div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Gjykata merr vendim për Arianit Sllamnikun

Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se i ka caktuar një muaj paraburgim Arianit Sllamnikut, që dyshohet për dy vepra penale.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se nga periudha e papërcaktuar kohore e deri më datë 20.01.2026, në Gjilan, në rrugën ’’17 Shkurti’’, në lokalin e regjistruar si ‘’Consulence’’, i pandehuri, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, pa kualifikim përkatës profesional, pa licencë dhe pa autorizime ligjore për ushtrimin e veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike, përkundër se i vetëdijshëm se nuk posedonte kualifikime të posaçme dhe të domosdoshme sipas ligjit ka ushtruar veprimtari të kundërligjshme.

“Ashtu që në lokalin ‘’Consulence’’ ka kryer trajtime mjekësore dhe vizita mjekësore e këshilluese kinse për shërimin e Autizmit duke përshkruar e rekomanduar përdorimin e terapive të ndryshme të pa verifikuara e të pa konfirmuara, përkundër se nuk ka pasur njohuri e as kualifikim për këtë fushë mjekësore, ashtu që pas raportimit të lajmit për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme gjatë zbatimit të urdhër kontrollit UGJK nr.5/2026 nga NJHP në Gjilan, në lokalin ‘’Consulence’’, gjendet edhe një dëshmitar i cili pas marrjes së terminit kishte shkuar për tu konsultuar për trajtimin Autizmit, e po ashtu gjenden edhe medikamente të ndryshme mjekësore të cilat sekuestrohen”.

“Më këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”

“Gjithashtu i pandehuri edhe përmes komunikimit elektronik nga llogaria e tij dhe përmes telefonit, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin për veprimtarinë farmaceutike dhe rekomandimet e OBSH-së, ka kryer eksperimente mjekësore duke rekomanduar terapi farmaceutike të pa verifikuar për probleme shëndetësore konkrete, ashtu që pas vizitave të drejtpërdrejta apo edhe kontaktit përmes komunikimit elektronik tek persona të ndryshëm, kryesisht fëmijë të prekur nga spektri Autik ka rekomanduar, përshkruar dhe udhëzuar marrjen e terapisë të pa verifikuar dhe të pa testuar kinse për largimin e metaleve dhe shërimin e Autizmit dhe në këmbim të këtyre shërbimeve pranon shuma të ndryshme të pagesave, i vetëdijshëm se terapitë e këshilluara nuk ishin të testuara në njerëz dhe për probleme të tilla shëndetësore e për të cilat nuk kishte njohuri bazike as për efektet anësore.”

“Më këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave” nga neni 257 paragrafi 1 të KPRK-së. Gjyqtarja e  procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.”

Paralajmërohet protestë me 17 shkurt

Më 17 shkurt kur edhe Kosova feston festën e Pavarësisë së saj, organizatat e dala nga lufta njoftojnë se do të mbajnë protestë gjithpopullore në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’iu bashkohen dhe në këtë mënyrë të bëhet e ditur që krime ka kryer vec Serbia, e UÇK-ja bërë luftë për liri.

“Nën Organizimin e OVL-UÇK me 17 Shkurtë protestë gjithëpopullore pa dallim partish në mbrojtje të vlerave të luftës sonë të shejtë dhe në mbrojtje te Krerëve të UÇK-së. Andaj bashkohuni shqiptar kudo që jeni qe të jem së bashku në ketë protestë. Dhe t’ia bëjmë me dije kësaj gjykate se UÇK-ja ka bërë luftë për liri dhe s’ka bërë krime. Krime ka bërë vetëm Serbia”, ka shkruar ai.

“E shtrëngoi për fyti” – Djali ia mori jetën nënës, detaje tronditëse nga ngjarja në Dragash

Prokuroria Themelore ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit Ferzidin Boza për vrasjen e nënës së tij në Dragash.

I dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 par.1 nënpar. 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas kërkesës së prokurorisë, “i dyshuari F.B., më datë 20.01.2026, në fshatin Restelicë- Komuna e Dragashit, në shtëpinë e tij familjare ku jetonte së bashku me viktimën, me dashje privon nga jeta nënën e tij, viktimën T.B., në atë mënyrë që fillimisht e godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas e shtrëngon për fyti me duar, me ç’rast viktima nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes”.

Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së.

“Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftim.

Ngritet aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Sipas njoftimit, aktakuza ka lidhje me veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, raporton Periskopi.

Aktakuza është ngritur ndaj personit me inicialet M.A.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, e paraparë me nenin 217 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda. Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Nura: PDK-ja s’duhet ta votojë Vjosën Osmanin për mandat të dytë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura, ka vlerësuar se subjekti i tij politik nuk duhet t’i japë votën presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për një mandat të dytë në krye të shtetit.

Nura, në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka deklaruar se ky qëndrim lidhet me faktin se, sipas tij, Osmani gjatë mandatit të saj ka mbajtur qëndrime të njëanshme në favor të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kemi pasur një takim menjëherë pas zgjedhjeve, por nuk kemi diskutuar për këtë çështje. Unë personalisht mendoj që Vjosa Osmani nuk duhet të ketë votë nga PDK-ja dhe nga asnjë parti tjetër opozitare, pasi është parë qartë që ka mbajtur qëndrime pro Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Nura.Ai ka shtuar se PDK-ja do të duhej të dilte me një propozim të vetin për presidentin e ardhshëm të Kosovës, duke theksuar se figura që duhet propozuar duhet të jetë unike dhe përbashkuese.

Sipas Nurës, emri më i përshtatshëm për këtë post është Rifat Jashari.“Mendoj që ajo nuk duhet të vendoset më në sprovë. PDK-ja do të duhej të dilte me një propozim me një figurë unike dhe përbashkuese, një figurë që vazhdimisht ka kërkuar unitet dhe bashkim të spektrit politik. Në këtë mandat do të ishte e drejtë dhe e mirë që të propozohej Rifat Jashari për president të Kosovës. Do të ishte një nder për Kosovën”, ka theksuar ai.

I pyetur nëse një figurë si Rifat Jashari do të kishte përkrahjen e partive të tjera politike, Nura është shprehur optimist, duke thënë se beson që ai do të merrte votat e nevojshme edhe pa koordinim paraprak ndërmjet partive.“Nuk besoj që ndonjë parti do ta kundërshtonte ose do të gjente ndonjë metodë për t’iu shmangur votimit të një figure të tillë. Duke e ditur se Rifati në çdo tubim ka kërkuar bashkim të partive politike rreth interesit të përbashkët për Kosovën, kam besimin që posa të ishte shfaqur emri i tij për votim, ai do t’i merrte votat”, ka përfunduar Nura

E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në një aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut

Ka vdekur Nistret Zenel Xani, i cili humbi jetën tragjikisht sot në një aksident trafiku në Maqedonin Veriore.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit.

Njoftimi:

Me dhimbje të thellë njoftojmë se u nda nga jeta babai ynë i dashur, Nistret Zenel Xani, i cili humbi jetën tragjikisht sot në një aksident trafiku në Maqedonin Veriore.

Babai ynë ishte një njeri i ndershëm, punëtor dhe i përkushtuar ndaj familjes. Një burrë i fjalës, që jetën e ndërtoi me sakrificë, dinjitet dhe dashuri për të afërmit e tij. Ai ishte shtylla jonë, këshilltari ynë dhe shembulli ynë i forcës dhe durimit.

Humbja e tij na la një boshllëk të madh në zemrat tona, por kujtimi dhe vlerat që na la pas do të jetojnë gjithmonë me ne.

Falënderojmë të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ne dhe që na qëndrojnë pranë në këto momente të rënda.

U prehsh në paqe, BABË. 🕊️

Gaxherri: Ta krahasosh Albin Kurtin me Ibrahim Rugovën është si dritën me errësirën

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka deklaruar se figura e Ibrahim Rugovës është e vlerësuar ndërkombëtarisht dhe se kontributi i tij nuk mund të minimizohet apo të tjetërsohet për interesa politike.Sipas saj, çdo përpjekje për ta krahasuar Albin Kurtin me Ibrahim Rugovën është si me krahasu dritën me errësirën.

“Figura politike si Ibrahim Rugova janë të vlerësuara ndërkombëtarisht. Shumë gjëra nuk mund t’ia heqim e as t’ia shtojmë. Ne ia kemi parë hajrin fort, edhe nëse nuk jemi të vetëdijshëm me i kultivu ato ne e thyejmë qafën, sikur sot kur dikush pretendon me krahasu Albin Kurti me Ibrahim Rugovën është pikërisht si me krahasu dritën me errësirën” u shpreh ajo.Gaxherri rikujtoi se Rugova ishte përballur me kundërshtime, sulme dhe tentativa atentatesh, duke shtuar se situata sot është “relaksuar” krahasuar me periudhat e mëhershme të përplasjes politike.

Ajo kritikoi ashpër thirrjet e kryeministrit Kurti drejtuar elektoratit rugovian që t’i bashkëngjitet atij, duke pretenduar se ai “po ecën në rrugën e Rugovës”.“Sot ai e thërret elektoratin rugovian, jo të LDK-së, t’i bashkëngjitet, duke pretenduar se është në rrugën e Ibrahim Rugovës, qe ku shkon injoranca”, deklaroi Gaxherri.

Vota për Osmanin? Haziri zbulon kushtet e votimit

Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka konfirmuar se nuk ka ndodhur asnjë bisedë me LVV-në për ndonjë marrëveshje politike, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe përgjegjësisë politike në procesin e ndërtimit të institucioneve pas 28 dhjetorit.

Ai kërkon që partia të tregojë qartë vizionin e saj dhe mënyrën se si do të veprojë, duke nënvizuar mungesën e bisedave me Vetëvendosjen.

“Asnjë bisedë me VV. Duhet të na tregojë se si e sheh ndërtimin e institucioneve pas 28 dhjetorit e ka obligim para politikës,” ka thënë Haiziri.

Ai ka folur për rëndësinë e procesit politik dhe marrëveshjes për propozimin e Vjosa Osmanit për presidente, duke vënë në dukje se mënyra se si është ndërtuar formula aktuale e LDK-së lidhet drejtpërdrejt me deklaratat e fundit të Lumir Abidhixhkut për nevojën e një marrëveshjeje. Ai thekson se transparenca dhe koordinimi politik janë vendimtare për këtë proces.

“A ka votë për Vjosa Osmanin për presidente? Kush e propozon Vjosa Osmanin është shumë me rëndësi. Formula që e ka ndërtuar deri në këtë ditë ka të bëjë me deklaratën e Abidhixhkut që tha këto ditë se duhet marrëveshje për këtë,” ka deklaruar Haziri. /RTV21