‘Vdekje, plumbi’, Vjosa Osmani kërcënohet me jetë nga dy mbështetës të VV-së

Gjuha ofenduese, denigruese dhe linçuese ndaj Presidentes së gjashtë së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka marrë përmasa shqetësuese, duke eskaluar në kërcënime serioze me jetë nga individë që në rrjetet sociale identifikohen si mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti.

Në dy raste të ndara, përmes postimeve publike në Facebook, një mërgimtar që jeton në Gjermani dhe një qytetar nga Mitrovica kanë publikuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese ndaj Osmanit.

Llapjani Imer Abazi, i cili jeton në Shtutgart, ka shpërndarë në llogarinë e tij një fotografi me pankartën ku shkruhet: “Vdekje tradhtarëve, Albini i shqiptarëve”.

Ndërkaq, Beki Sylejmani nga Mitrovica ka publikuar një koment edhe më të rëndë, duke shkruar: “Mas more se ajo qe e shet venin pak esht plumbi per te rnoft Albini me popullin” – kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj ish-presidentes

Ganimete Musliu e vetmja nga PDK që e mori 1 votë në këtë komunë

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë.

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, pas numërimit të mbi 60% të kutive të votimit, ka arritur të mbledh plot 18,596 vota.

Megjithatë, interesante mbetet vota e vetme që ajo ka fituar në Partesh, ndërsa asnjë kandidat tjetër nga PDK nuk ka ‘rrëmbyer’ votë në këtë komunë.

 

Jusuf Azemi u drejtohet Kurtit e Muratit: Kur do të shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat?

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, u është drejtuar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lidhur me shtesën prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat.

Azemi ka kërkuar sqarime se kur pritet të bëhet shpërndarja e këtyre mjeteve.

“Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, pas miratimit të pakos për përballje me inflacionin 2.0 nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është duke pranuar vazhdimisht pyetje dhe kërkesa për sqarim nga punëtorët lidhur me kohën e realizimit të pagesës prej 100 eurosh të paraparë me këtë pako, andaj ju kërkojmë sqarime zyrtare se kur pritet të bëhet shpërndarja e kësaj mbështetjeje financiare për përfituesit e kësaj mase”, thuhet në shkresë.

 

Prokuroria Speciale pezullon hetimet ndaj Milan Radojçiq: I paarritshëm për organet e ndjekjes

Prokuroria Speciale ka pezulluar hetimet ndaj kryeterroristit Milan Radojçiq, lidhur me barrikadat e vendosura në veri të vendit më 2022, shkruan Reporteri.net.

arsyetimin e Prokurorisë thuhet se hetimet janë pezulluar meqë “deri më tani janë të paarritshëm për organet e ndjekjes”.

Përveç Radojçiqit, hetimet janë pezulluar edhe ndaj dhjetë të tjerëve, teksa për gjashtë është ngritur aktakuzë për vepra kundër rendit kushtetues.

“Ndaj të pandehurve M.R., A.S., A.F., A.J., R.S., S.A., D.V., S.P., V.R., M.R., dhe M.R., janë pezulluar hetimet, pasi ata deri më tani janë të paarritshëm për organet e ndjekjes”, thuhet në njoftim.

Aktakuzë ndërkohë është ngritur ndaj D.M, D.D, M.R, N.I, N.O dhe S.V, të cilët akuzohen se nga 10.12.2022 deri më 29.12.2022, në komunat veriore të Republikës së Kosovës, duke vepruar në bashkëkryerje dhe përmes përdorimit të forcës dhe dhunës, kanë penguar institucionet e Republikës së Kosovës në vendosjen e rendit kushtetues, ushtrimin e autoritetit shtetëror dhe kryerjen e detyrave zyrtare në këto komuna.

Sipas aktakuzës, ata kanë bllokuar rrugët kryesore me mjete të rënda, përfshirë kamion të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera.

Nga “ekipi” i Vjosës vetëm një deputete e ka të sigurt ulësen deri tashti në kuvend

Me 55.24 për qind të votave të numëruara nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), rezultatet preliminare tregojnë se nga ekipi i kandidatëve te të Vjosa Osmanin në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), vetëm Albena Reshitaj aktualisht e ka të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sipas të dhënave të deritanishme, Vjosa Osmani, e cila kryeson listën e LDK-së, ka grumbulluar 42 mijë e 533 vota, duke u renditur ndër kandidatët më të votuar të subjektit.

Ndërkaq, Albena Reshitaj po vazhdon të mbajë një pozicion që aktualisht i siguron mandat deputeti, me 8 mijë e 854 vota të fituara deri në këtë fazë të numërimit.

Nga ana tjetër, kandidatja Jeta Statovci renditet e 20-a në listën e kandidatëve më të votuar të LDK-së, me 6 mijë e 856 vota. Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse ky rezultat do të lëviz për të siguruar votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse në kuvend.

Bazuar në rezultatet aktuale, pjesa më e madhe e kandidatëve që konsiderohen pjesë e ekipit politik të Vjosa Osmanit mbeten jashtë.

Ermira Bytyçi publikon bilancin e fushatës: Mijëra kilometra, disa gjoba dhe një aksident të vogël

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Ermira Bytyçi, ka ndarë me ndjekësit një bilanc të fushatës zgjedhore, të cilin e ka shoqëruar me fotografi të gjobave të trafikut dhe dëmtimeve në veturën e saj.

Bytyçi ka bërë të ditur se gjatë fushatës ka përshkuar mijëra kilometra dhe ka zhvilluar takime të shumta me qytetarë, duke e cilësuar këtë periudhë si një përvojë të mbushur me njerëz të mirë dhe angazhim të vazhdueshëm.

Megjithatë, ajo ka treguar me humor se fushata i ka sjellë edhe disa telashe, përfshirë disa gjoba në trafik dhe një përplasje me veturë.

“Ja sa ia pashë hajrin fushatës. Po mirë që votat s’po m’i dënojnë”, ka shkruar Bytyçi në publikimin e saj, duke e përcjellë mesazhin me nota humori.

Diaspora mund të jetë vendimtare, parashikohet rritje të VV-së në Kuvend

Analisti politik Blerim Vela ka thënë se votat e diasporës mund ta çojnë Lëvizjen Vetëvendosje deri në 53 deputetë, nga 48 sa projektohet t’i ketë aktualisht sipas numërimit të votave brenda vendit.

Vela, ish-shef i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, tha të martën në një intervistë në Interaktiv të KTV-së se votat e diasporës mund të ndryshojë deri në pesë mandate.

“Në qoftë se e ndjek trendin e votës së diasporës, Lëvizja Vetëvendosje kishte rreth 80% të atyre votave në zgjedhjet e fundit. Tash, nëse ndiqet ky trend, mund të ketë ndryshim deri në pesë deputetë. Nga 48 sa është tani Lëvizja Vetëvendosje, mund të arrijë deri në 53”, shpejgoi Vela.

Sipas tij, trendi i zgjedhjeve të 28 dhjetorit e favorizon Lëvizjen Vetëvendosje, por jo trendi i zgjedhjeve të shkurtit të vitit të kaluar

“Megjithatë, duhet pasur parasysh se në zgjedhjet e shkurtit të vitit të kaluar ka pasur një performancë më të mirë LDK-ja, sidomos nga klikot që vijnë nga Gjermania. Zarfat që vijnë nga diaspora, momentalisht janë 50 mijë vetëm nga Gjermania”, tha Vela.

“Pritja ime është që ndarja të jetë diku mes 60-40 për VV-në ose diku mes 80-20”, zbuloi Vela pritjet e tij.

Gjithsesi, sipas analistit, pjesëmarrja më e lartë e diasporës duhet të pritet të shihet nëse është mobilizim i Lëvizjes Vetëvendosje apo edhe i LDK-së.

Mjeku i Thaçit befason me numrin e votave, lë pas figura të rëndësishme të PDK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 58.09% nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Nga 2,498 vendvotime sa janë në total janë procesuar votat në 1,451 prej tyre.

Në këto zgjedhje kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ishte edhe Adriatik Berisha, i njohur ndryshe edhe si “Mjeku i Hashim Thaçit”.

Deri tani, kur janë procesuar 58.09% të votave, Berisha ka arritur të marrë 10 mijë e 190 vota.

Numërohen 55% të votave, kjo është 10-shja më e votuar e AAK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat duke procesuar 55.16% të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ky numërim përfshin 1,378 nga 2,498 vendvotime në të gjithë vendin.

Në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari i saj dhe bartësi i listës, Ardian Gjini, aktualisht pozicionohet i pari duke marrë 21,843 vota. Pas tij renditet Ramush Haradinaj, i cili ka siguruar 19,587 vota, ndërsa vendi i tretë i takon Daut Haradinajt me 14,947 vota.

Pesëshen e parë më të votuar brenda këtij subjekti politik e përmbyllin Besnik Tahiri me 13,062 vota dhe Bekë Berisha me 10,623 vota.

Më poshtë janë të dhënat e plota për 10 kandidatët më të votuar të AAK-së deri në këtë fazë të numërimit:

Ardian Gjini – 21,843 vota

Ramush Haradinaj – 19,587 vota

Daut Haradinaj – 14,947 vota

Besnik Tahiri – 13,062 vota

Bekë Berisha – 10,623 vota

Burim Ramadani – 9,744 vota

Time Kadrijaj – 9,319 vota

Agim Çeku – 8,347 vota

Arbër Tolaj – 7,715 vota

Albana Bytyqi – 5,434 vota

Haradinaj president?, Gjini tregon kushtin e Aleancës për bashkëqeverisje

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, njëherësh kandidat për kryeministër, mbrëmë pos procesit të konstituimit të Kuvendit foli edhe për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Ai tha se partitë ish-opozitare duhet të tentojnë që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, të mos e bllokoj më shtetin.

“Unë besoj që duhet me tentu mos me lënë rrugë që partia që ka qenë në pushtet deri tash me e blloku shtetin”, tha Gjini në Klan Kosova.

Pos tjerash, Gjini tha se ka rrugë që çojnë në zgjedhjen e presidentit, megjithatë sipas tij, brenda LVV-së mund të mos ketë guxim të mjaftueshëm për ta bërë këtë zgjidhje.

“Ka mundësi politike, nëse me të vërtetë duam, me arrit deri te qeveria e opozitës, pa e çu vendin në zgjedhe edhe një herë”, tha kreu i Aleancës.

Sa i përket emrit të Ramush Haradinajt si president, Gjini tha se ky nuk është kusht i Aleancës.