div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Qytetarit i përkeqësohet gjendja, politikani kosovar i jep ndihmën e parë

Në një kafiteri në Prishtinë, sot një qytetar u përball me një gjendje të rëndë shëndetësore, e cila kërkonte  ndërhyrje të menjëhershme.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të ish drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi i cili është asambleist e dhe kandidat për deputet, qytetari mori ndihmën e parë në çastet vendimtare, deri në mbërritjen e ekipit mjekësor.

 

Kurti për reagimin e Ambasadës Amerikane mbi Listën Serbe: Unë jam kryeministër i Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe dhe reagimet e Ambasadës Amerikane dhe organizatave të shoqërisë civile, raporton Ekonomia Online.

Pyetjes për deklaratën e Ambasadës Amerikane, e cila kishte thënë se “Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse”, Kurti iu përgjigj shkurt se janë çështje të Ambasadës dhe KQZ.

“Ajo është çështje e Ambasadës Amerikane, është çështje e KQZ-së, unë jam kryeministër i Republikës së Kosovës”, tha ai teksa mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të stadiumit në Podujevë.

Demokracia në Veprim (DnV) ka reaguar në lidhje me vendimin për moscertifikim e Listës Serbe duke shprehur shqetësimin duke thënë se ky nuk është rasti i parë që KQZ devijon nga praktikat e mëparshme dhe nga vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme.

Rrahje mes disa personave në Prishtinë

Tre persona janë shoqëruar në polici mëngjesin e sotëm në Prishtinë, pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana, ka njoftuar edhe se si pasojë e rrahjes, një person ka pësuar lëndime.

“Sot rreth orës 09:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ‘Agim Ramdani’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast.

Nga informacionet e para dyshohet që një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Pllana

Burri i Albulena Haxhiut: Loti i së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Alban Krasniqi ka paraditen e sotme ka bërë një shkrim në “Facebook” rreth keqpërdorimeve, e me theks ato në kohë të fushatës.

“Loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë, në çdo kohë, sidomos në kohë fushatash”, ka shkruar Krasniqi.

Sulmohet zyrtari policor, i dyshuari ikën pas incidentit

Një incident i rëndë është raportuar dje në autoudhën “Ibrahim Rugova”, ku një zyrtar policor ka qenë viktimë e një sulmi fizik nga një person ende i paidentifikuar, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në afërsi të fshatit Ternje – Suharekë, teksa zyrtari policor po lëvizte jashtë detyrës zyrtare në drejtim të Prishtinës.

Ai kishte vërejtur dy automjete të ndaluara në shiritin anësor të autoudhës dhe, për shkak të mjegullës së dendur dhe kushteve të rrezikshme për qarkullim, u kishte kërkuar personave të merrnin masa sigurie për të shmangur ndonjë aksident.

Në ato momente, një person i panjohur, që dyshohet të ketë qenë me një autobus, e ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Pas incidentit, zyrtari është paraqitur në Stacionin Policor Suharekë rreth orës 21:30, ku ka raportuar rastin, ndërsa më herët ka marrë tretman mjekësor në QKMF Suharekë.

Burimet e besueshme, nga struktura të afërta me hetimin, bëjnë të ditur se Policia ka nisur kërkimet për identifikimin e të dyshuarit, por deri në këto momente ai nuk është hasur.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”.