div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ky është personi që sulmoi Alaudin Hamitin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar një person me inicialet L.B. për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të “Kanosjes”, nën nenin 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të prokurorisë, personi i dyshuar dyshohet se ka kanosur gazetarin Alaudin Hamiti, për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.

“Prokurori i shtetit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sigurimit të prezencës së të njëjtit në procedurën penale, dhe brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjë prej masave ndaj tij,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Prokuroria thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e gazetarëve dhe respektimin e lirisë së shprehjes. “Prokuroria Themelore në Prishtinë garanton sigurinë e plotë për gazetarët dhe angazhohet në mbrojtjen e tyre,” shtohet më tej.

Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka qenë cak i një sulmi fizik më 20 shkurt në Prishtinë.

Nga pamjet e publikuara, Hamiti shihet teksa sulmohet nga një person, ndërsa rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar motivin dhe identitetin e të dyshuarit.

Kurti për Ligjin për të huajt: S’duam t’i lëmë pacientët serbë pa shërbime shëndetësore, as nxënësit serbë pa arsim

Kryeministri Albin Kurti, është pyetur lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe BE-së për Ligjin për të Huajt.

Kurti para gazetarëve u shpreh Ligji për të huajt është miratuar pasi Qeveria nuk dëshiron t’i lërë pacientët serbë pa shërbime e as nxënësit serbë pa arsim.

“Ne veçse po zbatojmë një ligj nga periudha e mëhershme. Do të bëjmë inkorporimin e të gjitha strukturave në arsim dhe shëndetësi. Ju e dini që strukturat ilegale të tjera të sigurisë, si ato të financave dhe administrimit, nuk ekzistojnë. Ka mbetur vetëm arsimi dhe shëndetësia, dhe për ta bërë këtë duhet ta kemi listën. Nuk dëshirojmë që pacientët serbë të mbesin pa shërbime shëndetësore, që nxënësit serbë të mbesin pa mësim. Po e bëjmë në mënyrë legale, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Kurti./EO