Ky është 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali

Personi që shihet në foto është 19-vjeçari Dion Emerllahu nga fshati Ramjan i Vitisë, i cili ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku në Itali, teksa po udhëtonte nga Franca drejt vendlindjes së tij.

Sipas njoftimit të Këshillit të Fshatit Ramjan, më 21 korrik 2026, Dion Emerllahu ishte nisur së bashku me familjen nga Franca për në Kosovë, për të kaluar pushimet dhe për të festuar ditëlindjen e tij.

Gjatë rrugës, në afërsi të Milanos në Itali, automjeti që drejtohej nga Dioni u përfshi në një aksident me një veturë tjetër. Pas përplasjes, 19-vjeçari u dërgua me urgjencë në një spital të zonës, ku për disa ditë luftoi për jetën.

Por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Dioni nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Ai u nda nga jeta më 24 korrik, pikërisht në ditën kur mbushte 19 vjet, në praninë e prindërve të tij.

Familjarët dhe banorët e Ramjanit e kanë përshkruar Dionin si një djalë të urtë e punëtor, i cili jetonte dhe punonte me prindërit dhe axhallarët e tij në Francë.

Këshilli i Fshatit Ramjan ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Emerllahu, prindërit e Dionit, axhallarët dhe të gjithë të afërmit, duke e cilësuar humbjen e tij si një dhimbje të madhe për gjithë fshatin.

Njoftimi për kohën e varrimit pritet të bëhet nga familja.

Deputeti i VV-së: Nuk e dimë si i shkon Haradinajt në mendje të bëhet president, AAK-ja është e vogël dhe e parëndësishme

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar se nuk ka votë për Ramush Haradinajn për president, cili ka deklaruar tashmë se është i gatshëm ta pranojë kanidaturën nëse propozohet nga paritë opozitare.

Por, për këtë deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Bajrami tha se Aleanca është e vogël dhe e parëndësishme.

“Aleanca herën e kaluar është hidhëruar që nuk i ftuam në takime. Tash që ftuan nuk erdhën. Sinqerisht, nuk po i kuptoj. Nuk e di si mund të mendojë Haradinaj të bëhet president. Nuk e di si i shkon në mendje një gjë e tillë Aleanca është e vogël dhe e parëndësishme. Kjo është çështje terciare”, tha Bajrami i VV-së në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ish-kryetari i AKK-së,Ramush Haradinaj është shprehur i gatshëm që ta pranojë kandidaturën për president të Republikës së Kosovës.

Ai thotë se një gjë të tillë do ta pranonte nëse do të propozohej nga opozita.

“Nëse opozita do të hynte në garë me emrin tim si propozim për president, unë do të isha i gatshëm, nuk po ofrohem, por nëse ata e vlerësojnë se duhet të jem kandidat, do ta pranoja kandidaturën. Unë nuk ofrohem në një marrëveshje me Vetëvendosjen. Unë nuk kam qenë kurrë kandidat për president. Unë mendoj se duhet të ketë komunikim pozitë-opozitë. Nuk mundet VV që të imponojë kandidat siç ishte rasti i Feride Rushitit. Ose ajo ose zgjedhje”, theksoi ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj në “Këndi i Debatit”.

Emocionon nëna e 24-vjeçares që vdiq në aksidentin e Komoranit: Nuk paska dhimbje më të madhe se kjo

Nëna e 24-vjeçares Rea Rakës e cila vdiq në aksidentin në Komoran, ka ndarë një mesazh prekës pas humbjes tragjike të vajzës së saj, duke shprehur dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta.

“Nuk paska dhimbje ma t’madhe për nji nane se kjo! Rea jem, asnjëherë nuk kom mendu që unë kam me t’përcjell për n’banesën e fundit, mirëpo jeta paska pas plane tjera. Nuk ka fjalë që t’përshkrun sa e mrekullueshme je. Dashnia për ty është e përjetshme, pusho e qetë engjëlli i nanës”, ka shkruar ajo.

Familja ka njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet të dielën, në orën 12:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

Rea Raka humbi jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku në Komoran, ku përveç saj, tre persona të tjerë kishin pësuar lëndime trupore.

E rëndë, mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Ramjan të Vitisë.

Dion Emerllahu ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku pranë Milanos, në Itali.

19-vjeçari po udhëtonte nga Franca drejt vendlindjes së tij për pushime dhe për të festuar ditëlindjen, të cilën e mbushi më 24 korrik, ditë në të cilën fatkeqësisht ndërroi jetë në spital. Lajmi ka pikëlluar familjen, të afërmit dhe gjithë banorët e Ramjanit.

Për kohën e varrimit, familja do të njoftojë më vonë.