div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E rëndë: 31-vjeçarja nga Kosova gjendet e vdekur në një hotel në Durrës

31-vjeçarja nga Kosova gjendet pa shenja jete në një hotel në Durrës, nisin hetimet

Ditën e djeshme është gjetur pa shenja jete një 31-vjeçare nga Kosova në ambientet e një hoteli në Durrës.

Policia e Durrësit njofton sot se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Po ashtu, blutë njoftojnë ka nisur hetimi ndaj dy administratorëve të hotelit në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pasi nuk kanë lëshuar kupon tatimor për dhënien me qira të ambientit, ku shtetasja qëndronte prej muajit dhjetor 2025.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve V. E., 38 vjeç, dhe A. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, administratorë të një hoteli në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pasi: Ditën e djeshme, në ambientet e këtij hoteli është gjetur pa shenja jete shtetasja kosovare J. H., 31 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 2 administratorët nuk kanë lëshuar kupon tatimor për dhënien me qira të ambientit, ku shtetasja qëndronte prej muajit dhjetor 2025.

Materialet u referuan në Prokurori për vlerësim, ndërkohë që priten rezultatet e ekzaminimeve mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 31-vjeçares”-njofton policia. /tch/

Nafta 1,71 euro, Bajrami: A po e dini që Mimoza ia ka qitë tavanin?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka publikuar një fotografi të çmimit të naftës në një pompë derivatesh, e cila ka arritur në 1,79 euro për litër. Bajrami ka ironizuar me vendosjen e çmimit tavan nga ministrja e Industrisë, Mimoza Kusari.

Apo e shihni çmimin e naftës? A po e dini që Mimoza i’a ka qitë tavanin? Qysh po ju duket ky tavan, poshtë apo lart?”, ka pyetur me ironi Bajrami, shkruan Insajderi.

Bajrami ka thënë se qeveria është dashur ta ulë Tatimin në Vlerë të Shtuar (TVSH) në karburante nga 18 për qind në 8 sosh dhe ta përgjysmojë akcizën në të deri në normalizim të tregut.

Tutje duke parë çmimin e energjisë, normën e inflacion 6% dhe tash çmimet e naftës deri tani Kabineti Qeveritar është dashur t’i ketë pasur disa takime me të gjitha odat ekonomike te vendit dhe me Shoqatën e Naftarëve për të ju dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, POR këto takime nuk kanë ndodhë sepse po shkojmë në zgjedhje, keshtuqë Kurti po i fërkon duart, se me këto çmime rriten të hyrat buxhetore, e sa më e madhe kriza për familjet në kohën e zgjedhjeve, aq më të vlefshme bëhen 100-shet e buxhetit për blerje votash“, ka deklaruar deputetja e LDK’së.

Strategjia e Kurtit është ‘varfëro e sundo’, andaj Kurti me gjithë strategjinë e tij të dështuar që 6 vite dhe shpurën e tij duhet të dalin në opozitë“, përmbyll shkrimin ajo.

Fluturon çmimi i naftës në Kosovë

Në Kosovë, çmimi i naftës ka arritur 1.72 euro për litër, duke shënuar një rritje të vazhdueshme për qytetarët.

Kjo rritje lidhet me tensionet globale dhe luftën në Lindjen e Mesme, përfshirë konfliktet midis SHBA-së dhe Iranit, që kanë ndikuar në çmimet e karburanteve edhe në vendin tonë.

Qytetarët ndjejnë ndikimin e drejtpërdrejtë në shpenzimet e përditshme.