4.9 C
Pristina
E diel, 24 Nëntor, 2024

Projektligji i rrezikshëm ndaj Kosovës, analisti Raci apelon të sanksionohet qeveria serbe!

Qeveria e Serbisë ka miratuar Projektligjin për organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

Miratimi i këtij ligji ishte paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në mesin e shtatorit, duke thënë se prokuroria speciale dhe trupi gjykues special “do të ndjekin penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullatës serbe” në Kosovë.

Lidhur me këtë, ka reaguar analisti Gazmir Raci. Sipas tij, Serbia duhet të anulojë projektligjet për Kosovën, pasi ato shkelin Marrëveshjet e Brukselit dhe Planin Franko-Gjerman, duke penguar integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

“Ajo meriton sanksione të ashpra për të kuptuar pasojat”, është shprehur ai.

Ndryshe, Qeveria e Serbisë më 28 tetor, zgjidhjet e propozuara ligjore parashikojnë që juridiksionin në lëndët penale në shkallë të parë ta kenë Prokuroria e Lartë Publike dhe Gjykata e Lartë në Beograd, ndërsa për procedurën në shkallën e dytë publiku i Apelit. Prokuroria dhe Gjykata e Apelit në Beograd.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) është pajtuar me qëndrimin e Bashkimit Evropian se projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë shkel detyrimet e dialogut Kosovë- Serbi.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, në një postim në rrjetin social “X”, transmeton Telegrafi.

“Ne pajtohemi me BE-në se projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë shkel detyrimet e dialogut. Kosova dhe Serbia secila duhet të zbatojnë marrëveshjen e vitit 2023 duke përfshirë ASM-në dhe zgjidhjet e dialogut për të gjithë qytetarët, përfshirë serbët në Kosovë”, ka pohuar ai.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here