Deputeti i VV-së: Nuk e dimë si i shkon Haradinajt në mendje të bëhet president, AAK-ja është e vogël dhe e parëndësishme

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar se nuk ka votë për Ramush Haradinajn për president, cili ka deklaruar tashmë se është i gatshëm ta pranojë kanidaturën nëse propozohet nga paritë opozitare.

Por, për këtë deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Bajrami tha se Aleanca është e vogël dhe e parëndësishme.

“Aleanca herën e kaluar është hidhëruar që nuk i ftuam në takime. Tash që ftuan nuk erdhën. Sinqerisht, nuk po i kuptoj. Nuk e di si mund të mendojë Haradinaj të bëhet president. Nuk e di si i shkon në mendje një gjë e tillë Aleanca është e vogël dhe e parëndësishme. Kjo është çështje terciare”, tha Bajrami i VV-së në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ish-kryetari i AKK-së,Ramush Haradinaj është shprehur i gatshëm që ta pranojë kandidaturën për president të Republikës së Kosovës.

Ai thotë se një gjë të tillë do ta pranonte nëse do të propozohej nga opozita.

“Nëse opozita do të hynte në garë me emrin tim si propozim për president, unë do të isha i gatshëm, nuk po ofrohem, por nëse ata e vlerësojnë se duhet të jem kandidat, do ta pranoja kandidaturën. Unë nuk ofrohem në një marrëveshje me Vetëvendosjen. Unë nuk kam qenë kurrë kandidat për president. Unë mendoj se duhet të ketë komunikim pozitë-opozitë. Nuk mundet VV që të imponojë kandidat siç ishte rasti i Feride Rushitit. Ose ajo ose zgjedhje”, theksoi ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj në “Këndi i Debatit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *