Lushtaku: Babai ia afroi ‘automatin’ Kurtit gjatë luftës, nuk e pranoi

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk kishte pranuar të merrte armë dhe të luftonte gjatë luftës në Kosovë.

Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Lushtaku tha se babai i tij, Sami Lushtaku, i kishte ofruar armë Kurtit gjatë kohës së luftës.

Më kujtohet shumë mirë që ka thënë, i kam afruar automatin edhe nuk e ka pranuar. Pra, personalisht i ka ofruar automatin në Likovc. Ia ka ofruar automatin që me qenë pjesë e ushtrisë së rregullt edhe me luftu në beteja dhe Kurti s’ka pranuar”, tha Lushtaku.

Ai shtoi se Adem Demaçi, në njëfarë forme, e kishte arsyetuar Kurtin për mospranimin e armës.

“Adem Demaçi në njëfarë forme e ka arsyetuar ai se është këtu në zyrë, nuk është për luftë”, tha Lushtaku.

Suľmohen dy policë brenda stacionit në Prishtinë

Një shqiptar është arrestuar të hënën në Prishtinë, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht dy policë brenda stacionit policor.

Sipas policisë, zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, ndërkohë janë dëmtuar edhe disa dollapë, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarët e lënduar dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkohë me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa intervistimi i tij do bëhet pas këndelljes nga dehja.