Duda Balje: Nuk do ta votojmë kandidatin e VV-së për kryetar të Kuvendit

Deputetja Duda Balje ka deklaruar se nuk do ta mbështesë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Para nisjes së seancës konstituive, Balje tha se vota e saj do të jetë kundër propozimit të VV-së për kryeparlamentar.

Ajo shtoi se, sa i përket zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Kosovës, ende nuk janë zhvilluar bisedime.

“Nuk e votojmë propozimin e VV-së për kryeparlamentar. Për presidentin nuk kemi biseduar ende, deklaroi Balje.

Deklarata e saj vjen para vazhdimit të seancës konstituive, ku pritet të tentohet sërish zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *