div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Çështja e Presidentit, PDK-ja merr këtë vendim

Partia Demokratike e Kosovës do ta mbledh sot Kryesinë e partisë. Ky takim është paralajmëruar për në 13:00

Kjo mbledhje e Kryesisë së PDK-së vjen teksa në vend po ndodh diskutimi për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri dhe derisa në horizont s’ka ndonjë skenar konkret për atë se kush do të jetë shefi i ri i shtetit.

Partitë politike kanë kohë deri me datën 4 mars për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje dhe për të shmangur zgjedhjet e reja të cilat duhet të shpallen në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri.

Presidentja aktuale Vjosa Osmani ka shprehur hapur dëshirën e saj edhe për një mandat, megjithatë duket që për emrin e saj s’ka pajtueshmëri as brenda partisë GUXO që dikur e kishte themeluar.

Nga LVV dhe GUXO kur janë pyetur për emrin e Osmanit kanë thënë se nuk i kanë votat dhe se për ta zgjedhur Osmanin s’bëhet fjalë për pak vota, por për së paku 15 të tilla.

Kurti ka theksuar se i duhet ndihma e opozitës për ta zgjedhur presidentin, gjë për të cilën ka zhvilluar edhe takime me Lumir Abdixhikun e Bedri Hamzën.

Vjen reagimi i parë i fituesit të BBVK4, Londrimi: Qështu doket njeri…

Londrim Mekaj është shpallur fitues i Big Brother VIP Kosova i edicionit të katërt.

Ai fitoi përballë 4 konkurrentëve tjerë në finale, arriti të fitonte çmimin prej 124 mijë eurove.

Pas përmbylljes së spektaklit, Londrimi është deklaruar me një postim nga dhoma e regjisë së këtij formati.

“Qështu doket njeri me 150K n’xhep”, ka shkruar ndër tjera fituesi i këtij edicioni.