin e ditëlindjes së 65-të të babait.

Në dedikimin e publikuar, Korabi shprehet se edhe pse babai ka hyrë në moshën e pensionit, ai mbetet një figurë që “nuk plaket kurrë”, pasi e ka ndriçuar artin shqiptar me zërin dhe këngët e tij të paharrueshme, shkruan IndeksOnline.

“Gëzuar ditëlindjen e 65-të, babë i dashur, Ilir Shaqiri.
Edhe pse sot jam larg, zemra ime rri gjithmonë pranë teje, pranë zërit tënd që më rriti, këngëve të tua që u bënë histori, e shpirtit tënd që nuk njeh lodhje. Ti je nga ata burra që nuk plaken kurrë, sepse jetojnë në ndriçimin e artit, në thirrjen e misionit, në amanetin e këngës. Dhe vërtet, nuk ka pensionim për artistin, jo për një artist si ti, që ka vënë dritë e krenari në çdo shtëpi shqiptare”, ka shkruar Korabi.

Mes tjerash, ai falënderon babanë për sakrificat, këshillat dhe shembullin që i ka dhënë gjatë gjithë jetës, duke theksuar se kontributi i artistit do të mbetet i pavdekshëm në çdo shtëpi shqiptare.

 

 

Hetemi lë komunën e Leposaviqit: Isha gati edhe të vritem

Betimi dje u dha në 20 komuna të Kosovës, sikurse edhe në tetë komuna me shumicë serbe, përfshirë edhe Zubin Potokun e Leposaviqin në veri.

Në këtë të fundit ishte kryetar dikush që për ta ruajtur këtë pozitë, qëndroi i ngujuar në komunë plot 7 muaj.

Por për këtë Lulzim Hetemi ka deklaruar se jo që s’i bie hiç pishman, por thotë se aty ishte gati edhe që të vdiste krejt.

Ndërron jetë në QKUK i dyshuari për vrasje – (EMRI)

Një person i dyshuar në një rast vrasjeje ka ndërruar jetë në QKUK gjatë orëve të hershme të mëngjesit së djeshëm, ndërsa Prokuroria ka urdhëruar nisjen e hetimeve për sqarimin e plotë të rrethanave.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, rasti është raportuar më 05 dhjetor 2025 rreth orës 04:30 në Emergjencën e QKUK-së, ku ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e Meriton Ramadanit, rreth 45-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima ishte dërguar në Emergjencë mbrëmjen e 04 dhjetorit, rreth orës 23:00, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Pavarësisht trajtimit, më 05.12.2025 rreth orës 04:00 ai ka ndërruar jetë.

Informacionet e siguruara tregojnë se Ramadani ka qenë i shtrirë në Klinikën e Psikiatrisë Forenzike, pasi ishte i dyshuar në një çështje vrasjeje.

Njësia e Hetimeve ka njoftuar Prokurorin kujdestar për krime të rënda, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes dhe të sqarohen të gjitha rrethanat.

Hetimet janë në vazhdim.