Befasi në skenën politike: Vëllai i Faton Pecit hyn në garë për deputet

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deputet, pjesë e së cilës janë edhe kandidatët e partisë Guxo që udhëhiqet nga dy kryetarët, Donika Gërvalla e Faton Peci.

Ajo çka ka rënë në sy në listën e VV është se Faton Peci ka futur si kandidat vëllaun e tij, Valonin.

Në këtë listë Valon Peci mban numrin 72, raporton Veriu.info.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit nga Guxo e Mitrovicës për deputet kishin garuar Aferdita Hajrizi dhe Tafil Peci, përderisa kësaj radhe asnjëri nuk është kandidat.

Ndryshe, në zgjedhjet e 7 qershorit, Guxo është në garë kundër Vjosa Osmanit që e themeloi këtë partie, e cila nuk gjeti vend për t’u rikthyer aty pas përfundimit të mandatit të presidentes, duke vendosur të rikthehet në LDK si bartëse e listës./Veriu.info

“Lista e LVV-së plot me persona të dënuar ose të akuzuar për korrupsion“

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj tha se lista e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit, është e mbushur me persona të dënuar ose të akuzuar për vepra penale të korrupsionit.

Miftaraj, në një shkrim në Facebook, vuri në dyshim vullnetin e Vetëvendosjes për luftimin e korrupsionit.

“Lista e kandidateve te LVV per deputete ishte e mbushur me persona qe jane te denuar per vepra penale dhe te akuzuar per vepra penale te korrupsionit dhe vepra tjera penale”, tha ai.

“Tash paramendo cfare vullneti ka kjo parti me kryer Vettingun ose me miratu Ligjin per Byrone per Konfiskimin e Pasurise se Fituar ne menyre te kunderligjshme. Me konfisku pasurine qe e kane vjedh ne gati shtate vite qe qeversin me vendin”.

Sipas Miftarajt, fushata e opozitës do të duhej të përqendrohej në luftimin e korrupsionit.

“Opozita epiqender e fushates parazgjedhore per keto zgjedhje do te duhej te kishte vettingun, ligjin per Byrone, Strategjine per Parandalimin e Korrupsionit”, tha Miftaraj. “Sa ka pas korrupsion ne vitet e fundit, vetem shikone pasurine e deputeteve, ministrave dhe keshilltareve te LVV.”

Vetëvendosje publikon listën e deputetëve

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën prej 110 kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti do të kryesojë listën e VV-së si i nominuar për kryeministër, kurse pas tij është renditur Glauk Konjufca.

Numrin tre në listë e mbanë Donika Gërvalla, ndërsa në pozitën e katërt ndodhet Avni Dehari.

Ekskluzive | Ky është 60-vjeçari që u gjet pa shenja jete në motel

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në motelin “Berati” në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në një nga hapësirat e motel-it, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se viktima është C.K

Rasti është raportuar më 12 maj 2026 rreth orës 13:00, pasi Policia ka pranuar informacion se në motelin “Berati”, që ndodhet në rrugën e Pejës, një person ishte alivanosur dhe në lokacion tashmë kishte dalë edhe ekipi mjekësor.

Sipas informatave, njësia policore ka arritur menjëherë në vendngjarje, ku nga personeli mjekësor është njoftuar se 60-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Sinjali mëson se mjekët nuk kanë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa dyshimet e para janë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Në vendngjarje kanë dalë njësia e hetimeve dhe forenzika, të cilat kanë kryer ekzaminimin e plotë të lokacionit dhe kanë mbledhur provat fillestare lidhur me rastin.

Po ashtu, janë intervistuar edhe dy dëshmitarët, gruaja që e shoqëronte, D.G., rreth 52-vjeçar dhe një person tjetër, të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre lidhur me rrethanat në të cilat ishte gjetur viktima.

Në vijim të zhvillimeve, njësia e hetimeve ka njoftuar edhe Hetimet Rajonale për Krime të Rënda, të cilat kanë udhëzuar vazhdimin e procedurave hetimore.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit: “Hetim i vdekjes”.

Hetimet do të vazhdojnë deri në sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave të kësaj vdekjeje.