div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 12-vjeçares

Rasti është raportuar të enjten pasdite, rreth orës 16:00, kur Stacioni Policor Prizren ka pranuar informatën për vdekjen e një pacienteje në Qendrën Emergjente – Repartin e Pediatrisë. Pas njoftimit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se viktima kishte qenë e shtruar për trajtim një natë më herët, ndërsa vdekja e saj ka ndodhur pasditen e së enjtes.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i shtetit. Me urdhër të Prokurorit kujdestar të shtetit, rasti është iniciuar si hetim i vdekjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit. Rasti është kaluar për hetime të mëtejme.

Ndërsa, sot gjatë ditës së shtunë, 12 vjeçares do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e reja të fshatit Mushtisht.

Zbulohet shuma marramendëse që fituan Joshua dhe Jake Paul për meçin e tyre

Anthony Joshua e nokautoi Jake Paul në Miami në një ndeshje të organizuar nga Netflix, dhe të dy boksierët i shtuan ndjeshëm llogaritë e tyre bankare.

Mediat amerikane, si “Sports Illustrated”, zbuluan gjithashtu shumat që boksierët morën për ndeshjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm (e shtunë).

Netflix nuk kurseu asnjë shpenzim dhe u zbulua se u dha luftëtarëve një total prej 184 milionë dollarësh bruto.

Paratë u ndanë në mënyrë të barabartë, me Joshua dhe Paul që morën secili nga 92 milionë dollarë për pak më pak se gjashtë raunde boksi në Miami.

Sigurisht, një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave do të shkojë për taksat e tyre, por nuk ka dyshim se të dy, nëpërmjet sponsorëve, përfituan gjithashtu nga madhështia që shoqëroi ndeshjen.

Ndryshe, ndeshja përfundoi në raundin e gjashtë nga një nokaut i Joshuas, i cili erdhi pas tri rrëzimeve në raundin e pestë dhe një të katërti në raundin e gjashtë.

Abdixhiku prezanton 10 zotimet kryesore të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka prezantuar 10 zotimet kryesore të programit qeverisës të LDK-së, duke theksuar se bëhet fjalë për zotime të qarta, plane konkrete dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj secilit qytetar të Republikës së Kosovës.

I plotë:

Këto janë 10 zotimet tona kryesore. 🇽🇰

Zotime të qarta, plane konkrete dhe përgjegjësi ndaj secilit qytetar.

LDK ka program. Ka ekip. Ka vullnet.

Le të zgjedhim shpresën; për familjet, për të rinjtë, për të ardhmen.

 

Vdes në moshë të re mërgimtarja në Zvicër

Në moshën 33 vjeçare pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Shqipe Dumani.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë familjarët, duke shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Shqipes.

“Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Shqipe Dumani 3.12.1992 – 20.12.2025 | 33 vjeçe e cila, pas një lufte të gjatë, të rëndë dhe të guximshme, ka fjetur përgjithmonë”, ka njoftuar familja.

Varrimi i saj do të bëhet në Cyrih të Zvicrës.

E rëndë: Gjendet i vdekur në dyqanin e punës 42-vjeçari, pasi mori vesh lajmin nëna 72-vjeçare i jep fund jetës

Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme në dyqanin e tij me vegla pune, në lagjen Gurra të qytetit të Lezhës.

Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja e shtetasit A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë ka ardhur për shkaqe natyrale.

Policia shpjegon më tej se nëna e 42-vjeçarit, shtetasja P. M., 72 vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila  u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Ky është moti për nesër dhe ditët në vazhdim

E shtuna në Kosovë vjen me mjegull në mëngjes, ndërsa gjatë ditës në shumë rajone priten intervale kohore me diell, por mjegulla mbetet në disa lugina dhe zona të ulëta edhe gjatë ditës.

Temperaturat pritet të luhaten nga -3 minimalja deri në 9 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e shtuna sjellë mot me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi do të jetë me mjegull në zona të caktuara, kurse dita stabile me diell dhe vranësira lokale.

Edhe dita e diel pritet të jetë stabile, por pak më e ftohtë sidomos në disa zona ku do të fillojnë të fryjnë erëra verilindore, por asgjë serioze.

Fillimi  i javës së re sjellë ndryshim gradual të gjendjes sinpoptike. E hëna pa ndonjë ndryshim, kurse të martën masat ciklonike nga Mesdheu afrohen në viset tona duke sjellur erëra nga jugu dhe reshje kalimtare shiu fillimisht në Shqipëri, pastaj vonë edhe në pjesë të Kosovës. Borë njëherë vetëm në viset malore./MeteoBallkan

Punime në rrjet, këto janë vendet që do të mbesin pa rrymë të shtunën

Orari i ndërprerjeve të rrymës sipas rajoneve të shtunën me 20 Dhjetor:

Prishtinë

Punime nga pala e tretë

1.

Nga NS 35/10 [kV] Fushë-Kosova  do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Miradi e Epërme (Kodi: 15100019) nga ora  11:00 deri në ora 17:00

Vendet: Miradi e Epërme, Miradi e Poshtme, Interpres Kosova Sot, Al Trade, Petroll Oti Sllovenia dhe Imer Berisha “Bylmeti”.

Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas aprovimit të projektit.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Dragash do të ndërprehet:

LP 10kV J09 Bresana (kodi: 30036007) nga ora 09:00 deri 15:00

Vendet: Fshatrat : Blaq, Brodosanë, Buzez, Kuk, Kuklibeg, Zaplluxhë, Afariste : N.P.T “Mulliri”  Buzez, N.T.P. Qumshtorja Sharri Kuk dhe Restoran Opoja.

Arsyeja: Ngritja e shtyllave të tensionit të mesëm dhe bartja e rrjetit të tensionit të mesëm në shtyllat e reja sipas projektit në TS Zaplluxhë II (30036007024).

 * * *

Punime nga pala e tretë

1.

Nga NS 110/35/10[kV] Prizren 1  do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J02 Ortakolli 1 (kodi: 30000002 ) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Rrugët: 275 Beteja e Llapushnikut, 69 Haki Taha (një pjesë), 71 Kurtesh Hasani, 72 Mon Karavidaj, 74 Muharrem Hoxha (një pjesë), 75 Sinan Gegollaj, 76 Asdreni (një pjesë), 77 Trepça (një pjesë), 78 Sadik Rexha, 79 Sali Saramati, 80 Marie Ulqinaku (një pjesë), 81 Ulqini, 83 Gjon Sereqi (një pjesë), 84 Jakup Ferri, 85 Mihaill Grameno (një pjesë), 86 Isa Boletini (një pjesë), 87 Ali Hadri (një pjesë), 88 Vetim Shala, 89 Bije Vokshi dhe 89 Besnik Kastrati.

Arsyeja: Realizimin e hyrje daljeve në tensionin e mesëm sipas pëlqimit energjetik.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga  NS 35/10(20)kV Magure do të shkyqet-TR 2  (H05) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 00:00  deri ne ora 02:00.

Vendet: fshatrat: Baicë, Fushticë e Poshtme, Fushticë e Epërme, Kishnarekë, Krajmirovc, Krojmir, Mirenë, Nekoc, Resinoc, Rrezja (një pjesë) dhe Shalë, Blinaj (një pjesë), Dorajë e Madhe, Dobrajë e Vogël, Krojbardh (Dorajë e Madhe), Leshan(Gllanic) (një pjesë), Magurë, Medvec, Poturoc, Qylagë, Rrezja, Torinë dhe Vërshec, Harilaç, Rrafshina (Treshnjevkë), Sllatinë (një pjesë), Treshnjevk (një pjesë) dhe Vrellë e Goleshit (një pjesë), Vrellë e Goleshit dhe një pjesë e Sllatinës, konsumatorë komercial në fshatin Magurë, Medvec dhe Kodra e Goleshit, Terminali i ri i Aeroportit në fshatin Vrellë dhe AEC KOSOVA_Wind Power.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri – ndërrimi i kabllove 35 kV për shkak të tejnxemjes.

 * * *

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10kV J08 Sllovia (kodi: 41000003) nga ora 09:00 deri 16:00

Vendet: Dobratin, Gushtericë e Poshtme, Livagjë, Sllovi, Smallushë, Çollapek, Gllavicë dhe Marevc.

Arsyeja: Energjizimi i rrjetit të ri dhe trafostacionit të ri.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Malisheva do të ndërprehet:

LP 10kV J05 Carralluka (kodi: 82082001) nga ora 12:00 deri 13:00

Vendet: rrugët: 603 Adem Jashari (një pjesë), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), 610 Hisni Mazreku (1 konsumatorë.);fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës.

Arsyeja: Kyçja e transformatorit të ri sipas projektit TS Grantat – M.25.07.028.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10[kV] Lladovë do të ndërprehet:

LP 10kV J06 Zhegra (kodi: 61066006) nga ora 10:00 deri 11:00

Vendet: Zhegera, Lladova, Llashtica (nje pjese), Shurdhan, Pidiqi, Selishta, Qeliku, Haxhtë, Isufaj, Terziaj dhe Demirët.

Arsyeja: Kyçja e trafostacionit të ri në Projektin M.25.06.020 Zhegër.

5.

Nga TS 35/10[kV] Lladovë do të ndërprehet:

LP 10kV J13 Pasijanit   (kodi: 61066013) nga ora 11:00 deri 14:00

Vendet: fshatrat: Llashticë, Pasjan, Burin[cë dhe Muqi Baba.

Arsyeja: Kyçja e trafostacionit të ri në projektin M.25.06.020 Zhegër.

Arrestohet personi i ‘shumë kërkuar’

Me datën 27.11.2025, në Stacionin Policor Vushtrri ishte raportuar për një rast ku një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të ankuesit dhe në atë rast lëndime kishte pësuar një anëtare e familjes së ankuesit, e moshës së mitur.

Njësitet policore ishin përgjigjur në atë rast, ku kishin lokalizuar vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit të vendngjarjes kishin gjetur dy gëzhoja e gjithashtu në vendbanimin e të dyshuarit kishin gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë e cila dyshohej se ishte përdorur në atë rast si dhe 14 fishekë. Rasti ishte iniciuar ,,Vrasje e rëndë në tentativë”.

Pas veprimeve intensive, sot me datën 19.12.2025, hetuesit policor të Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin 58 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës

Pas intervistimit dhe procedurave tjera, me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor ne kohëzgjatje prej 48 orëve .