div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ky është i riu që u vra në Majac

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Majac, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Viktima e ngjarjes tragjike dyshohet të jetë Ilaz Brahimi, i cili u gjet i pajetë në vendin e ngjarjes.

Nga burime të afërta me hetimin kanë bërë të ditur se e dyshuara për vrasjen është Ardita Gashi 30 vjeçare.

Ajo dyshohet se kreu vrasjen dhe më pas plagosi dy persona të tjerë, ndërsa më vonë u gjet e plagosur rëndë, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte jetën vetes pas krimit.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Dy të vdekur në Majac, dalin në pah detaje të reja nga ngjarja

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e mbrëmshme në fshatin Majac të Podujevës

Në njoftim, thuhet se pasi policia ka arritur në vendin e ngjarjes, është konstatuar se një person është gjetur pa shenja jete, brenda veturës.

“Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në fshatin Majac të komunës së Podujevës, dyshohet që një person i cili gjendet në një veturë është pa shenja jete. Njësitë relevante policore, njësia e hetimeve dhe forenzika menjëherë janë angazhuar dhe kanë dalur në vendin e ngjarjes për tu marrë me rastin. Po ashtu janë njoftuar edhe prokurori kompetent dhe ekipet mjekësore të cilët kan dalur në vendin e ngjarjes”.

“Bazuar në informacione dhe hetimet fillestare, në vendin e ngjarjes është hasur vetura (VË) ngjyrë e bardhë me targa lokale (01), e cila është verifikuar dhe ka dalur në pronësi të një personi mashkull kosovar nga Obiliqi. Nga ekipa mjekësore është konstatuar se personi mashkull kosovar i hasur në automjet është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se më pas dy gra janë gjetur brenda, me plagë të rënda, por kanë qenë me shenja jete, njëra ndër to ishte e dyshuara A.Gashi

Referuar veprimeve dhe hetimeve intensive, është siguruar informacioni se, dyshohet që një person i gjinisë femërore është brenda në një shtëpi, posedon armë zjarri dhe nuk pranon të komunikojë me askënd, e cila paraqet rrezik jete për vetën e saj dhe për të tjerët.

“Referuar situatës, janë angazhuar Njësia Speciale Intervenuese dhe zyrtët për ndërmjetësim, të cilët kanë intervenuar brenda në shtëpi duke vënë situatën nën kontroll, ku dy persona të gjinisë femërore janë gjetur brenda, të cilat dyshohet se kanë plagë të rënda, por janë me shenja jete. Nga njësia emergjente iu është dhënë tretmani mjekësor, dhe pastaj të njëjtat nën mbikëqyrjen mjekësore dhe policore janë dërguar në qendrën spitalore. Ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka bërë tërheqjen e trupit të pajetë nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar policia.

Ndërkaq, 73-vjeçarja e plagosur mbrëmë, rreth orës 03:35 ka vdekur në QKUK.

“Me datë 23.03.2026 rreth orës 03:35 është raportuar se viktima femër kosovar ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, njoftoi policia.

Ky është i vrari në Majac të Podujevës

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Majac të Podujevës, ku një person ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve, viktima dyshohet se është Ilaz Brahimi, rreth 43-45 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, në këtë rast janë raportuar edhe disa persona të plagosur, ndërsa e dyshuara kryesore është gjetur e plagosur rëndë, pasi dyshohet se ka tentuar vetëvrasjen pas kryerjes së krimit.

Policia dhe njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë janë në zhvillim.

E rëndë: Kjo është gruaja që vdiq në QKUK pas plagosjes në Majac

Një zhvillim i rëndë është konfirmuar nga ngjarja tragjike në Majac të Podujevës, ku njëra nga të plagosurat nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Miradije Gashi (68-vjeçare), e cila kishte pësuar lëndime të rënda nga arma e zjarrit, ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Ajo ishte plagosur në shtëpinë e saj, në një incident ku dyshohet se autorja është Ardita Gashi, e cila paraprakisht dyshohet se kishte qëlluar për vdekje edhe Ilaz Brahimin.

E dyshuara më pas kishte tentuar t’i marrë jetën vetes, duke mbetur e plagosur rëndë dhe aktualisht po trajtohet në QKUK.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është ricilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë janë në zhvillim.