div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vetëvendosje publikon listën e deputetëve

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën prej 110 kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti do të kryesojë listën e VV-së si i nominuar për kryeministër, kurse pas tij është renditur Glauk Konjufca.

Numrin tre në listë e mbanë Donika Gërvalla, ndërsa në pozitën e katërt ndodhet Avni Dehari.

Ekskluzive | Ky është 60-vjeçari që u gjet pa shenja jete në motel

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në motelin “Berati” në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në një nga hapësirat e motel-it, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se viktima është Cenë Kadrija.

Rasti është raportuar më 12 maj 2026 rreth orës 13:00, pasi Policia ka pranuar informacion se në motelin “Berati”, që ndodhet në rrugën e Pejës, një person ishte alivanosur dhe në lokacion tashmë kishte dalë edhe ekipi mjekësor.

Sipas informatave, njësia policore ka arritur menjëherë në vendngjarje, ku nga personeli mjekësor është njoftuar se 60-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Sinjali mëson se mjekët nuk kanë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa dyshimet e para janë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Në vendngjarje kanë dalë njësia e hetimeve dhe forenzika, të cilat kanë kryer ekzaminimin e plotë të lokacionit dhe kanë mbledhur provat fillestare lidhur me rastin.

Po ashtu, janë intervistuar edhe dy dëshmitarët, gruaja që e shoqëronte, D.G., rreth 52-vjeçar dhe një person tjetër, të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre lidhur me rrethanat në të cilat ishte gjetur viktima.

Në vijim të zhvillimeve, njësia e hetimeve ka njoftuar edhe Hetimet Rajonale për Krime të Rënda, të cilat kanë udhëzuar vazhdimin e procedurave hetimore.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit: “Hetim i vdekjes”.

Hetimet do të vazhdojnë deri në sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave të kësaj vdekjeje.