Kaq vite ka mbushur sot Dani
Një nga emrat më të mnjohur të muzikës shqiptare, Ramadan Krasniqi – Dani, feston sot 68-vjetorin e lindjes.
I lindur më 5 gusht 1958 në Pejë, Dani mbetet një prej artistëve më të dashur dhe më të respektuar në trojet shqiptare. Me mbi pesë dekada karrierë të pandërprerë, ai ka ndërtuar një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, duke realizuar më shumë se 45 albume dhe dhjetëra hite që vazhdojnë të këndohen nga breza të tërë.
Edhe në moshën 68-vjeçare, Dani vazhdon të jetë plot energji dhe i pandalshëm në skenë.
Sezoni veror e gjen të angazhuar në dasma, ahengje dhe mbrëmje festive, ku zëri i tij vazhdon të mbetet zgjedhja e parë për mijëra adhurues
