div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Paralajmërohen erëra të forta në kryeqytet, bëhet thirrje për kujdes

Komuna e Prishtinës dje ka njoftuar se nga mëngjesi i ditës së sotme, bazuar në paralajmërimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), pritet që të ketë erëra të intensitetit mesatar deri të fortë, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe ato kodrinoro-malore.

Lidhur me këtë paralajmërim ka folur drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica

“Është prognozë që do të mund të ketë erëra të forta dhe erëra të mesme të forta, në territorin e kryeqytetit, duke përfshirë edhe fshatrat, erëra më të forta sipas Insititut do të jenë në pjesën e Gollakut, pjesën lidore të kryeqytetit, por kjo nukm e përjashton mundësinë që do të ketë edhe erëra të forta në qytet”, tha ai në Klan Kosova

Fushtica njoftoi se nga sot ekipet e komunës ndodhen në terren.

“Ne sot kemi filluar, ekipet janë në terren duke i kontrolluar ndërtesat që kanë potencial të bien fasadat apo pjesë të kulmeve. Kemi intervenuar sot në mëngjes në Dardani dhe jemi duke shikuar të intervenojmë në disa pjesë të qytetit”, deklaroi ai.

Fushtica mes tjerash potencoi se qytetarët duhet t’i marrin pa panik paralajmërimet si ky.

“Duke mos shkaktuar panik, pra qytetarët duhet që ta marrin si pjesë normale, paralajmërimet që i jep drejtoria”.

Naser Rafuna nxjerr testin e IQ-së me rezultatin befasues

Naser Rafuna ka befasuar ndjekësit orët e fundit me një postim që zbulon një anë krejt tjetër të tij, atë të kapaciteteve intelektuale.

Aktori ka ndarë publikisht certifikatën e një testi të inteligjencës ku figuron me koeficientin 125, një rezultat që sipas standardeve ndërkombëtare e klasifikon atë në kategorinë e “Inteligjencës Superiore”. Kjo shifër tregon se ai renditet mbi mesataren e zakonshme të popullsisë, duke dëshmuar aftësi të larta konjitive.

​Por ajo që ka tërhequr vëmendjen më shumë është guximi i tij për ta krahasuar këtë arritje me mendjet më të ndritura të njerëzimit. Në mbishkrimin e tij, Rafuna përmend se të njëjtin nivel inteligjence e kishin edhe kolosë si Leonardo Da Vinci, William Shakespeare apo Jean Paul Sartre. Me humorin që e karakterizon, ai shkruan: “E tash a po i bjen qe edhe une… nejse,” duke lënë të kuptohet me ironi se tashmë bën pjesë në këtë grup elitar.

Kurti kthehet nga Davos, del me këtë njoftim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është kthyer nga Davos. Ai ka njoftuar se ka pritur në takim një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi.

Kurti ka thënë se me ta ka biseduar për bashkëpunimet kulturore dhe për lidhjet që letërsia i mban të gjalla mes hapësirave tona, si dhe për rolin e festivalit në forcimin e komunimikit përmes fjalës artistike, me theks të veçantë në prezantimin e letërsisë shqipe në Malin e Zi brenda programit të festivalit.

 

Qëllohet për vdekje taksisti shqiptar, la pas vetes 3 fëmijë

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes pas një incidenti me armë zjarri në fshatin Larum të qytetit Geel, në Belgjikë.

Viktima është identifikuar si shtetasi Marko Beka, banues në Geel dhe me profesion taksist.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, pranë një parku pas kishës në qendër të fshatit. Sipas mediave belge dhe autoriteteve, dyshohet se gjithçka ka nisur pas një debati që ka dalë jashtë kontrollit mes taksistit dhe disa klientëve. Pas incidentit, autorët janë larguar në këmbë dhe vijojnë të jenë në kërkim nga policia.

Dëshmitarë okularë kanë parë të shtrirë në tokë 45-vjeçarin dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë nga plagët e marra.

Zona u rrethua për disa orë, ndërsa në vendngjarje mbërritën hetues, laboratori kriminalistik dhe mjeku ligjor. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Marko Beka ishte babai i tre fëmijëve, të moshave 5, 11 dhe 17 vjeç, dhe drejtonte një biznes privat taksish në Geel. Bashkëshortja e tij, Izabela, e përshkruan atë si një njeri të qetë, të sjellshëm dhe shumë social, i dashur për komunitetin dhe pa konflikte me askënd.

Autoritetet belge bëjnë me dije se asnjë i dyshuar nuk është arrestuar ende, ndërsa apelojnë për informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Pyetet nëse do të bëhet myslimane, reagimi i Sarës ndez rrjetin

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni, njihet për komunikimin e hapur dhe pa doreza me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Një situatë interesante ka lindur së fundmi, kur një ndjekës e pyeti Sarën në Instagram: “A ke menduar ndonjëherë të bëhesh muslimane?”

Kjo pyetje, e cila prek një temë të ndjeshme siç është besimi, ka shkaktuar reagime të ndryshme në mesin e ndjekësve të saj.

Sara, e cila është e njohur për qasjen e saj të drejtpërdrejtë, nuk ka hezituar të japë një përgjigje të qartë.

Ajo ka shprehur se ndihet e plotësuar me identitetin e saj aktual dhe se nuk ka nevojë të ndryshojë besimin e saj.

Duke e shoqëruar këtë përgjigje me një foto të ëmbël ku shfaqet partneri i saj, Bardhi, duke mbajtur në krahë vajzën e tyre, Sara ka theksuar se lumturia e saj vjen nga besimi i saj aktual.

“E pse u dashka? Unë jam e krishterë dhe shumë e lumtur e e qetë me besimin tim,” ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se ndjenjat e saj për besimin janë të forta dhe të palëkundura.

Çifti, pavarësisht se vijnë nga sfonde të ndryshme, ka treguar se dashuria dhe respekti reciprok janë mbi çdo gjë.

Kjo tregon se ata e vlerësojnë diversitetin dhe zgjedhjet e njëri-tjetrit.

Sara duket se dëshiron të vendosë kufij të qartë kur vjen puna te zgjedhjet e saj shpirtërore.

Ajo e thekson se feja është një çështje individuale dhe se ajo nuk ndjen nevojën për të ndryshuar asgjë në këtë drejtim.

Kjo situatë na bën të reflektojmë mbi rëndësinë e respektit për zgjedhjet e tjetrit, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme si besimi. Si e tillë, historia e Sarës është një shembull i fortë i vetëdijes dhe integritetit personal.

 

Gjykata merr vendimin për të dyshuarit për manipulim me vota

Gjykata Themelore në Prizren i  ka caktuar nga një muaj paraburgim 23 të dyshuarve në rastin e manipulimit me vota për kandidatë për deputetë.

21 të pandehudit, O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B.,   D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J., dyshohen per veprën penale “falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216 par. 2 lidhur me nenin 31 të KP-së.

E pandehura A.V. dyshohet se  ka kryer veprat penale penale, falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2  të KP-së, dhe marrja e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 të KP-së.

Ndërsa G.P., në cilësinë e vëzhguesit dyshohet se  ka kryer veprat penale penale, Kanosja nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 te KP-së, dhe Dhenia e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 te KP-së.

Njoftimi i plotë:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj njëzetetre (23) të pandehurve , për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale

Prizren, 24 janar 2026– Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,  sot ka mbajtur katër (4) seanca dëgjimore, referuar kërkesave të Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj njëzetetre (23) të pandehurve, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit, kanosja, marrja e ryshfetit dhe dhënia e ryshfetit.

Gjyqtarët e procedurës paraprake, kanë marrë vendim si në vijim:

Njëzetenjë (21) të pandehurve, O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B.,   D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J., i’u është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se secili veç e veç  ka kryer veprën penale, falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2 lidhur me nenin 31 të KP-së.

Ndaj një (1) të pandehure, A.V.,, i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se  ka kryer veprat penale penale, falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2  të KP-së, dhe marrja e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 të KP-së.

Ndaj një (1) të pandehuri G.P.,  (në cilësinë e vëzhguesit) i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se  ka kryer veprat penale penale, Kanosja nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 te KP-së, dhe Dhenia e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 te KP-së.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Avdullah Hoti ka shpallur kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pas dorëheqjes së Kryetarit Lumir Abdixhiku.

Në një postim në Facebook, Hoti theksoi se do të kërkojë besimin e anëtarëve të LDK-së më 31 janar 2026 dhe u zotua për një ringritje të plotë të partisë, duke përfshirë të gjitha strukturat dhe anëtarët.

Ai premtoi një LDK të hapur, të drejtë dhe konkurruese, ku meritokracia dhe bashkëpunimi i brezave do të jenë në fokus.

Hoti nënvizoi rëndësinë e forcimit të vlerave themelore të partisë, duke garantuar se LDK do të rikthehet si alternativa kryesore qeverisëse në Kosovë.