Ermal Panduri paralajmëron zbulimin e profilit ‘Jona Çitaku’, aludon se pas tij qëndron një profesor nga Vushtrria

Moderatori Ermal Panduri ka paralajmëruar se së shpejti mund të zbulohet identiteti i personit që dyshohet se qëndron prapa profilit të rremë me emrin “Jona Çitaku”

“Fort shpejt do ta dimë se kush është Jona (Profa i Vushtrrisë) Çitaku…”, ka shkruar Panduri në Facebook, duke aluduar se profilin mund ta ketë menaxhuar një profesor nga Vushtrria. Megjithatë, ai nuk ka publikuar emër apo dëshmi të tjera lidhur me pretendimin.

Paralajmërimi vjen në kohën kur në rrjetet sociale ka nisur një fushatë për identifikimin e personave që dyshohet se fshihen pas profileve të rreme, të cilat ndër vite janë akuzuar për linçime, sulme dhe propagandë politike.

 

Debati mori hov pas zbulimeve dhe pretendimeve të bëra rreth profilit të njohur si “Lule Gjeli”, ndërsa tash vëmendja është zhvendosur te profile të tjera anonime që kanë qenë aktive në diskursin politik në Kosovë.

 

Fillon shpërbërja e Lëvizjes së Deçanit— Jep dorëheqje njëri nga themeluesit

Fillon shpërbërja e Lëvizjes së Deçanit— Jep dorëheqje njëri nga themeluesit, Pajazit Jashari

Pajazit Jashari, një nga themeluesit e Lëvizjes së Deçanit, ka njoftuar se ka ndërprerë prej kohësh çdo aktivitet socio-politik dhe se nuk përfaqëson më asnjë lëvizje. Ai tha se tashmë flet vetëm në emrin e tij, duke theksuar se heshtja e deritanishme ka qenë zgjedhje, e jo frikë.

Largimi i tij vjen në një kohë kur Lëvizja e Deçanit është nën hetim nga Prokuroria, pas dyshimeve që lidhen me përmbajtje fyese ndaj besimtarëve myslimanë nga anëtarë të kësaj lëvizjeje.

Në reagimin e tij, Jashari u bëri thirrje kritikëve që, nëse kanë akuza ndaj tij, t’i paraqesin publikisht me fakte dhe të mbajnë përgjegjësi për ato që deklarojnë.