div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Elektrosever nuk rrit çmimet, qytetarët në veri mbeten me tarifa më të ulëta se pjesa tjetër e vendit

Derisa qytetarët në 34 komuna mund të përballen me një rritje të serishme të çmimit të rrymës nga pranvera e këtij viti, ata në katër komunat me shumicë serbe në veri nuk do ta kenë këtë brengë as këtë vit.

Në përgjigjen e parë që nga licencimi, më 2022, kompania Elektrosever njoftoi se tarifat e saja do të mbesin të pandryshuara.

“Kompania Elektrosever nuk planifikon të rrisë çmimet e energjisë elektrike për momentin. Ne monitorojmë me kujdes dhe vazhdimisht situatën në treg dhe marrim në konsideratë të gjithë faktorët përkatës që ndikojnë në formimin e çmimeve”, thuhet nga ana e Elektroserverit.

Furnizuesi i licencuar për Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok aktualisht ka tarifa 12 deri në 22 për qind më të ulëta se sa ato në kuadër të Furnizuesit të Shërbimit Universal apo KESCO-s.

Ndërkaq, një aprovim eventual nga Zyra e Rregullatorit për Energji i propozimit të KESCO-s për rritje prej 21.3% do të thellonte dallimit.

Në një situatë hipotetike – nëse tarifat e KESCO-s do të rriteshin aq sa propozimi – për konsumin mujor nën 800 kilovatë orë Elektrosever do të kishte tarifa 48% më të ulëta.

Ndërsa, për bllokun mbi 800 kilovatë orë për tarifën lartë apo të ditës – dallimi do të ishte 36% e për atë të ulët apo të natës 47%.

Ndonëse Elektrosever funksionon jashtë tregut të rregulluar, në ZRRE nuk u përgjigjën në pyetjet e televizionit për këto dallime brenda vendit./Tv Dukagjini/

 

‘Show, e pa drejtë’, Lela me reagim dasmën mes Klodit dhe Elijonës

Nata e sotme në Big Brother VIP Kosova ishte e mbushur me emocione, ku në qendër të vëmendjes ishte ‘martesa’ mes dy banorëve, Klodit dhe Elijonës.

Nën organizimin e “Vëllait të Madh”, ‘u martuan’ Klodi dhe Elijona, por ky moment nuk kaloi pa zhurmë jashtë shtëpisë.

Reagimi i ish-banores Lela Seferi

Pikërisht ky format “show” ka nxitur reagimin e menjëhershëm të ish-banores së edicionit të tretë, Lela Seferi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lela është shprehur mjaft kritike ndaj këtij organizimi, duke e konsideruar atë si të padrejtë karshi situatës reale të Klodit në jetën private.

“E padrejtë për personin që Klodi ka jashtë”

Lela ka theksuar se ky lloj spektakli lëndon dikë tjetër që po e ndjek Klodin nga ekrani.

“I dua treshin përsheshin ama s’po m’doket shumë i drejtë ky ‘SHOW’ për personin që Klodi ka jashtë… Secila femër ish ndi keq t’ish kan n’pozitën e saj,” shkroi ajo, duke iu referuar të dashurës së Klodit që ka jashtë shtëpisë.

/Prive By Liberta Spahiu

Vjollca Haxhiu i ka dy fjalë për Elijonen e “BBVK”

Këngëtarja Vjollca Haxhiu, e njohur për afërsinë e saj me Leonora Jakupin, ka shprehur publikisht mbështetjen për Elijonen në “Big Brother VIP Kosova”.

Ashtu si mikja e saj, edhe Vjollca ka qenë e qartë në qëndrimin e saj ndaj banorëve të shtëpisë, duke e vlerësuar Elijonen për paraqitjen e saj, shkruan “Kosovarja”.

Ajo e ka cilësuar Elijonen si “shembullin më të mirë të rinisë së pastër dhe të sinqertë”, duke e përmbledhur kështu mendimin e saj për të.

IKSHPK flet për rrezikun nga virusi Nipah në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndeti Publik ka bërë të ditur se Komiteti për Inteligjencë Epidemike dhe Komiteti për Sëmundje Ngjitëse, kanë mbajtur takime, ku kanë diskutuar situatën globale rreth përhapjes së virusit ‘Nipah’.

Për RTK-në ata bën të ditur se sipas vlerësimit aktual të Komiteteve, rreziku për Kosovën është i ulët, meqë edhe OBSH dhe organizatat e tjera kanë vlerësuar se shpërthimet mbeten sporadike, të lokalizuara dhe me mundësi të kufizuara të përhapjes përtej Indisë, ku janë zbuluar dy raste.

Sidoqoftë, sipas tyre, Komitetet kanë rekomanduar që të zgjerohet mbikëqyrja epidemiologjike dhe të rritet gatishmëria e sistemit shëndetësor, mirëpo, në këtë fazë nuk ka arsye për alarmim publik apo rrezik për popullatën në Kosovë.

Mjeku Naser Ramadani, njëherësh ish-drejtues IKSHPK-së, thotë se ekspertët e shëndetit publik theksojnë se virusi Nipah është i rrallë, por kur ndodhin shpërthime, pasojat mund të jenë shumë të rënda.

Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë ka goditur Kosovën mbrëmjen e së dielës, rreth orës 23:09 sipas kohës lokale.

Sipas të dhënave sizmologjike të EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 15 kilometra në jugperëndim të Prizrenit, ndërsa thellësia e tij ka qenë 5 kilometra, çka e bën atë një tërmet të cekët, shkruan Insajderi.

Lëkundjet janë ndjerë lehtë nga qytetarët në zonën përreth, por nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Tërmeti konsiderohet i dobët dhe nuk paraqet rrezik për popullatën.