div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Supremja në Hagë merr vendim për Kadri Veselin

Gjykata Supreme  e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka rrëzuar kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga Gjykata Speciale përmes një komunikate për media.

“Më 19 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme, i përbërë nga gjyqtarët Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Christine van den Wyngaert dhe Daniel Fransen, ka rrëzuar kërkesën e Kadri Veselit për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila ishte paraqitur në mënyrë konfidenciale në nëntor 2025”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit, të datës 13 gusht 2025, përmes të cilit ishte konfirmuar vendimi i Trupit Gjykues për rrëzimin e kërkesës së Veselit për lirim të përkohshëm.

Gjykimi ndaj katër ish-eprorëve të UÇK-së nisi në vitin 2023, tri vjet pasi ishin arrestuar dhe dërguar në mbajtje në qytetin holandez.

Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.

Deklaratat përmbyllëse janë planifikuar për t’u paraqitur nga 9 deri 13 shkurt 2026 siç u bë e ditur javën e kaluar.

Iu përkeqësua gjendja derisa ishte…, policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve!

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e këngëtarit Shemsi Krasniqi.

Organet e rendit, njoftojnë se gjendja e tij shëndetësore iu përkeqësua derisa ishte në banesën e tij

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Prishtinë në “Rr. UÇK-së”.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Klankosova

“Zemra jonë u thye përgjithmonë” – Nëna e Shpat Kasapit me reagim emocional

Në një reagim emocional të publikuar së fundmi, Gjylymser Kasapi, nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka falënderuar publikisht të gjithë ata që qëndruan pranë familjes në këto momente të rënda.

Ajo shpreh mirënjohje, për familjen e saj, si dhe për shoqërinë në përgjithësi, kolegë e artistë nga të gjitha trevat shqiptare, për mbështetjen dhe ndarjen e dhimbjes pas largimit nga jeta të Shpatit.

Në mënyrë të veçantë, nëna e këngëtarit ndalet te Selvije Jao, bashkëshortja e Shpatit, të cilën e përshkruan si shpirtin e shtëpisë dhe si një grua të dashur për butësinë, çiltërsinë dhe moralin e saj. Ajo thekson përkushtimin maksimal të Selvijes jo vetëm si bashkëshorte, por edhe si nënë e shkëlqyeshme e nipit të vogël, Roelit.

Në mesazhin e saj, ajo zbulon se Shpati ndërroi jetë në krahërorin e Selvijes, mbi të cilët u hodh edhe Roeli, pa e kuptuar çfarë po ndodhte.

Por mes falënderimeve, ajo paralajmëron se çdo spekulim tjetër, do të dënohet jo vetëm moralisht, por edhe ligjërisht.

Në fund, ajo u bën thirrje të gjithëve që të lejojnë familjen të përjetojë dhimbjen e saj në qetësi, duke kërkuar respekt të veçantë për Selvijen, e cila sipas saj po e mban gjallë familjen në këto çaste të rënda.