26% e votave të numëruara, këta janë kandidatët më të votuar deri më tani nëpër parti

Janë numëruar 26 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të publikojë përditësimet.

Nga procesimi i 653 vendvotimeve, lideri i VV-së,  Albin Kurti deri tash ka marrë 88,730 vota.

Në listën e VV-së, Kurti pasohet nga Glauk Konjufca me 69,244 vota, Hekuran Murati  35,919 vota, Albulena Haxhiu 35,886 , Donika Gërvalla-Schëarz 31,384, Xhelal Sveçla 28,744, Hajrulla Çeku 26,694, Avni Dehari 23,547, Mimoza Kusari-Lila  21,430 e Ejup Maqedonci  20,020.

Ndërkaq te Partia Demokratike e Kosovës,  Bedri Hamza ka marrë 40,396 vota. Pas Hamzës, më i votuari deri tash është Arian Tahiri 19,460, ndërsa Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj e Rrahman Rama janë në top 10-she.

Te Lidhja Demokratike, që ka pësuar rënien më të madhe në këto zgjedhje, Lumir Abdixhiku  deri më tani ka marrë 19,179 vota, pasuar nga Hykmete Bajrami,  Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri e Janina Ymeri. Te LDK-ja, emra të rinj në këtë top-dhjetëshe janë Ukë Rugova e Janina Ymeri.

Tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas Ramush Haradinajt më së shumti vota ka marrë Daut Haradinaj, i ndjekur nga Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Burim Ramadani, Agim Çeku, Arbër Tolaj, Arton Demhasaj e Albana Bytyqi. Në këtë parti pra pritet që deputet të rikthehet Besnik Tahiri.

Ndodh edhe kjo: Vajza rrah nënën e saj, e bën për spital

Një rast i dhunës në familje është raportuar të hënën në qytetin e Pejës.

Sipas policisë, një femër kosovare është arrestuar nën dyshimin se është përleshur me nënën e saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar nga autoritetet kompetente.

Me vendim të prokurorit, ajo është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Fitorja e Kurtit merr formë, disa parti konfirmojnë votën në Kuvend

Lëvizja “Vetëvendosje”, e cila udhëhiqet nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të së dielës, duke iu ofruar 50 përqindëshit të rezultatit zgjedhor, shifër kjo më e lartë se sa bashkërisht Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas rezultateve prelimare në zgjedhjet e së dielës, partia e Kurtit ka fituar 56 mandate, ndërsa tri partitë tjera (PDK+LDK+AAK) kanë fituar rreth 45 mandate në legjislaturën e re. NISMA e Fatmir Limajt nuk e ka kaluar pragun zgjedhor prej 5%.

Përdallim nga zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, këtë herë LVV-ja lehtësisht mund ta formoj Qeverinë e re me mbështetjen e disa subjekteve politike nga radhët e komunitetit jo serb, raporton FrontOnline.

FrontOnline ka kontaktuar të hënën drejtuesit e disa partive nga radhët e komuniteteve joserbe, të cilat kanë shprehur gatishmëri për t’ia dhënë votat e tyre në Kuvend për formimin e Qeverisë “Kurti 3”.

Emilja Rexhepi, ish-nënkryetare e Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuese e komunitetit boshnjak, u shpreh se do të vazhdojnë bashkëpunimin me Albin Kurtin. Rexhepi ka qenë zv/kryeministre në Qeverinë “Kurti 2”.

“Ne kemi qenë partnerë të përhershëm të koalicionit që nga formimi i qeverisë Kurti 1 dhe do të vazhdojmë së bashku në qeverinë Kurti 3. Ne patjetër do të jemi pjesë e saj”, tha ajo për FrontOnline.

Rexhepi tha se është e kënaqur me rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje, pasi sipas saj ky rezultat nuk lë hapësirë që të tjerët të kushtëzojnë formimin e institucioneve.

“Jam e kënaqur që VV-ja shënoi këtë fitore të madhe, që nuk ka shumë hapësirë ​​që individët të na kushtëzojnë për formimin e institucioneve”, tha Rexhepi.

Nenad Rashiq, nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, parti serbe në Kosovë, ka folur për Front Online në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit me qeverinë e ardhshme “Kurti 3”.

Ai tha se do të bisedojë për mundësinë e koalicionit me Vetëvendosje dhe që gjasat janë shumë reale që të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme.

“Ne kemi bashkëpunuar deri më tani, do të bisedojmë sa i përket mundësisë së bashkëpunimit me qeverinë e ardhshme, gjasat janë shumë reale që mund të jemi në koalicion me Vetëvendosjen”, tha Rashiq.

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ka konfirmuar për Front Online se partia e tij do ta mbështesë qeverinë Kurti 3 me dy vota.

“Ne kemi qenë në qeverinë 2 “Kurti 2” dhe sipas gjitha gjasave do t’i bëjmë edhe 2 vota për Kurti 3 dhe sa më shpejt të krijohen institucionet”, tha Damka për FrontOnline.

Artan Asllani, nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, në një prononcim për Front Online tha se partia e tij ka garuar për një vend të rezervuar dhe deri tani ka fituar ulësen në Kuvend. Sipas tij, votat e diasporës dhe me kusht do të vendosin fitoren ose humbjen e tyre.

“Ne garojmë për një vend të rezervuar dhe garën e kemi me një koalicion, i cili u formua prej tri subjekteve politike dhe sipas rezultatit ulësen e kemi fituar ne kundrejt koalicionit kështu qe rol të rëndësishëm luajnë votat e diasporës dhe votat me kusht, tash po presim rezultatin dhe këto e vulosin fitoren tonë apo edhe humbjen”, tha ai.

Asllani tha se do ta votojë Qeverinë “Kurti 3” dhe shtoi se kjo nuk diskutohet, pasi edhe sipas Kushtetutës duhet të jenë pjesë e pozitës dhe të marrin përgjegjësi në qeveri.

“Ne do ta votojmë qeverinë Kurti 3, nuk diskutohet kjo çështje, ne si komunitete edhe me kushtetutë duhet me qenë pjesë e pozitës duhet me qenë pjesë e ndërtimit të Qeverisë dhe me marrë përgjegjësi ne qeveri”, deklaroi Asllani.

Duda Balje “rrëzohet” në prag, mbetet jashtë Kuvendit!

Partia Bashkimi Social Demokrat i Duda Baljes nuk ka arritur të futet në Kuvend pasi mori 2569 vota, kurse ish-deputetja ka arritur të marrë 2213 vota.

Iniciativa e Adrijana Hoxhiq që thotë se përfaqëson komunitetin boshnjak ka arritur të futet për herë të parë në Kuvend dhe Hoxhiq ka fituar mandatin.

Lidhur me këtë çështje, Duda Balje ka parashtruar ankesë në PZAP dhe ka deklaruar se të njëjtën do ta dërgojë edhe në Gjykatë Supreme dhe në Kushtetuese.

Në krah Duda Baljes i kanë dalë edhe 50 organizata jo qeveritare boshnjake në Kosovë, të cilat thonë se nuk pranojnë si përfaqësues ata politikanë që u zgjodhën me vota të komuniteteve tjera.

Numërohen 100% e votave të rregullta, ja renditja e partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Bazuar në këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke rrëmbyer 433 mijë e 394 vota(49,34%)

Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka siguruar 119 mijë e 201 vota.

 

 

Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.