Lajm i mirë për tregun e naftës: Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Hormuzin

Irani ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Omanin për një korridor që do të lejojë kalimin e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme në botë për transportin e naftës.

Sipas Ministrisë së Jashtme iraniane, të dyja palët kanë rënë dakord për koordinatat e korridorit, ndërsa deklarata e përbashkët është në fazën përfundimtare të hartimit, raporton Euronews, transmeton Sinjali.

Megjithatë, autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se lundrimi nuk mund të garantohet plotësisht për të gjitha anijet, duke fajësuar bllokadën detare amerikane dhe veprime të tjera që, sipas Teheranit, rrezikojnë sigurinë në rajon.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, pasi përmes saj kalon rreth një e katërta e tregtisë globale të naftës që transportohet me anije. Ajo u mbyll praktikisht nga Irani pas sulmeve amerikane dhe izraelite në fund të shkurtit, duke shkaktuar luhatje të forta në tregjet e energjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *