div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Reagon kirurgu Kelmendi: Siç shihet në pamje u vetëmbrojta, pasi u sulmova nga kolegu

Kirurgu Baton Kelmendi, ka reaguar pas videos të shfaqur ku ai dhe kirurgu tjetër i QKUK-së, Xhevdet Ademaj, u përfshinë në një rrahje.

Kirurgu Kelmendi, në reagimin e tij thotë se u sulmua befasisht, derisa ishte duke folur në telefon. Sipas tij, gjithçka që ndodhi më pas ishte në vetëmbrojta, pasi që ai që sulmoi papritur ishte Xhevdet Ademaj.

Reagimi i plotë i doktorit Baton Kelmendi:

Të nderuar miq, kolegë dhe pacientë,

Pas publikimit të videos së incidentit të ndodhur disa javë më parë, ndiej obligim moral të shpreh keqardhjen time të thellë lidhur me gjithë situatën e krijuar.

Siç shihet edhe në pamje, kam qenë duke folur në telefon dhe befasisht jam përballur me një sulm të papritur. Incidenti ka ndodhur, dy ditë pasi kemi pasur një debat profesional në Kolegjiumin e Klinikës, debat që kishte për temë çështje që lidhen me trajtimin dhe interesin më të mirë të pacientit.

Reagimi im ka qenë në vetëmbrojtje. Nuk kam sulmuar askënd dhe jam përpjekur ta shmang përshkallëzimin e situatës.

Megjithatë, më vjen keq që një situatë e tillë ka ndodhur dhe që pamjet mund të kenë shqetësuar pacientët, kolegët dhe opinionin publik.

Si mjek, besoj se profesionalizmi dhe respekti duhet të jenë gjithmonë parësorë.

Ju falënderoj për mirëkuptimin.

Grushte e përplasje përtoke, publikohen pamjet e përleshjes fizike mes dy kirurgëve në QKUK

Janë publikuar pamje nga përleshja mes dy kirurgëve që u rrahën më 26 janar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

B.K., dhe Xh.A ishin përplasur fizikisht pas një mosmarrëveshje që kishin pasur javë më parë, e në këto pamje shihet se përleshja ishte goxha e rëndë.

Komisionit Disiplinor i QKUK-së ka suspenduar nga puna me nga gjashtë muaj dhe pa pagesë dy kirurgët.

 

Ndahet nga jeta në moshë të re Zogza Thaçi

Ka ndërruar jetë në moshën 24 vjeçarja nga Kaçaniku, Zogza Thaçi.

Këtë e kanë bërë të dituar familjarët e saj duke e ndarë një mesazh për humbjen e saj.

Sot humbëm një njeri shumë të dashur të familjes sonë. Dhimbja është e madhe, por dashuria dhe kujtimet do të mbeten gjithmonë me ne. Zoti të pastë në mëshirën e Tij, e mira jonë Zogza.”

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Vdes biznesmeni i njohur kosovar

Ka ndërruar jetë Hazbi Hasani, biznesmen i njohur dhe një nga pionierët e tregtisë private në Kosovë.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 15:30 në vazrrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan), Prishtinë.

I ndjeri ishte pronar i kompanisë Oaza dhe aksionar i Prishtina Mall, duke dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e sektorit tregtar dhe krijimin e vendeve të punës në vend. Ai njihej si ndër tregtarët e parë që hapi markete private në Kosovë para luftës.

Kompromisi më i mirë tani është kandidimi i Ramush Haradinajt për President

Rasim Selmanaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se kompromisi më i mirë aktualisht, është kandidimi i Ramush Haradinajt për President.

Selmanaj kandidimi ose jo të Vjosa Osmani për Presidente e përshkruan me thënien “hyp së të vrava, zhdryp se të vrave”.

Postimi i plotë:

Kandidimi apo moskandidimi i Vjosa Osmanit ma kujton at thënjën;

“Hyp se te vrava, zhdrup se te vrava”

Albin Kurtit, tashmë dihet se nuk i konvenon kandidimi i Vjosa Osmanit për presidente. Sidoqoftë eliminimi saj ka kosto të lartë politike për Albinin.

Çështja e presidentit te Kosovës veqse e ka kriju një momentum të ri politik!

Po presim edhe pakë ditë…

‘Luje macë kryet e bullit’

A është ky fundi i tandemit Vjosë-Albin!?

Kompromisi më i miri në këto rrethana është kandidimi i Ramush Haradinajt!

Konjufca: Ka konsensus që Presidenti i ri të jetë nga familja Jashari

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca tha se ka konsensus në shoqëri që presidenti të vijë nga familja Jashari.

Konjufca tha se anëtarë të familjes Jashari janë emrat e vetëm që kanë shkaktuar “pritje pozitive”.

“Ky është një konsensus i partive politike. Deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një president nga radhët e familjes Jashari”, tha ai në një prononcim për gazetarët, pas takimit me kryediplomaten e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Ai tha se s’mund të flasë nëse ka pasur vullnet nga familja Jashari për këtë.

“Nuk mund të flas për këtë gjë”, tha Konjufca.