div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Besi rigjen dashurinë, ndan momentin më të dashurën e re

Më në fund, misteri mori fund. Bes Kallaku sapo na dha provën më të fortë që zemra e tij është e kapur mat. Aktori i njohur i humorit ka vendosur të thyejë heshtjen dhe ta zyrtarizojë lumturinë e tij në mënyrën më të veçantë të mundshme.

Në një foto që po bën xhiron e rrjetit, Besi shfaqet dorë për dore me partneren e tij, por vëmendjen e rrëmben tatuazhi i ri në parakrah ku shkruhet qartë Ejona, shoqëruar me datën 25.12.2025. Me sa duket, Krishtlindjet e fundit sollën dhuratën më të bukur dhe një fillim të ri për aktorin.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, dedikimi poshtë datës, Trëndafil në kohë lufte, lë të kuptohet se kjo romancë është më e fortë se çdo sfidë. Burime për Prive By Liberta Spahiu konfirmojnë se çifti po shijon lidhjen prej muajsh, por kanë zgjedhur privatësinë absolute deri në këtë moment.

Besnik Bislimi konfirmon marrëveshjen me serbinë…

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është arritur pajtim me Serbinë për funksionalizimin e komisionit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Pas rundit të ri të dialogut në Bruksel, Bislimi deklaroi se tani mbetet që përfaqësuesit e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë të takohen “në javët në vijim dhe të përcaktojnë prioritetet e para për punën e komisionit të përbashkët”.

“Arritëm përfundimisht ta funksionalizojmë Komisionin e përbashkët për Personat e Pagjetur. Mbetet që në javët në vijim të takohen zëvendësit tanë dhe të përcaktojnë prioritetet e para të punës së Komisionit të përbashkët”, ka deklaruar Besnik Bislimi në fund të takimit.

Marrëveshja u arrit pas disa orësh bisedimesh që ndërmjetësi evropian në dialog, Peter Sorensen, zhvilloi veç e veç me Bislimin dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.

Në fund të këtyre takimeve, në orët e mbrëmjes u mbajt një takim i përbashkët, në të cilin marrëveshja u formalizua.

Rundi i ri i dialogut u zhvillua pas vizitës së Sorensenit në Prishtinë dhe Beograd javën e kaluar.

Për çështjen e personave të zhdukur, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2023 u pajtuan për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur.

Palët u pajtuan për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur gjatë një takimi trepalësh mes kryenegociatorëve në dhjetor 2024 në Bruksel.

Takimi i parë ishte paraparë të mbahej në janar, por pala serbe nuk pranoi të merrte pjesë për shkak të veprimeve për mbylljen e zyrave që mbështeten nga Serbia në Kosovë.

Takimi i sotëm është i pari në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës këtë vit.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë më 14 janar, Sorensen tha lidhur me dialogun se “kam shpresa se viti 2026 do të na japë atë që viti 2025 nuk na e dha”.

“Çfarë do të bëjmë ne është të sigurohemi që palët të ulen dhe të bisedojnë. Duhet ta gjejmë një mënyrë që kjo të ndodhë”, theksoi Sorensen në Prishtinë.

Ai tha se do të punojë për të gjetur një mënyrë që dy vendet fqinje të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë, në përpjekje për t’i normalizuar marrëdhëniet.

Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar takim të nivelit të lartë që nga viti 2023, pas rritjes së tensioneve mes tyre për shkak të një sulmi nga një grup serbësh të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe në shtator të atij viti.

Kurti – i cili pritet të jenë në krye të qeverisë së vendit edhe për një mandat të tretë katërvjeçar – e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me dorëzimin e të dyshuarit për sulmin në Banjskë të Zveçanit që la një rreshter të vrarë, Millan Radoiçiq.

Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës kur ndodhi sulmi dhe e mori përgjegjësinë për të. Beogradi nuk ka pranuar t’ia dorëzojë Kosovës atë, dhe thuhet se ai endet i lirë në Serbi.

Edhe Serbia ka kushtet e veta në dialog, siç e ritheksoi edhe Petkoviq pas takimit me Sorensenin më 16 janar në Beograd.

Kryenegociatori serb tha se përparimi në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku varet nga gatishmëria e Kosovës për ta themeluar një asociacion të komunave me shumë serbe.

Kosova dhe Serbia veçse arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimit, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, më 2023, por nuk janë duke e zbatuar atë.

Ndër pikat e marrëveshjes është edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por Prishtina nuk ka ndërmarrë hapa për ta përmbushur këtë kërkesë. /Rel

Limaj i humb 50 vota në “konakun” e tij

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatët për deputetë në disa komuna ka përfunduar, përfshirë edhe komunën e Malishevës.

Pas këtij procesi, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt, i janë hequr 50 vota. Limaj, i cili pretendonte të kalonte pragun zgjedhor, nuk arriti të fitojë as në vendlindjen e tij.

Më shumë vota se Nisma në Malishevë ka marrë Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas rezultateve përfundimtare pas rinumërimit, Limaj si kandidat ka grumbulluar gjithsej 6,885 vota në këtë komunë.

Kjo komunë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Asamble të Komunës, Kryesuesi u zgjodh me një ditë vonesë

Kuvendi Komunal i Junikut ka gjasa të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme për këshilltar lokal. MAPL me ligjin për Vetëqeverisjen Lokale obligohet ta njoftojë Qeverinë kur Komunat dështojnë ta zgjedhin Kryesuesin e Kuvendit të tyre brenda 30 ditësh nga themelimi.

Kuvendi i Junikut e kreu këtë votim në ditën e 31-të. Me ligj, Qeveria mund ta shpërndajë kuvendin lokal, që shkaku i shkeljes së afatit të përcaktuar me ligj konsiderohet jofunksional.

Ruzhdi Shehu më 12 dhjetor 2025 dha betimin për mandatin e dytë në krye të Junikut. Pos tij, në të njëjtën seancë u betuan edhe 15 asamblistët e Kuvendit Komunal, të dalë nga zgjedhjet e 12 tetorit 2025, duke themeluar kështu legjislaturën e re lokale në komunën e vogël të rajonit të Dukagjinit.

Për dallim nga Shehu që me betimin para Kuvendit Komunal nisi funksionalizimin e mandatit të ri në krye të qytezës, përfaqësuesit e zgjedhur të asamblesë së Junikut kishin për obligim ta kryenin edhe një detyrë: Zgjedhjen e kryesuesit të tyre. Brenda afatit të caktuar. Në rastin e kundërt u rrezikohet mandati të 15-ve.

Ligji për Vetëqeverisjen Lokale që rregullon funksionimin e Komunave dhe Kuvendeve të tyre Komunale, parasheh që kjo të bëhet brenda 30 ditësh nga themelimi i tyre.

Në rast se nuk ndodhë, i njëjti ligj, nënparagrafin a) të paragrafit të dytë të nenit 50, me automatizëm parasheh që Kuvendi i Komunës konsiderohet jofunksionues, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kuvendi i Junikut kryesuesin e zgjodhi tek më 12 janar 2026. 31 ditë pas betimit të kryetarit dhe këshilltarëve komunal, që nënkupton themelimin e legjislaturës së re lokale.

Në krye të saj u vu Leonard Llolluni i AAK-së, i cili i siguroi edhe votat e LVV’së, duke ia marrë kështu opozita postin e rëndësishëm LDK-së, e cila me Ruzhdi Shehun qeverisë komunën.

Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, në paragrafin 3 të Nenit 50, thotë se në raste të tilla kur kuvendi komunal konsiderohet jofunksional, pasi ka dështuar që brenda 30 ditësh ta zgjedhë Kryesuesin, Ministria përgjegjëse për qeverisje lokale [MAPL] e njofton Qeverinë e Republikës së Kosovës për mosfunksionimin e komunës.

“Qeveria mund ta shpërndajë kuvendin e komunës jofunksionues”, thuhet në të njëjtin paragraf.

Shpërndarja e Kuvendit të Komunës, në këtë rast, nënkupton me automatizëm shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme vetëm për 15 përfaqësuesit e Kuvendit të Junikut, por jo edhe për Kryetar të Komunës, i cili në balotazhin e 9 nëntorit siguroi edhe katër vitet e ardhshme në krye të Junikut, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Zgjedhjet e reja për kuvendin e komunës mbahen në pajtim me ligjin për zgjedhjet komunale”, thuhet në paragrafin e 4 të Nenit 50 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

Të pyetur rreth kësaj situate të krijuar në Junik, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, të enjten, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk kanë kthyer përgjigje nëse janë duke e shqyrtuar rastin dhe nëse Kuvendi Komunal atje do të shkojë në zgjedhje të reja, të jashtëzakonshme. As Qeveria e Kosovës nuk tregoi nëse janë njoftuar nga MAPL-ja për situatën në Junik dhe nëse do ta shpërndajë kuvendin e komunës jofunksionues.

Bazuar në Ligjin për Zgjedhjet Lokale, data e shpalljes së zgjedhjeve nëpër komuna, pas shpërbërjes së Kuvendit Komunal, kur janë të parakohshme shpallen nga Presidenti i vendit, jo më vonë se 10 ditë nga shpërbërja e Asamblesë, nëse brenda 5 ditësh nuk parashtrohet ndonjë ankesë tek Gjykata Kushtetuese.

“Zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen më herët se tridhjetë (30) ditë dhe jo më vonë se dyzetepesë (45) ditë pas shpërbërjes”, thuhet në paragrafin 4 të Nenit 4 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale.

“Zgjedhjet e parakohshme qeverisen përmes ligjeve të njëjta dhe rregullat e KQZ-së sikurse edhe zgjedhjet tjera, përveç se KQZ-ja mund të ndryshojë afatet kohore në rast se kjo nevojitet për shkak të rrethanave”.

Për dallim nga Juniku, Mitrovica e Jugut e “evitoi rrezikun për zgjedhje të reja komunale” duke mbledhur Kuvendin lokal në mbrëmjen vonë të 12 janarit 2026, para se të hynin në ditën e 31-të të afatit. Aty Kryesues u zgjodh Safet Kamberi i LDK-së që arriti marrëveshje bashkëqeverisëse me Faton Pecin, kryetarin e komunës nga LVV-ja.

Një amanet që u realizua! Selvije Kasapi jep lajmin e madh për të ardhmen e djalit

Selvije Kasapi, bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi, ka ndarë një mesazh falënderimi publik për mbështetjen e marrë në një moment të vështirë familjar.

Ajo bëri të ditur se, falë ndihmës së Leda Meçes dhe Bora Tartarit, familja ka arritur të sigurojë në kohë rekord një leje qëndrimi 3-vjeçare në Itali.

Kjo leje është një hap i rëndësishëm për shëndetin dhe të ardhmen e vogëlushit Roel.

Në mesazhin e saj, Selvija shprehet se Shpati do të ishte shumë i lumtur për këtë arritje dhe se ajo është e vendosur ta çojë deri në fund amanetin e tij./Indeksonline/

Këta janë kandidatët e LVV-së që humbën afro 300 vota nga rinumërimi në Malishevë

Rinumërimi i plotë i kutive të votimit po vazhdon edhe sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Nga gjithsej 75 vendvotime në Komunën e Malishevës, deri më tani janë rinumëruar 67 prej tyre, shkruan Insajderi

Të dhënat e deritanishme tregojnë se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje që ka humbur më së shumti vota nga rinumërimi është Valon Hoti me 277 vota më pak.

Pas tij renditet Gani Krasniqi.

Lista e kandidatëve të LVV-së me humbje votash në Malishevë është si më poshtë:

  • Gani Krasniqi – 253 vota
  • Adnan Rrustemi – 62 vota
  • Albin Kurti – 47 vota
  • Albulena Haxhiu – 22 vota
  • Glauk Konjufca – 22 vota
Rinumërimi i votave: Fetah Paçarizi shtyhet “kokë më kokë” me këtë kandidat të PDK’së për heqje votash

Fenomeni i heqjes së votave tek Partia Demokratike e Kosovës është shfaqur edhe në Komunën e Malishevës.

Teksa janë rinumëruar 71 nga 75 kuti apo 94,67 për qind të votave në Malishevë, janë shtuar dyshime për manipulim të votave, shkruan Insajderi.

Tek Partia Demokratike e Kosovës, numër i madh i votave i janë hequr kandidatit për deputet nga ky subjekt politik, Gazmend Maliqaj. Pra, 878 sosh.

Pas tij qëndron kandidati tjetër për deputet i PDK’së, Adnan Thaçi, me 689 vota të hequra.

Numër i madh i votave iu është hequr edhe kandidatit të famshëm të PDK’së, Fetah Paçarizit. Atij iu janë minusuar 610 vota. Numri total i votave të hequra në nivel vendi si shkak i rinumërimit i Paçarizit është 6,638.

Themelohet Bordi i Paqes, presidentja Osmani nënshkruan deklaratën përkrah Trumpit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbuloi “Bordin e Paqes” në Davos të Zvicrës, me ceremoninë e nënshkrimit ku morën pjesë rreth 20 vende, mes tyre edhe Kosova.

Bordi do të mbikëqyrë rindërtimin e Gazës dhe do të kërkojë zgjidhjen e konflikteve globale.

Deklaratën e pjesëmarrjes e nënshkroi edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Trump tha që Bordi i Paqes do të punojë me Kombet e Bashkuara për t’i dhënë fund konflikteve në botë.

Presidenti Trump tha se ky Bord e ka potencialin të jetë “një nga organet më të rëndësishme të krijuara ndonjëherë”, duke shtuar se është i nderuar që është kryetar.

“Po funksionon bukur… pothuajse çdo vend dëshiron të jetë pjesë e tij”, tha ai.