div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Përleshje mes bashkëshortëve në Fushë Kosovë

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Fushë Kosovë, ku një çift bashkëshortor ka përfunduar në përleshje fizike, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 1 maj 2026 rreth orës 17:00, në rrugën “Hajrullah Zymi”, ku të dyshuarit E. Sh.H, rreth 32-vjeçar dhe J. H., rreth 30-vjeçar dyshohet se kanë sulmuar njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve, konflikti ka ardhur si pasojë e xhelozisë, ndërsa nga përleshja nuk janë raportuar lëndime serioze.

Pas ndërhyrjes së Policisë, palët janë trajtuar dhe janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

Me udhëzim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe po trajtohet në procedurë të rregullt.

Hetimet janë në vazhdim.

Shtrenjtohet nafta në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për 2 maj 2026.

Bazuar në vendimin e MINTI-t sot më 2 maj çmimi maksimal i lejuara për naftë është 1.69 euro për litër, benzina 1.48 euro dhe 0.85 euro për gaz.

Të premten, më 1 maj çmimi i naftës ishte 1.68 euro për litër, benzina ishte 1.47 euro dhe gazi 0.85 euro.

Çmimet hyjnë në fuqi në ora 10:00. /Telegrafi/

 

E rëndë: Kjo është 43 vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës

Mbrëmë u raportua për një rast të rëndë që ka ndodhur pasditën e djeshme në fshatin Piranë të Prizrenit, ku një grua është gjetur pa shenja jete.

Ngjarja është raportuar më 1 maj 2026 rreth orës 12:00, nga bashkëshorti i saj, i cili ka njoftuar Policinë se gruaja e tij dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

Sinjali merr vesh se viktima është Lumnije Arifi rreth 43-vjeçare, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj.

Sipas informacioneve fillestare, pranë trupit është gjetur edhe një armë zjarri, e cila dyshohet të jetë përdorur nga viktima.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve të stacionit dhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë siguruar vendin dhe kanë nisur ekzaminimet.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa për detaje shtesë pritet raporti i mëtejmë nga autoritetet kompetente.

Ky është zyrtari komunal që u gjet i vdekur nga nëna e tij

Janë zbardhur detaje të reja nga rasti tragjik në fshatin Parallovë të Novobërdës, ku një person është gjetur pa shenja jete, mëson Sinjali.

Ngjarja është raportuar më 1 maj 2026, ndërsa rreth orës 12:45 Njësia për Hetime të Përgjithshme në Gjilan është njoftuar për një rast të dyshuar të vetëvrasjes me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, Prokurorja kujdestare dhe ekipi i mjekësisë ligjore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme.

Sipas informacioneve të siguruara nga familjarët, viktima Slobodan Antic rreth 38-vjeçar, zyrtar për Bujqësi në Komunën e Novobërdës, ishte gjetur pa shenja jete rreth orës 11:00, i shtrirë në dhomën e gjumit nga nëna e tij.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, është konstatuar se viktima kishte një plagë hyrëse nga arma e zjarrit në anën e djathtë të kokës, ndërsa pranë trupit, në dorën e tij të djathtë, është gjetur edhe revolveri i kalibrit .22, me fishekë brenda, ku njëri prej tyre ishte i shkrepur.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje, ndërsa motivi i kësaj ngjarjeje ende nuk është bërë i ditur.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkakut të vdekjes.

Hetimet janë në vazhdim.

E rëndë: Vëllai e gjen të pajetë vëllanë, dyshohet për vetëvrasje

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Novobërdë, një person është gjetur i vdekur nga vëllai i tij.

Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima dyshohet se ka bërë vetëvrasje me armë zjarri.

Tutje shtohet edhe se në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një revole me 6 fishekë dhe një gëzhojë e fishekut.

“Fsh. Parallovë, Novobërdë  01.05.2026 –  NN. Ankuesi mashkull kosovar,  ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete vëllain e tij, i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje me armë zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një revole me 6 fishekë dhe një gëzhojë e fishekut. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime’’, thuhet në raportin e PK’së”.

77.5 milionë euro për bujqësinë në vitin 2026 – detajet e planit të ri të Ministrit Muja

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka miratuar Kornizën e Programit Vjetor 2026, e cila përcakton drejtimet kryesore të politikave bujqësore dhe shpërndarjen e buxhetit për sektorin në Kosovë. Programi kap vlerën prej 77.5 milionë euro dhe synon kombinimin e mbështetjes direkte për fermerët me investime zhvillimore dhe masa për stabilizimin e tregut.

Sipas kornizës së re, pjesa më e madhe e buxhetit, mbi 59 milionë euro, është dedikuar për pagesa direkte që synojnë stabilizimin e të ardhurave të fermerëve dhe rritjen e prodhimit vendor. Ndërkohë, 10 milionë euro janë paraparë për Programin e Zhvillimit Rural, i cili fokusohet në modernizimin e fermave, rritjen e kapaciteteve përpunuese dhe forcimin e organizimit të prodhuesve. Rreth 8 milionë euro ndahen për masa të stabilizimit të tregut, përfshirë mbështetjen për inpute bujqësore dhe ndërhyrje në sektorët e ndjeshëm.

Ministri Muja theksoi se programi i ri nuk është vetëm mbështetje financiare, por një qasje më e gjerë transformuese për bujqësinë. Sipas tij, synimi kryesor është rritja e prodhimit vendor, fuqizimi i fermerëve dhe ndërtimi i një sektori më konkurrues dhe të qëndrueshëm në afatgjatë.

Njoftimi i plotë:

Miratohet Vendimi për Kornizat e Programit Vjetor 2026 – Një paketë gjithëpërfshirëse prej 77.5 milionë euro për transformimin e bujqësisë

Prishtinë, 30 prill 2026 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka miratuar Vendimin për Kornizat e Programit Vjetor 2026, duke vendosur drejtimet strategjike, strukturën programore dhe alokimet buxhetore për mbështetjen e sektorit të bujqësisë në Kosovë. Ky vendim përbën bazën themelore për hartimin dhe zbatimin e të gjitha skemave të mbështetjes gjatë vitit 2026 dhe reflekton një qasje të integruar që lidh të ardhurat e fermerëve, investimet zhvillimore dhe stabilitetin e tregut në një kornizë të vetme politike.

Kornizë strategjike e integruar: nga mbështetja direkte te transformimi strukturor – Korniza e Programit Vjetor 2026 është ndërtuar mbi objektiva të qarta: sigurimin e të ardhurave të qëndrueshme për fermerët, rritjen e prodhimit vendor, përmirësimin e konkurrueshmërisë dhe nxitjen e transformimit strukturor të sektorit të bujqësisë. Në kushtet e presioneve të tregut, rritjes së kostove të inputeve dhe konkurrencës nga importet, ky program synon të krijojë një balancë ndërmjet mbështetjes afatshkurtër dhe investimeve afatgjata. Programi ndërthur instrumente të politikës bujqësore që mbulojnë të gjithë ciklin ekonomik – nga prodhimi primar, përpunimi dhe organizimi i fermerëve, deri te ndërhyrjet për stabilizimin e tregut.

Struktura buxhetore: shpërndarje e balancuar dhe e orientuar drejt prodhimit – Buxheti total prej 77,548,188.87 euro është strukturuar në tre komponentë kryesorë, të dizajnuar për të adresuar nevoja të ndryshme të sektorit:

  1. Pagesat Direkte – €59,529,064.75 – Ky komponent përbën shtyllën kryesore të mbështetjes dhe synon stabilizimin e të ardhurave të fermerëve dhe përfshin pagesën bazë për sipërfaqe bujqësore, e cila mbulon mbi 130 mijë hektarë tokë të kultivuar, pagesat rishpërndarëse, të dizajnuara për të mbështetur hektarët e parë dhe për të forcuar fermerët e vegjël dhe të rinj, pagesat e lidhura me prodhimin, të orientuara drejt sektorëve strategjik si blegtoria, qumështi, drithërat, pemëtaria, perimet, vreshtaria, bletaria dhe akuakultura dhe eko-skema, që mbështesin praktikat bujqësore të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin.
  2. Programi i Zhvillimit Rural – €10,000,000 – Ky komponent synon transformimin strukturor të sektorit përmes investimeve në:
  • Modernizimin e fermave dhe rritjen e produktivitetit;
  • Zhvillimin e kapaciteteve përpunuese dhe rritjen e vlerës së shtuar;
  • Organizimin e fermerëve dhe krijimin e organizatave të prodhuesve;
  • Infrastrukturën rurale dhe lidhjen me tregun;
  • Mbështetjen e fermerëve të rinj dhe qasjen në financa;
  • Digjitalizimin dhe përmirësimin e gjurmueshmërisë në sektor.
  1. Masat e Stabilizimit të Tregut – €8,019,124.12 – Ky komponent adreson drejtpërdrejt çrregullimet e tregut dhe kostot e prodhimit përmes:
  • Mbështetjes për inpute bujqësore dhe naftë, si masa kryesore për uljen e kostove;
  • Formalizimit të tregut të mishit përmes mbështetjes për therje të raportuara;
  • Trajtimit të mbetjeve shtazore për siguri sanitare dhe mjedisore;
  • Kompensimit për dëmet në bujqësi dhe asgjësimin e kafshëve në raste të sëmundjeve;
  • Ndërhyrjeve strategjike fleksibile për stabilizimin e çmimeve dhe sektorëve të ndjeshëm.

Prioritete të qarta politike: prodhim vendor, fermerë të fuqizuar dhe zinxhir vlerë – Korniza e Programit 2026 vendos theks të fortë në: rritjen e prodhimit vendor dhe reduktimin e varësisë nga importet, fuqizimin e fermerëve të vegjël përmes mekanizmave rishpërndarës, mbështetjen e gjeneratës së re të fermerëve, përmirësimin e cilësisë së prodhimit, veçanërisht në sektorin e qumështit, zhvillimin e kapaciteteve përpunuese për të rritur absorbimin e prodhimit vendor dhe ndërtimin e një zinxhiri të qëndrueshëm të vlerës nga ferma në treg.

Disiplinë fiskale dhe zbatim i përshpejtuar – Vendimi përcakton qartë se alokimet buxhetore përbëjnë kufij maksimalë të shpenzimeve dhe nuk mund të tejkalohen. Kjo qasje siguron një përdorim të qëndrueshëm dhe transparent të fondeve publike, në përputhje me parimet e menaxhimit të financave publike. Për të garantuar zbatim të plotë dhe në kohë, janë themeluar tre grupe punuese që do të hartojnë udhëzimet administrative, thirrjet për aplikim dhe zbatimin e programeve. Këto veprime do të operacionalizojnë programin, duke përcaktuar kriteret e pranueshmërisë, procedurat e aplikimit dhe mekanizmat e kontrollit dhe pagesës.

Ministri Armend Muja theksoi se kjo kornizë programore përfaqëson një ndërhyrje të mirë strukturuar për të adresuar sfidat aktuale të sektorit dhe për të ndërtuar themele të qëndrueshme për zhvillimin e tij afatgjatë. Ai nënvizoi se përmes këtij programi, mbështetja publike nuk kufizohet vetëm në subvencionimin e të ardhurave, por shtrihet në nxitjen e investimeve, rritjen e produktivitetit dhe forcimin e kapaciteteve konkurruese të bujqësisë në Kosovë.

“Kjo kornizë programore është një ndërhyrje e menduar mirë për të mbështetur fermerët tanë sot dhe për të ndërtuar një sektor bujqësor modern për nesër. Ne po ndërtojmë një politikë bujqësore që nuk është vetëm subvencionuese, por zhvillimore dhe transformuese”, tha Ministri Muja.

Gjatë prezantimit të Kornizës së Programit Vjetor 2026, komponentët kryesorë u elaboruan nga drejtuesit institucionalë përgjegjës për hartimin e tyre. Programi për Pagesa Direkte u prezantua nga Drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore dhe Tregjeve, z. Isuf Cikaqi, ndërsa Programi për Zhvillimin Rural u prezantua nga Drejtori i Departamentit për Zhvillim Rural, z. Lulzim Shamolli.

Në këtë konferencë, Ministri u shoqërua nga Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë, znj. Venera Çerkini, si dhe Drejtori i Departamentit për Përzgjedhje dhe Miratim të Projekteve të Zhvillimit Rural në kuadër të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, z. Imer Limani. Kjo përbërje institucionale reflekton një koordinim të plotë ndërmjet politikëbërjes dhe zbatimit operacional të programeve.

Vendimi për Kornizat e Programit Vjetor 2026 krijon bazën për një politikë bujqësore moderne dhe të balancuar në Kosovë, duke integruar në mënyrë koherente mbështetjen direkte për fermerët, investimet strukturore në zhvillimin rural dhe mekanizmat për stabilizimin e tregut. Përmes kësaj qasje të integruar, synohet jo vetëm përballimi i sfidave afatshkurtra, por edhe ndërtimi i një sektori bujqësor më produktiv, më të qëndrueshëm dhe më konkurrues në perspektivë afatgjatë.