div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Pas rezultatit të dobët, Abdixhiku bën lëvizjen e papritur në LDK

Pas rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pritet të japë dorëheqje.

Kështu ka mësuar Insajderi nga burime të mirëinformuara brenda LDK-së.

Sipas këtyre burimeve, Kuvendi i LDK-së pritet të mbahet javën e dytë të janarit, ku edhe do të parashtrohet zyrtarisht dorëheqja e Abdixhikut.

LDK në këto zgjedhje ka shënuar rënie të ndjeshme, me rreth 52 mijë vota më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara, duke humbur pesë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Serbia arreston dy shqiptarë në Merdare

Policia kufitare e Serbisë ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë në pikën kufitare në Merdar.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ata janë arrestuar pasi policia ua ka gjetur 30 kilogramë kokainë.

Të arrestuarit janë me inicialet S.L. (2002) dhe B.U. (2000). Të dy, siç deklarojnë ata, janë shtetas të Shqipërisë, transmeton Zeri.info.

Siç njoftoi MPB-ja e Serbisë, ata u arrestuan mbrëmë.

Konkretisht, gjatë kontrollit të një furgoni “Mercedes” me targa shqiptare në këtë kalim. Të dy u ndaluan deri në 48 orë, pas së cilës do të çohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje së bashku me një kallëzim penal.

Ata dyshohen për veprat penale të “Prodhimit të paautorizuar” dhe “Shpërndarjes së drogave narkotike.

Paga e 13-të, Kurti tregon se kur do të ekzekutohet

Punëtorët e sektorit publik pritet që pagën e 13-të ta marrin në fillim të vitit 2026-të. Kështu tha Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një vizitë që pati në Telekomin e Kosovës, e ku theksoi se në mbledhjen e parë të Qeverisë do të dërgohet vendimi për buxhetin e vitit 2026-të dhe ajo për pagën e 13-të.

“Për të gjithë punëtorët e administratës publike me ligjin e buxhetit për vitin 2026-të të cilin e kaluam njëherë në mbledhjen e Qeverisë me 31 tetor sivjet, pro të cilin tash në legjislaturën e 10 kur të konstitutohet Kuvendi do ta kalojmë në dy lexime. Kam thënë që me këtë ligj të buxhetit parashihet paga e 13-të kush punon 12 muaj në administratën shtetërore i ka 13 paga por paga e 13-të nuk merret në fund të vitit. Në dhjetorin e vitit 2026, por në vitin që do të nisë nesër. Do të merret në fillim të vitit, varësisht kur konstiutohet Kuvendi dhe sa shpejtë e formojmë Qeverinë. Pro në mbledhjen e parë përveç me vendimin për ligjin për buxhetin 2026, gjithashtu do ta kemi edhe vendimin që pagën e 13-të e jep në fillim të vitit, do t’i kemi edhe tri të tjera. Por mos ta përsëris veten nga fushata pra zgjedhjeve sepse ato përfunduan të dielën”, u përgjigj Kurti në pyetjen e gazetarëve.

A e mbështet Vjosa Osmanin për një mandat të dytë si presidente? Flet Albin Kurti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë  e ka bërë të të qartë synimin për një mandat të dytë në postin e së parës së shtetit.

Kryeministri Albin Kurti, pas shpalljes së fitores më 28 dhjetor tha se do të jetë bashkëpunues me partitë e tjera për çështjen e presidentit, por së pari tha se do të bisedojë me Osmanin.

Ai foli edhe sot për këtë çështje. Kurti përsëriti se siç tha ai, “shpejt” do të takohet me Osmanin për të diskutuar rreth kësaj teme.

Por, Kurti përmendi fillimisht konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, për çka tha se “bllokimet në konsitutimin e Kuvendit dhe pengesat për formimin e qeverisë së re tashmë janë inekzitente”.

“Ne së pari do të presim certifikimin e rezultati, duhet të konstitutohet Kuvendi dhe duhet ta shohim përbërjen e legjislaturës së dhjetë, dhe më pastaj të ecim tutje. Por ashtu siç kam thënë, sot është dita e fundit e vitit 2025, shpejt do ta takojë presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë njëherë bashkë për rrugën përpara. Por ju e keni parasysh se njëherë është kontituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe vetëm më pas është zgjedhje e presidentes apo presidentit”, theksoi Kurti para gazetarëve.

Mandati i Presidentes Osmani  përfundon në prill të vitit 2026. Ajo u zgjodh në këtë detyrë më 4 prill 2021. /Reporteri.net/

 

Merr vendim kryetari i kësaj komune: Nga janari, nga 200 euro për nënat lehona

Kuvendi Komunal i Kaçanikut ka miratuar unanimisht propozimin për mbështetjen financiare të nënave lehona, një nga premtimet e para të kryetarit të komunës, Sabedin Vishi.

Sipas vendimit të marrë, çdo nënë lehonë do të përfitojë mbështetje financiare në vlerë prej 200 eurosh, ndërsa zbatimi i kësaj mase do të fillojë nga janari i vitit 2026.

Kryetari Vishi e ka cilësuar këtë vendim si hap të rëndësishëm në fuqizimin e politikave sociale në komunë.

“Premtimi im i parë si Kryetar i Komunës së Kaçanikut për mbështetjen e nënave lehona, në vlerë prej 200 euro, sot u miratua unanimisht në Kuvend”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se përkushtimi i institucioneve komunale do të vazhdojë të jetë i orientuar drejt familjes.

“Zbatimi i këtij premtimi fillon nga janari i vitit 2026. Kujdesi për familjen dhe sidomos për fëmijët mbetet prioriteti ynë”, ka deklaruar Vishi.

Nga Komuna e Kaçanikut është bërë e ditur se detajet për kriteret dhe procedurat e aplikimit do të publikohen me kohë.

Paçarizi: Rezultati i VV-së s’është aksidental, e solli edhe paaftësia e opozitës

Opinionisti Rrahman Paçarizi ka komentuar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën të dielën, më 28 dhjetor.

“LVV ka bë veprime për të cilat e ka ditë me siguri që partitë opozitare nuk guxojnë me i kundërshtu.  Janë disa veprime të cilat i ka marrë VV që e ka ditë me siguri të 100 për qind që partitë opozitare nuk guxojnë me i kundërshtu sepse veç dëmtohen edhe më shumë”, tha Paçarizi.

Ai shtoi se “ne jemi një popull qyqarë, oportunë, dhe një popull që në vyen dikush që del përpara dhe na i kryen punët neve”.

Sipas tij, rikonfirmimi i Kurtit është i angazhimit të tij dhe i një opozite të dobët.

Kurti tha se do të flas me opozitën për presidentin, ky është qëndrimi i Bedri Hamzës

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza i ka kthyer përgjgije Albin Kurtit i cili para disa ditësh tha se pret bashkëpunim me opozitën për çështjen e presidentit, shkruan Periskopi.

“Unë e kam thënë që është proces i ndar. Unë pres fillimisht me u konstitu Kuvendi, me u formu Qeveria, me vazhdu punën dhe kur të vjen koha e presidentit ka mundësi qysh me u gjet formula qysh me u zgjedh presidenti dhe mos me u blooku vendi”, tha Hamza në konferencë