Abdixhiku thërret Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së

Lumir Abdixhiku e ka ftuar për të enjten Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i LDK-së tha se thirrja e kuvendit u mor si vendim pas përfundimit të procedurave statutare të verifikimit të kërkesës së paraqitur nga delegatët.

“Në funksion të garantimit të rregullsisë, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit, Sekretariati i Përgjithshëm i LDK-së ka kryer verifikimin e të gjitha nënshkrimeve të dorëzuara, në përputhje me dispozitat e Statutit”, tha Lidhja Demokratike e Kosovës në një komunikatë për media.

LDK tha se nga procesi i verifikimit të nënshkrimeve u konstatua se “është përmbushur kriteri statutar prej së paku një të tretës (1/3) të delegatëve të Kuvendit, të nevojshëm për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm”.

Kuvendi është thirrur për të enjten, më 30 korrik, nga ora 18:00.

Vendi i mbajtjes së Kuvendit dhe detajet e tjera organizative, sipas komunikatës, do t’u komunikohen delegatëve në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Statuti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *