div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
ZRRE-ja tregon nëse do të ketë rritje të tarifave të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka mbajtur mbledhjen e parë të Bordit për vitin 2026-ë, në të cilën ka shqyrtuar kërkesën për përcaktimin e të hyrave dhe tarifave të NEMO për periudhën 2026-2028, duke theksuar se lista e tarifave për Kosovën propozohet të mbetet e pandryshuar dhe se nuk bëhet fjalë për rritje të tarifave të energjisë, raporton Ekonomia Online.

Muharrem Gashi, Udhëheqës i Departamentit të Tarifave në ZRrE, ka deklaruar se të hyrat e lejuara të propozuara përfshijnë komponentët rregullatorë standardë, si kostot operative, kostot që lidhen me investimet kapitale, amortizimet, kapitalin e punës dhe tarifat e licencës, duke theksuar se për Kosovën vlerat e propozuara si të hyra janë 669 mijë e 28 euro për vitin 2026, 712 mijë e 410 euro për vitin 2027 dhe 835 mijë e 613 euro për vitin 2028, ndërsa struktura e tyre dominohet kryesisht nga kostot operative, transmeton Klankosova.tv.

“ZRrE ka pranuar aplikimin e ALPEX-it për përcaktimin e të hyrave dhe të tarifave të NEMO për periudhën 2026-2028. Pas analizimit dhe shqyrtimit të aplikacionit në aspektin teknik, financiar dhe ligjor, ZRrE ka zhvilluar edhe procesin e konsultimit publik, ku ka dalë me raportin konsultativ, i cili ka qenë i publikuar në uebfaqen e ZRrE-së. Ky raport ka dalë në muajin dhjetor të vitit 2025; gjatë kësaj periudhe nuk kemi pasur komente nga palët e interesit dhe as nga ALPEX-i. Shqyrtimi është realizuar në përputhje me Ligjin për Rregullatorin për Energji, Ligjin për Energji Elektrike dhe metodologjinë për përcaktimin e tarifave të operatorit të lejuar të tregut të energjisë elektrike NEMO. Kjo bazë ligjore i jep ZRrE-së kompetencë për miratimin e të hyrave të lejuara dhe të strukturës tarifore. Të hyrat e lejuara të propozuara furnizohen, ofertomi i tribunës së Kosovës përfshin komponentët rregullatorë standardë, siç janë kostot operative, kostot që janë të lidhura me investimet kapitale, amortizimet, kapitali i punës, tarifat e licencës. Vlerat e propozuara për Kosovën për vitin 2026 si të hyra janë 669 mijë e 28 euro për vitin 2026. Për vitin 2027 janë 712 mijë e 410 euro dhe për vitin 2028 janë 835 mijë e 613 euro. Struktura e të hyrave dominohet kryesisht nga kostot operative. Kjo rritje nuk është si rezultat i rritjes së tarifave. Kjo buron nga rritja e kostos për njësi, është rritur volumi i energjisë”, ka thënë ai.

Gashi ka shtuar se këto tarifa nuk përfaqësojnë çmimet e energjisë elektrike në bursa, pasi çmimet e tregut formohen automatikisht nga platforma e tregtimit, bazuar në ofertat dhe kërkesat e pjesëmarrësve në treg për çdo ditë dhe për çdo orë.

“Lista e tarifave të NEMO-s për Kosovën propozohet që të jetë e pandryshuar krahasuar me periudhën paraprake, dhe vazhdon me u apliku për tregun… Tarifat e ALPEX-it duhet sqaruar se aplikohen vetëm për shërbimet ndaj anëtarëve të bursës, përfshirë tarifat vjetore, tarifat administrative, tarifat variabile të tregtimit, klerimit. Pra, këto tarifa nuk përfaqësojnë çmimet e energjisë elektrike në bursa, pasi që këto çmime tregu formohen në mënyrë automatike nga platforma e tregtimit bazuar në ofertat e kërkesës së pjesëmarrësve në treg për çdo ditë dhe për çdo orë”, tha ai.

Këngëtarja tregon pse u nda nga burri pas 20 vjetësh

Këngëtarja shqiptare, Fatlume Popovci, ka qenë e ftuar së fundmi në “Prive by Liberta Spahiu”.

Ajo ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për lajmet që kanë qarkulluar në rrjet rreth një divorci të mundshëm.

E njëjta ka konfirmuar se i ka dhënë fund martesës gati 20 vjeçare.

“Një vit e gjysmë, ose dy vitet e fundit nuk është që ka qenë raporti siç e kemi pasur. Unë vetëm e di që nuk jam fajtore, jam munduar me çdo të mirë për të, djalin, familjen e tij”, tha ajo.

Tutje artistja shtoi: “Qysh prej fillimit të lidhjes nuk e kam pasur stabilitetin 100 për qind me të. Nuk e kam pasur sigurinë në shumë aspekte. Për këtë arsye jam detyruar me qenë edhe burrë edhe grua”.

“Vendosa me heq dorë unë, sot jam më e qetë më e lumtur. Kam filluar të shoh jetën me një sy tjetër. Jeta është shumë e bukur, edhe ne jemi njerëz”.

VIDEO:

Katërshja e UÇK-së drejt fundit të procesit gjyqësor në Hagë

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në rifillimin e procesit më të madh gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.Katërshja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po shkon drejt fundit të gjykimit, ku më 9 shkurt pritet të fillojnë seancat me fjalët përfundimtare të palëve.

Nga 9 deri më 18 shkurt, Prokuroria e Specializuar, trupi gjykues dhe mbrojtja e të akuzuarve do të thonë fjalët e tyre. Në fund, të drejtën për fjalim e kanë edhe katër të akuzuarit, ku secili do të ketë në dispozicion 20 minuta për të dhënë versionin e tij mbrojtës. Në prag të këtyre seancave, avokati i akredituar nga Specialja, Artan Qerkini, tha se mbrojtja ka kryer punën e saj me dëshmitarë të fuqishëm.

“Mbrojtja do ta paraqesë fjalën përfundimtare. Mbrojtja e ka strategjinë e saj të qartë: nuk ka ekzistuar përgjegjësia komanduese dhe nuk ka ekzistuar e ashtuquajtura ndërmarrje e përbashkët kriminale. Këtë teori mbrojtja e vërtetoi duke thirrur dëshmitarët e saj, të cilët po ashtu vërtetuan se këto dy baza të përgjegjësisë penale nuk përkojnë me katërshen e akuzuar”, tha Qerkini për RTK-në.

Pas fjalëve përfundimtare, janë në dispozicion 90 ditë për vendimin e shkallës së parë për rastin “Thaçi e të tjerët”. Lirimin e tyre e presin edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. “Me vullnetin më të madh presim lirimin e bashkëluftëtarëve tanë, sepse asnjë faj nuk e kanë, të paktën sa i përket luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta për çlirimin e vendit nga një pushtues që s’ka lënë gjë të zezë pa ia bërë popullit tënd nuk është krim; përkundrazi, është nder dhe respekt që mund t’ia bësh kombit tënd. Prandaj, të njëjtën punë e kanë kryer ata burra që sot i kemi në Hagë”, deklaroi Fatmir Sopi, nënkryetar i OVL të UÇK-së.

U lëndua duke prerë lisin, vdes një burrë në Rahovec

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Dejn të Rahovecit, ku një 34-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike, teksa ishte duke punuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se dje, më 1 shkurt 2026, rreth orës 15:30, familjarët kanë dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë viktimën Nevruz Krasniqi, rreth 35 vjeç.

Sipas informatave fillestare, viktima ishte duke prerë një lis të gjatë në oborrin e shtëpisë së tij, kur gjatë punës ka pësuar lëndime të rënda trupore. Familjarët e tij, e kanë transportuar menjëherë drejt spitalit, mirëpo mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti kishte mbërritur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Policisë së Kosovës, përfshirë hetuesinë dhe forenzikën nga Stacioni Policor në Rahovec, si dhe hetimet rajonale në Gjakovë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Hetim i vdekjes”.

Rreth orës 18:20, në Spitalin Rajonal të Gjakovës kanë mbërritur zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilët kanë marrë trupin e pajetë të viktimës dhe e kanë dërguar në IML në Prishtinë për obduksion, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkakut të vdekjes.

Hetimet lidhur me këtë rast tragjik janë në vazhdim.