Arrestohen dy mjekë, dyshohet se kërkuan dhe morën para nga qytetarët
Dy mjekë të dyshuar të spitalit në Vushtrri, me iniciale E.S. dhe V.R., janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”.
Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore e Mitrovicës, e cila ndër të tjera njofton se sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari E.S. në tri raste, ndërsa i dyshuari V.R. në pesë raste, kanë kërkuar dhe pranuar para nga qytetarët për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë për të ndaluarit
