Vdes zyrtari policor

Ka vdekur zyrtari policor i Kosovës, Qamil Kukaj. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë në telegramin ngushëllues.

“Sindikatës së Policisë së Kosovës, me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit policor Qamil Kukaj, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kukaj, të afërmve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij”, thuhet në njoftim.

PK-ja vlerësoi lartë kontributin e Kukajt në këtë institucion, shërbim ky i cili do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje.

“Me respekt dhe mirënjohje do të kujtojmë kontributin dhe shërbimin e tij në Policinë e Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi!”.

Konjufca: E kemi vendosur kush do të jetë kryetar i Kuvendit

Glauk Konjufca ka thënë se Albulena Haxhiu do jetë përsëri kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Në një paraqitje para mediave të hënën, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka paralajmëruar se në mbledhjen e ardhshme të kryesisë së kësaj partie do të vendoset gjithçka.

“Unë mendoj që kryetaren e Kuvendit tashmë e kemi vendosur, ajo është zonja Haxhiu. Dhe ma merr mendja që do jetë propozimi i njëjtë”, tha Konjufca para mediave.

Konjufca tha se vullneti i partive për të mosshkuar në zgjedhje “duke më i sinqertë”.

“PDK më shumë qëndron në pozicione të cilat i kemi parë më moti, ato janë pozicione të vjetra që i kemi parë dhe u shprehën edhe në takim me Kryeministrin Kurti. Sa i përket LDK-së përshtypja jonë është që përkundër herave të kaluara, kësaj here ka vullnet më të madh për ta tejkaluar këtë moment në të cilin ndodhet Kosovë”, tha Konjufca.

Ai u shpreh se opsionet që dalin në tavolinë për marrëveshje, janë në përpjestim me vullnetin dhe sa më shumë ka gatishmëri për bashkëpunim rriten edhe opsionet për zgjidhje.

“Qëllimi pas dhjetori ka qenë që gjithqysh me shku në zgjedhje. Partitë opozitare nuk shikonin gjë tjetër… Tash mbetet të shihen zhvillimet e brendshme në LDK. LDK e ka krejt autonominë e vet për me vendos për gjërat e saj të brendshme. Nuk jemi këtu as për t’i komentuar ato, as për të këshilluar gjë sepse LDK është parti që ekziston moti në Kosovë dhe besoj që dinë me i rregullu punët e veta”, tha Konjufca.

“Zhduket” profili Jona Çitaku pas denoncimit të “Lule Gjeli”

Profili i famshëm fals me audiencë të gjerë që mbështeste iniciativat e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Jona Çitaku, është “zhdukur” nga Facebook-u.

Çitaku, e cila mbante një foto të gjeneruar me inteligjencë artificiale në profil, ka deaktivizuar profilin pas denoncimit të profilit “Lule Gjeli”, shkruan Insajderi.

Në bazë të një kërkimi në rrjetin social ‘Facebook’, profili në fjalë s’figuron aktiv.

Çitaku kishte interaktivitet dhe mbështetje të lartë në rrjetin social ‘Facebook’. Ajo shpërndante postime që mbështesnin iniciativat e pushtetit.

“Lule Gjeli” përdorte gjuhë denigruese, linçonte e fyente kundërshtarët politikë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Prokuroria Speciale ka hapur hetim dhe po e trajton rastin e profilit “Lule Gjeli”, pas të cilit dyshohet se është një shqiptar nga Kosova që jeton në SHBA, Gent Prokshi.

Prokshi dyshohet se ka afërsi me figura drejtuese të Vetëvendosjes. “Lule Gjeli”.

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi është ofruar të dëshmojë për personin që ai thotë se qëndron pas profilit. Ai tha se e ka takuar në Delaware më 2021.