“Arsimtar nga Dragashi”/ Ky është i dyshuari i cili dyshohet se spiunonte për BIA-n

Fehim Sali është arrestuar nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, në një operacion të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

Fehim Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të  Inteligjencës (BIA) dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zelimir Matoviq, shkruan RTK-ja.

Ai punon si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit dhe më herët ka qenë i angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë zyrës së presidentes.

Po ashtu, dyshohet se merret me ndërmjetësimin për prona dhe dokumente serbe, ndërsa dyshohet se është angazhuar në grumbullimin e votave për mbështetësit e Aleksandar Vuçiqit.

Behrami-Kurtit: Nuk ke kah ik vogëlush, uzurpator e okupues i institucioneve

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë dalë që nga ora 07:30 para objektit të Qeverisë, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Në mesin e deputetëve të PDK-së që ndodhej aty ishte edhe Artan Behrami, i cili përmes një postimi ka kritikuar zhvillimet e fundit dhe ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për, siç është shprehur ai, përpjekje për të hyrë në mënyrë klandestine në zyrat e Kryeministrisë.

“E paska qit sahatin në 05:00 me hy në mënyrë klandestine në zyrat e Kryeministrisë. Taman si uzurpator, taman si okupues të institucioneve”, ka shkruar Behrami, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka vazhduar me akuza të ashpra ndaj Kurtit, duke paralajmëruar përballje politike dhe ligjore.

“E paska qit sahatin në 05:00 me hy në mënyrë klandestine në zyrat e Kryeministrisë. Taman si uzurpator, taman si okupues të institucioneve. Nuk ke kah ik, voglush. Herët a vonë ke me u ballafaqu me neve dhe popullin. Por, fundin tënd politik do ta kesh në burg për krimet që ia ke bërë këtij vendi”.

PDK ka bërë të ditur se do të rikthehet në Kuvend dhe do të kërkojë zyrtarisht thirrjen e seancës konstituive.

Lushtaku nga Qeveria: Ora është 8:16 dhe me gjasë kryeministri paska pi mbrëmë dhe nuk qenka zgjuar për të ardhur në punë

Deputetët e PDK-së kanë bllokuar hyrjen e Qeverisë së Kosovës që herët në mëngjes e krejt kjo si në shenjë proteste ndaj situatës së krijuar në Kuvend.

Deputeti Mërgim Lushtaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se “Ora është 8:16 dhe me gjasë kryeministri paska pirë mbrëmë dhe nuk qenka zgjuar për të ardhur në punë. Ku je, kryeministër? REPUBLIKË – KUSHTETUTË”, ka shkruar Lushtaku.

Gjithashtu Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar një sërë veprimesh, për shkak të asaj që kjo parti e konsideron shkelje të Kushtetutës nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjës Vetëvendosje.

Deliu-Kodra: Kosova po rrezikon të shkojë në anarki, PDK-ja nuk do të rrijë duarkryq

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar zhvillimet e fundit në Kuvend, duke thënë se shumica parlamentare po përpiqet ta paraqesë situatën si normale, pavarësisht, sipas saj, shkeljeve të rendit kushtetues.

Deliu-Kodra ka deklaruar se Kosova po rrezikon të shkojë drejt anarkisë për shkak të, siç e ka quajtur ajo, “përmbysjes së rendit kushtetues”, duke përmendur edhe shkeljen e një vendimi përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Kemi një kastë politike e cila me vetëdije merr vendime që bien ndesh me rendin kushtetues të Republikës. PDK-ja s’do të rrijë duarkryq, do të bëjmë përpjekje me të gjitha forcat, qoftë me veprime brenda Kuvendit, sepse ai është vendi i deputetëve”, ka deklaruar Deliu-Kodra në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Ajo ka kritikuar shumicën parlamentare, duke thënë se nuk po qeveris, por po bllokon edhe jetën politike të opozitës.

“Me të gjitha format demokratike, me të gjitha rrugët e mundshme, do të jemi kudo për ta penguar këtë përpjekje të delegjitimim të institucioneve”, është shprehur ajo.

Ndër të tjera, deputetja e PDK-së ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjen Vetëvendosje se nuk e njohin Kushtetutën./Klankosova.tv

Të premten varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët që humbën jetën rrugës për në Gjermani

Ditë më parë tre mërgimtarë humbën jetën në një aksident tragjik teksa po ktheheshin nga Kosova drejt Gjermanisë.

Viktimat, Tahir Tahiri, Gentian Tahiri dhe Laurent Aliu do të varrosen të premten, më 14 gusht.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 17:00, në lagjen Nuhaj, në fshatin Komogllavë të Ferizajt.

Familjarë, të afërm dhe qytetarë pritet t’u japin lamtumirën e fundit tre viktimave të tragjedisë