div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Daçiqi përfundon në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, mjeku i tij thotë se po lufton me jetën

Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiç, u shtrua sot në spital për shkak të një gjendjeje të rëndë shëndetësore dhe sipas informacioneve të para, jeta e tij është në rrezik.

Siç mëson Kurir, ai ka pneumoni të rëndë dhe është i lidhur me apratët për frymarrje të asistuar, transmeton Zeri.info,

“Për momentin, gjendja e tij është shumë e rëndë, ai është në njësinë e kujdesit intensiv dhe në ventilim mekanik, domethënë në ventilator, është një rast pneumonie shumë e rëndë , pneumoni bilaterale dhe ajo që mund të them tani, ai po merr gjithçka që i nevojitet, po merr ilaçe dhe ne po luftojmë për jetën e tij”, ka thënë doktori Spasoja Popeviç.

Ndërkohë sonte për shkak të gjendjes së rëndë, edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vizituar Daçiqin në Qendrën Klinike të Serbisë.

Ai ka thënë se po lutemi për të.

“Vizituam së bashku Zëvendëskryeministrin dhe Presidentin e SPS-së. Ai është në një situatë të vështirë, por unë besoj te mjekët, unë besoj tek ai dhe ne lutemi për të”, tha Vuçiqi.

Siç raportoi Kurir, gjendja e Daçiqit u përkeqësua papritur në ditët e fundit, dhe sot ai u shtrua për trajtim spitalor, ku iu diagnostikua inflamacion i të dy mushkërive. Ai vuante nga diabeti dhe sëmundje të tjera shoqëruese për disa vite/Zëri

Reagon e dashura e Klodit, flet për Elijonen

Nga komentet për Elijonën tek përkrahja për Klodin, Alice Maselli ka thyer heshtjen dhe ka sqaruar gjithçka. Pas dasmës së improvizuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, i gjithë rrjeti u kthye nga ajo për të parë reagimin e saj ndaj afrimitetit të Klodit me banoren tjetër.

Në një video live në TikTok, Alice ka reaguar për herë të parë pas dy jave duke treguar presionin e madh që ka ndjerë nga publiku. Ajo u shpreh se ka marrë mesazhe shumë të këqija çdo ditë dhe se erdhi një pikë ku u bë e rëndë të dëgjonte njerëzit duke folur për të, prandaj vendosi të bëjë këtë sqarim publik.

Kur u pyet për Elijonën dhe vajzat e tjera, Alice tha se beson plotësisht te miqësia djalë-vajzë dhe nuk sheh asnjë problem me këtë, për sa kohë që mbeten thjesht MIQ. Madje, ajo shtoi me humor se raporti mes Klodit dhe Londrimit i duket shumë “funny” kur i sheh bashkë.

Në fund, ajo dha edhe lajmin që të gjithë prisnin për finalen e madhe në Prishtinë.

Gjithmonë nëse nuk ka dashur ta prishë surprizën, ajo tha se nuk do të mundet të jetë fizikisht e pranishme. Alice deklaroi prerë: “Do ta mbështes Klodin”.

E trishtë: Ndërron jetë papritmas 10-vjeçari

Ka ndërruar jetë papritur Alp Shoshi, 10-vjeçari nga fshati Kashicë i Istogut.

Vdekja e 10-vjeçarit ka tronditur familjarë, miq dhe dashamirë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 26 shkurt 2026 (e enjte) në ora 15:30, në varrezat e fshatit Kashicë. Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Kashicë.

Familja Shoshi ka hapur dyert për ngushëllime, ndërsa të pikëlluar mbeten familjarët, miqtë dhe të afërmit.