div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Nora dhe Roberti prapë bashkë aty ku nuk pritej

Pasi surprizuan publikun me paraqitjen e përbashkët në emisionin “Robi plaket kur don vet”, ish-çifti i njohur Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë zyrtarizuar bashkëpunimin e tyre të radhës.

Atmosfera në studio, e cila u karakterizua nga batuta sportive, energji pozitive dhe performanca live me “Robi Band”, u prit mirë nga ndjekësit, duke u parë si një dëshmi e raporteve të tyre të maturuara pas ndarjes.

Gjatë emisionit, dyshja ndanë skenën duke interpretuar bashkë, moment ky që duket se ka shërbyer si pikënisje për t’u rikthyer si kolegë edhe në evente të tjera.

Tanimë është konfirmuar se Nora dhe Roberti do të jenë bashkë edhe në punë gjatë ditëve festive. Në rrjetet sociale po qarkullon posteri zyrtar, i cili njofton performancën e tyre të përbashkët më 2 janar. Kjo shënon një etapë të re në karrierën e tyre, ku përtej historisë personale, ata bashkojnë forcat për të sjellë atmosferë festive për publikun. /Prive By Liberta Spahiu

Mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës

Qeveria në detyrë do të mblidhet sot.

Mbledhja e Qeverisë do të mbahet në orën 10:00, është bërë e ditur në një njoftim nga Kryeministria.

10 pika janë në rend dite në mbledhjen e sotme.

Në mbledhjen e sotme ndër të tjera do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për Konfirmimin e obligimit të zbatimit të vendimeve të
CEFTA-s dhe protokolleve të saj dhe po ashtu do të shqyrtohen disa propozim-vendime për shpronësime./Reporteri.net/

Rendi i plotë i ditës:

Tërheqja e Trustit, vjen premtimi i madh

Tahiri zotohet: Nëse fitoj, do të nis diskutimin për tërheqjen e trustit

Tahiri paralajmëron ndryshime: Energjia më lirë, investimet nga diaspora pa TVSH

Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për vendimet e saj në sektorin e teknologjisë dhe pagave, duke theksuar se qytetarët janë dëmtuar.

Ai gjithashtu prezantoi programin e AAK-së për investime, tatime dhe zhvillimin ekonomik, duke premtuar masa konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe rinisë.

“Po çfarë ka bërë Kurti? Me një status në Facebook u lavdërua se si Kosova ka arritur suksese në teknologji, por e dini çfarë bëri me njerëzit e parë? Ua zvogëloi rrogat inxhinierëve dhe specialistëve të teknologjisë informative,” tha Tahiri.

Ai theksoi se AAK-ja me programin e tyre do të rrisè pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ka përcaktuar qartë pagat minimale në programin e saj.

“Ne i kemi dyfishuar pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Fati ynë është që dimë ku kemi gabuar; paga mesatare është e përcaktuar në program dhe është e kalkuluar. Paga minimale do të jetë 500 euro, ndërsa mesatarja do të jetë 1100 euro. Do të bëjmë gjithashtu zvogëlim të kostos së energjisë. Dhe nëse bëhem deputet, është zotim publik që do të nis diskutime për tërheqjen e një pjese të taksave,” shtoi ai.

Tahiri foli edhe për investitorët dhe diasporën.

“Ne zotohen në programin tonë se do të kemi zero tatim për investime nga diaspora, dhe investitorët që vijnë nga diaspora për hapjen e bizneseve do të jenë të liruar nga TVSH-ja për pesë vjet,” tha ai.

Duke folur për perceptimet e qytetarëve rreth diasporës, Tahiri theksoi:

“Njerëzit këtu mendojnë se ata në diasporë po kënaqen, por e vërteta është ndryshe. Ata kanë sigurim shëndetësor dhe shkolla të mira, por jeta nuk është e lehtë. Ne duhet t’ua tregojmë këtë realitet rinisë tonë,” përfundoi Tahiri.

Mirlind Daku bëhet baba për herë të parë, emri i bebes po tërheq vëmendje

Futbollisti i njohur Mirlind Daku dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur e bënë të ditur dyshja në llogaritë e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Vesa dhe Mirlind mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Miresa.

“Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”, shkroi Daku në postimin e tij. Ai gjithashtu publikoi një fotografi të vajzës së tyre të porsalindur, duke ndarë gëzimin dhe emocionin me ndjekësit e tij.

Urimin e bukur e bashkangjiti edhe vetë Vesa, e cila shkroi një mesazh emocionues:

Foto: Vesa Vllasaliu / Instagram

“Mirë se na erdhe, qikirushi jonë. Të uroj fat dhe shumë suksese në jetë!”

Vesa dhe Mirlindi tash e një kohë të gjatë janë bashkë porse rrallëherë kanë ndarë detaje nga romanca e tyre.